Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Shfaqen gati një herë në vit, shumicën e akteve të tyre i kanë bërë në përplasje me personazhe apo dhe me vetë institucione shtetërore. Kanë sulmuar me vezë kryeministrin apo kanë derdhur salcë në kokën e ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Aq vlerë kishin sa dy vite m? parë studentët i dëbuan nga protesta e tyre.
Këta janë disa nga ata neokomunistët, të cilët duke abuzuar me lirinë e jetës dhe duke përdorur disa teori bolshevike-staliniste, apo të trashëguara nga diktatura, rrëmbëjnë idetë, i keqpërdorin, dhe më pas dalin në opinion a thua se luftojnë për liritë dhe të drejtat e njeriut.
Në fakt janë një farë noekomunistësh që nuk i duhen askujt. Megjithëse përpiqen të mbajnë simbolet apo individë të ndryshëm të komunizmit dje, si Qemal Stafa e të tjerë, në fakt këta janë një llum noemarksistësh që gjoja në emër të proletariatit, me teoritë e tyre komuniste krijojnë vetëm anarki dhe i vërsulen biznesit me teoritë e tyre bolshevike.
U bë kaq kohë, krijojnë anarki, bëjnë shantazhe, ushtrojnë dhe dhunë dhe askush deri tani nuk ka mbajtur përgjegjësi.
Dhe kjo ka ndodhur sepse të gjithë janë treguar liberalë. Të gjithë i kanë toleruar, i kanë lënë mënjeanë duke i nënvleftësuar. Duke i pështyrë dhe duke iu thënë ?Pty farë e keqe?. Duke mos i konsideruar.
Në fakt shoqëria bën që nuk i konsideron të tillë horra e kllouna qesharakë të pa fe dhe të pa vlerë, por përgjigjen shteti duhet tua japë zyrtarisht.
?Ndalu bek se ka hendek?, thotë populli.
Ata mund të jenë një organizatë politike dhe të regjistrohen si parti e të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Por, kjo jo kundër ligjit. Në rast se je kundër ligjit dhe je i jashtëligjshëm mban përgjegjësi.
Së pari, nga një pedagog i cili paguhet nga taksat e shqiptarëve. Shkon në një universitet, jep leksione dhe aty rekruton studentët e tij në organizata politike.
Në fakt, kjo është e ndaluar me ligj. Nuk paguajnë shqiptarët taksa dhe nuk i çojnë fëmijët në shkolla që t?i marrin dhe ti rekrutojnë si neomarksistë, tju bëjnë lavazh truri dhe pas lavazhit ti hedhin në sulme dhe aksione antiligjore, antikushtetuese, deri në dhunim të pronës private.
E duke iu kthyer aksionit të fundit, këta të rinj me plot gojën anarkistë, kanë shkuar deri tek një biznes privat, duke hyrë brenda, duke krijuar zhurmë e kaos, më pas janë ndaluar nga rojet e sigurisë.
Një prej rojeve është i dëmtuar dhe i dhunuar. Më pas janë shoqëruar në polici. Më pas disa janë liruar dhe disa të tjerë pritet të dalin para gjykatës.
Në çdo vend të Eruopës, kudo që të ndodhte, personat jo vetëm do të shoqëroheshin, por dhe do të mbanin përgjegjësi penale dhe administrative. Se në SHBA ndoshta mund të ndodhte që rojet private t?i fusnin kokrrën e plumbit atje kur hynë, sepse kanë dëmtuar një biznes. Pronaprivate ështe e shënjte. Pikë
Një biznes që nuk është i vetëm, por është një qendër tregtare ku janë qindra e qindra aktivitete të tjera, të cilat paguajnë taksa e tatime që të mbahet në këmbë ky shtet sulmohet nga neo marksistët.
E me këto taksa e tatime, paguhen ata profesorë që rekrutojnë disa horra rrugësh që të dëmtojnë biznesin.
Ata mund të bëjnë çdo lloj aktiviteti. Ata mund të bëjnë gjithçka. Kanë të drejtën e tyre. Por, jo të shkojnë dhe të dëmtojnë biznese apo të dhunojnë dhe të kafshojnë njerëz apo të godasin.
Këtu është tejkalim i ligjit dhe shteti duhet të ndërhyjë.
Përtej asaj që ka ndodhur në një biznes privat, përgjigja që duhet të japë shteti duhet të jetë e fortë dhe e menjëhershme. Nuk duhet të ketë asnjë tolerancë ndaj tyre.
Sepse këtu nëse do të tolerojmë disa neokomunistë të ?rrjedhur?, atëherë çfarë mund t?iu bëjmë antikomunistëve që mund t?iu vërsulen atyre. Se nuk janë të paktë.
Çfarë mund t?iu themi familjeve të të ish-përsekutuarve dhe ish-pronarëve, të cilëve në të njëjtën fortë siç vepruan këta sot, shkuan e iu dhunuan pronat 70 vite më parë dhe sot ende nuk i kanë marrë dot t?i trashëgojnë apo t?i gëzojnë.
Por, dalin bij-të e diktaturës me soj e sorollop dhe tregojnë simbolet e djeshme dhunojnë biznesin dhe na kthejnë simbolet e krimit.
Në fakt, lufta nacionalçlirimtare ka pasur edhe disa partizanë trima apo burra me ideale. Kurse fara e këtyre sot nuk janë as trima, as kanë bindje dhe ideale. Janë thjeshtë mercenarë që kërkojnë të gjejnë tregun e radhës për t?u përplasur. Janë njerëz që kërkojnë sherr.
Përtej akuzave të tilla që shpesh përdorin substanca dhe i gjen nëpër vila e meselera të tjera që së shpejti do t?i themi me fakte e foto shumë thelbësore. Por, le të kthehemi tek ajo që ata përdorin si tezë, akuzë apo çështje të tyre.
Një sindikatë në Bulqizë.
Pse sot filloi problemi i Bulqizës?
Pse një biznes i vetëm është në Bulqizë?
Çfarë pune ka Qorri dhe anarkistet e tij nga Bulqiza ne Tiranë me sulme e propagandë?
Atëherë, në Bulqizë ka nga 40 deri 100 biznese të tjera që zhvillojnë aktivitetin.
Qorri shkon vetëm në një biznes të caktuar dhe me një qëllim të caktuar.
Dhe tjetra, në rast se ka një grup punëtorësh apo disa individë që duan të ngrenë një sindikatë dhe shkojnë e kanë debate apo kundërshtime me investitorët, çështja nuk zgjidhet duke shkuar disa anarkistë të rinj komunistë nga Tirana, duke u përpjekur të dhunojnë e shkatërrojnë biznesin.
Por, ka institucione. Dhe në qoftë se qeveria është i kapur ka gjykata. Ka Strasburg. Ka çështje në organizma te tjera të të drejtave të njeriut. Ka organizata të tjera që veprojnë.
Nuk mundet kurrë në asnjë vend të Europës dhe në asnjë vend të botës kaoitalisteqë ta kthesh në anarki, dhunë dhe shkatërrim ndaj biznesit se do ti te bëhesh faktor e nesër deputet.
E siç e thamë më lart që mbajnë përgjegjësi penale dhe administrative, kudo në Europë do të ishin pas prangave për një kohë të gjatë. E në qoftë se do ta kishin përsëritur, edhe më gjatë akoma. E në fund do të kishin edhe një kosto administrative.
Pra, ka një tolerancë ndaj tyre mesa duket nga biznesi. Nuk është i rëndësishëm emri i biznesit dhe as aktiviteti i tij. Por, toleranca që po i bën. Sepse një kallëzim administrativ për dëmin e shkaktuar për prishjen e imazhit në opinionin publik, për materialet propagandistike, të hedhura nga njerëz të identifikuar, ata do të ngeleshin në borxh për tërë jetën. Do të mbeteshin pa bukë. Do të humbnin çdo pasuri, jo vetëm të tyren, por edhe të familjarëve të trashëguar. Do ishin tamam komuniste pastaj.
Sepse nuk mund të shkosh dhe të bësh aktivitet qoftë dhe politik, duke dhunuar biznesin, punën, djersën dhe gjakun e dikujt tjetër.
Ky është thelbi i problemit. Ata nuk duhen toleruar në këtë rast dhe administrativisht. Përtej përgjegjësisë penale, i arreston apo jo policia kjo është diçka tjetër.
Ata duhet të marrin përgjegjësi administrative për çdo dëm imazhi të shkaktuar, për çdo dëm ndaj biznesit, duhet ta marrin përgjigjen sot dhe sa më parë. Sepse nëse do lihen do vazhdojnë me të tjerë e me të tjerë e kështu do të rriten duke përfituar nga abuzivizmi. Duke përfituar nga toleranca e ligjit dhe njerzve.
Atëherë është koha për tiu thënë ndal. Është koha të marrin përgjegjësi personale administrative për dëmin e shkaktuar ndaj biznesit, për imazhin e prishur, për kostot financiare të shkaktuara.
Ata mund të mos kenë para, mund të mos kenë pasuri. Por, do ngelen tërë jetën në borxh. Do ngelen në një qoshe dhe si një peng i pavlerë që nuk e mposhtin dot kapitalizmin me anarki. Kjo farë në fakt nuk përfaqëson asnjë vlerë dhe asnjë ideal, por janë një tufë anarkistësh që sot janë ngritur pas 70 vitesh si etërit e tyre duke dhunuar, grabitur, shkatërruar dhe dëmtuar në mënyrë të qëllimshme biznesin, për interesat e tyre krejtësisht personale dhe aspak morale dhe ligjore./ CNA.al
Skandale në fakultete, gjoba dhe orgji/ Krimet e ?Qorrave? dhe palaçove nga skutat e errëta
Foto/ Neokomunistët dhunojnë punonjësit e sigurisë
Një sindikatë për Arlindin dhe qorrat e tij
Pse i ?përvëloi? denoncimi në CNA/ Çfarë e tremb Arlind Qorrin dhe të tijët
Arlind Qorri presion gjykatave dhe Prokurorisë për lirimin e ?anarkistëve? të tij
Po bëhen rreth 7 vite që Lulzim Basha ndodhet në krye të opo...
Ish deputeti socialist Eduart Ndocaj ka folur me tonë të ash...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka reaguar pa...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas publikimit t...
Mesazhe dhe akuza shumë të forta ka hedhur mbrëmjen e sotme ...
Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Ram...
Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pa...
“Jugosllavia e Re me emrin maskë Minishengeni ka si qëllim v...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, paradite...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka he...
Nënkryetari i partisë Demokratike, Edmond Spaho ishte sot në...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, pasi...
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ka ...
Ish-kreu i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të...
Avokati Altin Goxhaj ka hedhur sot akuza të forta në drejtim...
Juristi i njohur Çlirim Gjata, i cili njëkohësisht është edh...
Partia Lëvizja e Legalitetit, ka përshëndetur miratimin e li...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu mori pjesë ...
Avokati Altin Goxhaj shkruan se një ndër rreziqet kombëtare ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...