web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërndante drogë në Itali/ Arrestohet 30-vjeçari shqiptar

14 Dhjetor 2019, 16:18, Kronika CNA

Një shqiptar ka rënë mbrëmjen e djeshme në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim droge.

?La Rampa? raporton se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Angjelo Veshi. I riu u kap në banesën e tij në rrethin Teano Versano, pas një hetimi nga Agjentët e Komisariatit të Sessa Aurunca.

Veshit iu gjet 30gr kokainë e pastër, e ndarë në doza, të mbajtura në zarfe celofani të mbyllura në nxehtësi, gati për t?u shitur në treg të zi.

Gjithashtu 30-vjeçarit iu sekuestruan edhe 1.500 ?, të cilat dyshohet e shqiptari i ka përfituar përmes veprimtarisë kriminale.

Shqiptari ndodhet në paraburgim, në pritje të vendimit të gjykatës së Santa Maria./ CNA.al





Lajmet e fundit nga