web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherr në një lokal në Korçë/ Plagoset me sende të forta në kokë një person

11 Dhjetor 2019, 21:54, Kronika CNA

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një sherri në një lokal në qytetin e Korçës.

Mësohet se një i ri është goditur me sende të forta e për pasojë ka përfunduar në spotal.
I plagosuri në gjendje të dehur është transportuar me urgjence në spital, pasi ka marrë plagë të renda në kokë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave të përfshirë në ngjarje dhe shkaqet e plagosjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al





Lajmet e fundit nga