web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot afati i fundit për kreun e SPAK/ Zbulohet kandidatura e parë

10 Dhjetor 2019, 09:46, Kronika CNA

Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK duhet të paraqesin kërkesën.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e parë për kreun e SPAK, është Arben Kraja, i cili ka shprehur interes për këtë pozicion.

Sipas KLP-së, kërkesa është shoqëruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme, si institucion funksional dhe efektiv.

Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, të cilët ashtu siç ndodhi edhe me Prokurorin e Përgjithshëm do t?i nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin platformën e tyre.

Pas marrjes së detyrës, kreu i SPAK do të zgjedhë drejtuesin e Byrosë Kombëtare të hetimit, strukturë kjo që do të funksionojë njëkohësisht me SPAK.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion do të nisë detyrën pas zgjedhjes së kryetarit duke marrë në dorëzim rreth 300 dosje nga Krimet e Rënda.





Lajmet e fundit nga