Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit me magnitutë 6,4 të shkallër Rihter, nuk la fatkeqësisht nga pas vetëm viktima të plagosur dhe shkatërrime të shumta në shtëpi dhe materiale, por edhe një frikë, që te disa njerëz po intesifikohet në një ankth për atë që mund të ndodhë më pas. Kjo gjendje emocionale është e nxitur edhe për shkak të lëkundjeve të shumta pas tërmetit kryesor, që sipas shkëncëtarëve sizmiologë është diçka normale, pasi kështu nëntoka do të qetësohet nga energjitë e akumuluara.
Frika në vetvete është një reagim i fuqishëm emocional që na alarmon dhe na nxit për të vepruar shpejt përballë një rreziku që na kanoset, ndaj një personi, kafshe, objekti, ose fenomeni; real ose imagjinar. Kur frika është e motivuar nga gjëra konkrete, ajo është e mirë sepse na nxit t?i shmangemi rrezikut, ose të reagojmë kundër asaj që na kërcënon, por kur frika është pjellë e fantazisë, ose e hiperbolizimit pa kriter, është e gabuar, madje e dëmshme jo vetëm për gjëndjen e rënduar emocionale, por dëmton shëndetin mendor dhe fizik. Kjo ndodh sepse në të tilla raste frika e pakontrolluar kthehet në ankth, ankth i cili buron nga thellësia e qenies sonë të tmerruar, e cila paryfytyron gjëra dhe situata që nuk mund t?i përballojë forca jonë fizike dhe psikologjike, duke na mbyllur kështu në një kolaps psikologjik dhe fizik.
Frika, kur ajo përballohet me një intesitet të lartë, përjetohet dhe me reagime të jashtme dhe siptoma, siç janë: rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi), vështirësi në frymëmarrje, mpirje e trupit, djersitje, hipertermi, ose hipotermi (të nxehtë, ose të ftohtë), dridhje, etj dhe mbas atakut të parë të frikës pasojat mund të jenë si me ulje tensioni, gjendje të fikti, mpirje ose kontraktim muskular.
Që nga lashtësia, njerëzit e urtë janë përpjekur të shpjegojnë frikën dhe ta kontrollojnë atë. Filozofi i antikitetit grek, Platon (shek. V pr K), e ka përkufizuar kështu frikën: ?Frika është një lloj trishtimi, ose një formë turbullimi që shkakton koncepti i një fatkeqësie, ose i një shkatërrimi të ardhshëm?, ndërsa Aristoteli (shek. IV pr K) e konsideron frikën njerëzore ?një formë të ligë nga mungesa e virtytit të guximit (burrërisë)?. Sipas tij ?burrëria, është një e mesme e artë mes frikacakut (burracakut) dhe krenarit (burravecit). Si burracaku dhe burraveci janë dy kategori që ndodhen brenda mashtrimit, sepse frikacaku konsideron të frikshme ato që s?janë, ndërsa burraveci injoron të frikshmet, ose nga padija, ose nga guximi i shfrenuar.
Aristoteli thekson akoma se: ? ai që nuk frikësohet nga Perëndia, nuk quhet me burravec, por maniak (anormal)?. Kjo fjalë e Aristotelit përputhet me atë që thotë dhe Shkrimi i Shenjtë shumë shekuj para tij nga mbreti profet Davidi ( shek X pr K); ?Tha i marri në zemrën e vetë; nuk ka Perëndi? (Psalmi 52).
Euripidi (shek. IV-III pr K) thoshte: ?Arsyeja lufton me frikën dhe gjithmonë fiton arsyeja?. Përsëri përpara Euripidit, një tjetër njeri i urtë, mbreti Solomon (shek. IX pr K), thoshte: ?Frika e Perëndisë, është fillimi i urtësisë? (Fjalët e Urta 9:10).
Sipas theologjisë së krishterë frika e Perëndisë nuk është një mankth, llahtar, ose shtypje e personalitetit njerëzor përpara Perëndisë së Gjithëpushtetshëm, por është një dituri/urtësi që zbret prej së larti nga vet Perëndia dhe e vendos njeriun në pozicionin e tij të favorshëm përpara Krijuesit dhe krijesës, në adhurim, nderim, devocion dhe siguri nga besimi në forcën madhore e kudondodhur (omniprezenca) të Zotit, i Cili kujdeset për jetën e çdo gjallese sa do e vogël qoftë në rendin e krijimit, aq më shumë ndaj njeriut të krijuar sipas ikonës së Perëndisë. Njeriu besimtar e di se asgjë në jetën e tij nuk është produkt i rastësisë, as edhe vdekja, por lejohet nga providenca (pëkujdesja) e përsosur e Zotit, i Cili është: ?i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe besnikëri, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet edhe mëkatin, por nuk lë pa ndëshkuar fajtorin? (Eksodi 34:6-7).
Frika e Perëndisë është një bindje dhe nënshtrim i plotë ndaj vullnetit të pagabueshëm hyjnor dhe porosive të shenjta. Këto porosi i janë dhënë çdo njeriu si një ligj Hyjnor edhe natyror i shkruar edhe në zemrën e tij. Ato na flasin në marrëdhënie si me Perëndisë: ?Unë jam Zoti Perëndia yt; përveç meje mos adhuro asnjë perëndi tjetër: Mos bëj asnjë idhull: Mos e përdor emrin tim për qëllime të këqija: Respekto ditën për adhurimin tim? (Eksodi 20:2-11), ashtu edhe në marrëdhënie me bashkënjeriut: ?Ndero babanë dhe nënën tënde: Mos bëj vrasje: Mos bëj tradhëti bashkëshortore: Mos vidh: Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd: Mos lakmo? (Eksodi 20:12-17).
Kur njerëzit, familja dhe popujt, mbështeten në këtë frikë Perëndie, pra në bindjen ndaj porosive hyjnore, ajo bëhet një bazament i fortë, ku mbi të njerëzit ngrenë qytetërimin e tyre, që nuk prishet lehtë dhe mbetet si trashëgimi ndër shekuj.
Filozofi danez Siren Kikergor (1813-1855 ps K) thoshte; ?se përvoja fetare nuk e largon frikën ekzistenciale, por i jep asaj një fytyrë mistike dhe e transformon atë në jetë asketike (për gjëra të nevojshme). Përballë Perëndisë të gjitha krijesat mbushen me një pritshmëri dhe frikë të madhe njëkohësisht?.
Kjo është ?Një frikë e shëndetshme që duhet të ishte kujdestare e përshtatshme për qytetarët? thotë shën Agustini (354-430 ps K).
Kjo frikë e Perëndisë do të largonte nga brenda nesh çdo lloj frike të keqe, edhe frikën e tërmetit, i cili nuk është i fundit dhe i vetmi nga fatkeqsitë natyrore, që shkatërrojnë jetë dhe qytetërime, që nuk janë themelosur mbi frikën e Perëndisë.
Miron Çako; Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës KOASH.
Profesorja e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo është p...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar ...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se banorët...
Inxhinieri Arben Meçe, tregoi në emisionin “Historia Ime” në...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Modelja me famë botërore Angela Martini është pritur nga kry...
Godina nr.15 në Qytetin Studenti është shpallur e pabanueshm...
Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri inxhinieren ...
Qeni i quajtur “Brandi” është heroi me katër putra i cili zb...
Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka lënë në qiell të hapur q...
Duke parë një situatë tepër të rrënduar ditët e fundit në li...
Do tundoheni shume nga dikush tjetër sot dhe mundet ta tradh...
Ish deputetja e PD, Grida Duma, shprehet se pas pasojave të ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar qytetarit dix...
Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka rrë...
Sociologu Gëzim Tushi thotë se tërmeti i 26 nëntorit është n...
Inxhinieri Igli Kondi thotë se vendimi për të shembur ndërte...
Kanali shtetëror grek “ERT” ka organizuar një maratonë telev...
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka dhënë njoftim li...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...