Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të një prej figurave të njohura antikomuniste në vend, ish-burgosur dhe i përndjekur politik Reshat Kripa, i cili ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare.
Në mesazh në rrjetet sociale, Basha ndërsa shpreh dhimbjen për këtë humbje, shkruan se me largimin e tij, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, por aktivizmi i tij politik, publicistik e shoqëror do të mbeten trashëgimia e tij më e vyer për bashkëvuajtësit, si dhe të gjithë shqiptarët që ndanin me të aspiratën për ta parë sa më shpejt Shqipërinë një anëtare të denjë të familjes europiane.
Mesazhi i Bashës:
Mësova me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të z. Reshat Kripa, pinjoll i një nga familjet më të njohura të Vlorës dhe një luftëtar i paepur kundër diktaturës dhe për lirinë e individit.
Z. Kripa e njoha fillimisht nga librat që flisnin për rezistencën ndaj diktaturës komuniste, ku Reshati, që në moshën 15 vjeçare, bashkë me dy shokë të tij, shpërndante thirrje-trakte për rrëzimin e diktaturës. ?Duke pasur flamurin kuq e zi të Skënderbeut të ngrihemi që të gjithë të luftojmë për lirinë e grabitur?, thuhej në njërin nga traktet e 15-vjeçarit Kripa. ?Për Shqipëri, për liri, për flamurin kuq e zi?.
Firmosur nën pseudonimin ?Atdhetari?, kjo veprimtari e hershme e Reshat Kripës do të shënjonte në fakt të gjithë jetën e tij. Në burgun e hershëm për minorenët, e më vonë në burgjet e gulagët e diktaturës, Reshati nuk e pranoi kurrë rreshtimin e Shqipërisë përkrah diktaturave komuniste.
Edhe pas rrëzimit të Perdes së Hekurt, Reshat Kripa mbeti Atdhetari që kish qenë, një luftëtar i rangut të parë kundër çfarëdolloj tentative për restaurimin e pushtetit të nomenklaturës. Ai së bashku me të motrën, aktoren e paharruar Drita Pelinku (Kripa), u angazhuan pa u lodhur në betejën e demokracisë së re të Shqipërisë për respektimin e të drejtave të njeriut.
Reshat Kripa ishte themelues i Shoqatës së Ish-të Përndjekurve Politikë dhe një aktivist i pashoq në betejën për rehabilitimin, integrimin dhe dëmshpërblimin e drejtë të ish-të përndjekurve politikë. Në këtë sfidë të dytë të jetës së tij pata fatin ta njoh personalisht Reshat Kripën dhe të ndaja me të energjinë e angazhimit për një kauzë të drejtë.
Me largimin e tij, familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, por aktivizmi i tij politik, publicistik e shoqëror do të mbeten trashëgimia e tij më e vyer për bashkëvuajtësit, si dhe të gjithë shqiptarët që ndanin me të aspiratën për ta parë sa më shpejt Shqipërinë një anëtare të denjë të familjes europiane. U prehtë në paqe!
Tërmeti i 26 nëntorit, përtej tragjedisë dhe katastrofës që ...
Kryeministri Edi Rama e ka pranuar për herë të parë se 25 vj...
Profesor Përparim Kabo një disa kërkesa ndaj zv. ministres s...
Deputeti socialist Spartak Braho paralajmëroi se do të bëjë ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të rinisin gjyqet t...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri Gentiana Sula...
Ish ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka fol...
Në kohën kur qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë një shifër ...
Aktivistja e njohur dhe ish-e përndjekura politike Ajtanga L...
Një tjetër reagim ka ardhur nga poeti Bardhyl Londo për larg...
Shkrimtarja Flutura Açka ka mbështetur vendimin e ish-drejto...
Zëvendës-ministrja e Brendshme Rovenda Voda nga Bashkia e Du...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka zh...
Gazetari Berat Buzhala nuk i ka kursyer kritikat për kryemin...
Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj i propozoi q...
Presidenti Ilir Meta kaq takuar ditën e sotme familjen e dy ...
Imami i xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi është kthyer tashmë ...
Drejtoresha e Open Date Albania Aranita Brahaj, tha se pas t...
Inxhinieri i Ndërtimit Arben Meçe deklaron se demet e shkakt...
Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo shprehet se prej vitesh vi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...