web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i 25-vjeçares për përhapje paniku/ Dom Gjergj Meta: Veprim i nxituar, lironi vajzën

29 Nëntor 2019, 18:14, Sociale CNA

Kleriku katolik Dom Gjergj Meta ka reaguar  pas arrestimit të Xhuljana Aliajt, ditën e sotme nga policia për përhapje paniku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale , ndërsa bën thirrje për të liruar vajzën,Meta shprehet se  arrestimi i 25 vjeçares është i nxituar dhe absurd për  një vend demokratik.

?Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.

U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj?, është shprehur Dom Gjergj Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga