web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis heqja e inerteve tek "Mira Mare"/ Ekspertët përfundojnë kërkimet

29 Nëntor 2019, 15:30, Sociale CNA

Tre ditë pas tërmetit të fuqishëm i cili do të trondiste vendin mëngjesin e 26 nëntorit, grupet e kërkim shpëtimit kanë përfunduar kërkimet për të mbijetur nën rrënoja.

Mësohet se këtë pasdite, grupet e punës kanë filluar heqjen e inerteve me ekskavator tek hotel ‘Mira Mare’ në Durrës.

Kjo zonë është pika e vetme ku dyshohet se ka një person nën rrënoja, por duke qene se nga verifikimet që kanë bërë përmes pajisjeve, ekspertët e kërkim shpëtimit kanë dalë në konkluzionin edhe nëse ka një person nuk ka mbijetuar, ka vijuar heqja e inerteve./CNA.al





Lajmet e fundit nga