web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AMA solidarizohet me të dëmtuarit nga tërmeti/ Akordon 5 milionë lekë

28 Nëntor 2019, 14:00, Aktualitet CNA

Autoriteti i Mediave Audiovizive akordon 5 milionë lekë për solidarizim me të dëmtuarit nga tërmeti

Në situatën e rëndë që ka krijuar tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, vendosi të akordojë fondin prej 5 milion lekësh të reja në ndihmë dhe në shërbim të familjeve më të prekura nga pasojat.

?Në Ditën e Flamurit AMA tregon mbështetje dhe solidaritet me të gjithë ata që u goditën nga lëkundjet e tërmetit, si dhe për të gjithë ata që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar sa më shumë njerëz të rrezikuar, që të lehtësojnë dhimbjet dhe të qetësojnë situatën e paprecedentë, në rikthimin sa më parë të normalitetit në zonat e prekura?,thuhet në njoftimin e AMA./CNA.al





Lajmet e fundit nga