75-vjetori i çlirimit të Tiranës/ Luan Rama: 17 nëntori i 1944 si medalje krenarie e luftës balliste për çlirimin e Shqipërisë
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Ra...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka përkujtuar përpjekjet e shqiptarëve në kuadër të 75-vjetorit e çlirimit të vendit.
Sipas Ballës kjo ngjarje zgjidhi një ndër dilemat më të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë shekullit të 20-të, atë nëse Shqipëria do të vendosej në anën e duhur apo në anën e gabuar të historisë.
Më tej sekretari i përgjithshëm i PS thekson faktin se historia mund të komentohet, por ajo nuk mund të ndryshohet.
Reagimi i plotë
JEMI KOMB QË NDEROJMË ÇLIRIMTARËT
Sot është koha e duhur të flasim për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, këtë ngjarje që zgjidhi një ndër dilemat më të rëndësishme të kombit shqiptar gjatë shekullit të 20-të: Nëse Shqipëria do të vendosej në anën e duhur apo në anën e gabuar të historisë.
Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Europës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane, u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.
Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, këtyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë.
Shqipëria jonë e vogël u bë një aleate e madhe e koalicionit antifashist. E madhe për nga çmimi i jashtëzakonshëm i gjakut që pagoi dhe sakrificave të panumërta njerëzore.
Nderimi i këtyre sakrificave është në dinjitetin e çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të kësaj Lufte, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari.
Ka patur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve.
Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Meriton shumë më tepër sesa fjalët, edhe sesa përveç fjalëve është mundur të bëhet e tregohet gjithë këto vite. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasoi pas vitit1945.
Prandaj, nderimi që i bëhet çdo dëshmori që dha jetën për Çlirimin e Atdheut, çdo nderim që bëhet në familjet e dëshmorëve është një vlerë që shoqëria jonë duhet ta përçojë në brezat e ardhshëm.
Edhe këto kohë, kur të gjithë festojmë me krenari të ligjshme 75 vjetorin e çlirimit, nuk kanë munguar përpjekjet për të mohuar, errësuar apo relativizuar Luftën Antifashiste Nacionaclirimtare, këtë vepër monumentale të partizanëve shqiptarë, të Brigadave, divizioneve dhe korparmatave të Ushtrisë partizane.
Historia mund të komentohet, por nuk mund të ndryshohet. Faktet mund të interpretohen, por përmbajtja e tyre është shkruar me gjakun dhe sakrificat e luftëtarëve dhe dëshmorëve të lirisë. Prandaj, zotërinj studjues, kalemxhinj dhe të ashtuquajtur historianë modernë, mos e përdhosni historinë dhe mos i rivrisni të rënët!
Faktet flasin se Lufta Nacionalçlirimtare nuk ishte një konflikt idesh, por një betejë ushtrish të pabarabarta; nuk ishte një ndeshje e zakonshme, por një luftë e përgjakshme në malet, luginat, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ku partizanët luftuan, u plagosën, u ringritën, u vranë dhe mbetën të skalitur në historinë, këngët dhe kujtesën e të gjithë shqiptarëve.
Dhë nëse për këto të vërteta nuk ju bindin socialistët shqiptarë, të cilët e kanë për nder të jenë partia e pasardhësve të partizanëve, çlirimtarëve dhe veteranëve të kësaj Lufte epike, bëni durim, lexoni e rilexoni çfarë thonë aleatët e mëdhenj të partizanëve shqiptarë.
Lexoni çfarë ka shkruar që në vitin 1943 Uiston Çërçill, Kryeministri i Britanisë se Madhe ne Luftën e Dyte Botërore dhe një antikomunist i denjë e i respektuar dhe jo qesharak si antikomunistët e sotëm shqiptarë:
?Partizanët shqiptarë po luftojnë në malet e tyre për pavarësinë e vendit të vet. Oficerët britanikë te ndërlidhjes janë pranë këtyre partizaneve dhe i kane çmuar lart cilësitë e tyre luftarake ne zhvillimin e ardhshëm në teatrin e luftës për Mesdheun”.
Ndërsa një vit më vonë, kur në malet e Ballkanit po frynte era e çlirimit dhe e lirisë, Çërçill, do të shkruante: ?Në malet e thepisura të Jugosllavisë, Shqipërisë dhe Greqisë rezistenca e fuqishme kundër Gjermanisë ka mbërritur në kulmin e ashpërsisë”.
Ndërkohë, misionari britanik Rexhinald Hebert, që nuk ishte as laburist, as socialist, por një konservator i njohur, duke iu referuar Luftës së partizanëve shqiptarë, shkruan: ”Britaninë e Madhe e tërhoqi me vete vala e luftës partizane.?
Partizanët shqiptarë luftuan kundër okupatorëve të egër, të cilët nuk erdhën në Shqipëri si kalimtarë, por me një qëllim të qartë dhe të deklaruar: pushtimin e vendit. Këtë nuk e themi vetëm ne, nuk e thonë as vetëm historianët seriozë dhe patriotë shqiptarë, por edhe studjues prestigjiozë të huaj.
Historiani amerikan Bernd Fischer, në librin e tij ?Shqipëria gjatë luftës, 1939-1945?, duke iu referuar dokumenteve gjermane, e përshkruan hyrjen e forcave gjermane në tokën shqiptare si një pushtim i vërtetë: ?Planifikuesit ushtarakë të Vermahtit gjerman, nënvizon Fischer, i kishin përgatitur mirë planet për pushtimin e Shqipërisë.?
Si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist, unë ndjehem krenar që, në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit, kam propozuar që Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare t?i jepet urdhri ?Nderi i Kombit?, për kontributin që ka dhënë në mbrojtjen, përhapjen dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve e vlerave antifashiste, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore.
Këto vlera qëndrojnë në themel të Shqipërisë demokratike, të Europës demokratike dhe Shqipërisë europiane. Shqipëria po shkon në Europë, si Shqipëria e partizanëve, antifashistëve dhe çlirimtarëve dhe jo si Shqipëria e kolaboracionistëve.
Jam gjithashtu krenar që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shtesën në ligjin ?Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar? dhe caktoi 20 korrikun si Dita e Veteranëve, e nderimit dhe respektimit të veteranëve dhe pasardhësve të tyre.
Jam Krenar që Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë e shpallën vitin 2019 si vitin e 75 vjetorit të çlirimit të atdheut dhe nderuan me krenari legjitime e dinjitet këtë ngjarje monumentale të historisë sonë kombëtare.
Një komb që nderon çlirimtarët e vet, është një komb i emancipuar. Le ta tregojmë emancipimin tonë duke nderuar e respektuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, partizanët shqiptarë, dëshmorët e heronjtë e kombit dhe familjet e tyre, ju veteran të respektuar dhe pasardhësit tuaj.
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Ra...
Ish kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar projektin e mirat...
Panairi i librit këtë vit duket se ka bërë “bashkë” përfaqës...
Partia Demokratike ka pranuar ftesën e OSBE për të marrë pje...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas...
Presidenti Ilir Meta ka pritur në Tiranë ambasadorin Sam Bro...
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përkujtuar sot 75-vje...
Gjatë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me fermerët e Myz...
Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar qeverinë si një kalçet...
“Fëmijët e fermerëve do të paguajnë zero tarifë për universi...
Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Divjakë ku po zhvillo...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka sulmuar opozitën jashtë...
Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama është “kapur mat” ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kërcënimi i...
“Studentët e vetmja opozitë e fortë kundër Ramës”, kështu ës...
Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA, kryetarja e LSI, M...
Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon edhe sot turin e tij nëpër...
“Shqipëria është defacto një republikë kryeministrore”, kësh...
Ish presidenti, Bamir Topi, duke komentuar situatën politike...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...