Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Mijëra euro dhuratë dhe trashëgimi, apartamente për fëmijët, dyqan, llogari të tëra bankare milionëshe, përbëjnë pasurinë e prokurorit të Apelit të Tiranë Edmond Hyka.
Ky i fundit pritet që së shpejti të përballet me Vettingun dhe pjesën më të madhe të pasurisë ai pretendon se e ka bërë gjatë kohë që ka punuar si avokat dhe me kursimet e familjes.
Fëmijët e tij duken se janë me fat, pasi gjyshja i dhuron djalit mbi 20 000 euro, por pas nuk mbetet as bashkëshortja, e cilat flet për dhurata prej mbi 20 000 euro nga prindërit.
Në deklarimin fillestar që përkon me vitin 2004, Hyka deklaron një apartament tre plus një me sipërfaqe 1220 m2, me vlerë 2 000 000 lekë, një bodrum, dyqan, kati nëntokësor me sipërfaqe 52 m2 me vlerë 5 000 000 lekë, një automjet Mercedez me vlerë 8 000 euro dhe depozita bankare në shumat 700 000 lekë,3 000 000 lekë dhe 5 000 000 lekë.
Apartamentin dyqanin dhe autoveturën deklaron se i ka blerë me të ardhurat si avokat përgjatë viteve 1998-2005, si dhe me të ardhurat e babait nga pronat. Në dyqanit të cilin ai përfitontë të ardhura nga qiraja, zhvillohej aktiviteti i lojërave të fatit. Siç deklaron prokurori, ky aktivitet është mbyllyr në vitin 2018.
Në vitin 2006, nuk ka ndryshim të pasurisë, ndërsa në viti 2007 ai deklaron kursime të familjes në shumën 1 000 000 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë. 700 000 lekë janë shtuar në llogarinë e tij bankare në vitin 2008, ndërsa kursimet cash janë në shumën 600 000 lekë.
Në vitin 2009, prokurori Hyka thotë se ka trashëgimi nga babai 5 000 000 lekë, nga të cilat 1 500 000 i janë shtuar depozitës së bashkëshortes dhe 35 000 euro, nga të cilat 11 000 euro, janë depozituar në emër të deklaruesit si dhe 30 000 euro në emër të deklaruesit, ndërsa deklaron edhe dy shuma të tjera 21 000 euro dhe 3 000 000 lekë, por nuk kuptohet se çfarë ka shkruar në formular. Edhe në 2009, përveç pagës së tij dhe bashkëshortes, ka pasur të ardhura edhe nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.
Depozitat bankare nuk kanë ndryshuar në vitin 2010, ndërsa 3 000 000 lekë janë shpenzuar për shkollimin e fëmijëve dhe 21 000 euro janë në gjendje cash.
Në vitin 2012, deklaron një depozitë në bono thesari në shumën 4 500 000 lekë një tjetër depozitë në shumën 1 600 000 lekë. Prokurori bashkë me vajzën kanë hapur një depozitë bankare me vlerë 16 231 euro, të cilën e kanë shtuar nga viti në vit.
Më tej ai deklaron se djali tij ka marrë dhuratë nga gjyshja shumën prej 22 883 euro.
Një vit më vonë, në depozitën e bonos së thesari në shumën 4 500 000 lekë është shtuar shuma 1 600 000 lekë.
Prokurori bashkë me vajzën disponojnë 16 696 98 euro, ndërsa bashkëshortja ashtu sic deklaron në vitet e mëvonshme thotë se ka marrë dhuratë nga prindërit e saj shumat 20 000 euro dhe 4 500 000 lekë. Këto shuma ajo i deklaron deri në vitin 2018. Ndërsa djali posedon 22 883 euro.
Edhë në vitin 2014, nuk ka ndryshim të depozitave, vec shtesave të interest bankar, ndërsa në vitin 2015, djali i Gëzim Hyka, ka blerë banesë me vlerë 32 000 euro, prej së cilës në vitin 2016 ka marrë 1 770 euro nga dhënia me qira.
Ndryshime nuk ka as në vitin 2017 dhe janë të njëjtat depozita bankare, por tashmë të shtuara për shkak të interesit si dhe deklarohen cash shumat 10 000 euro dhe 100 000 lekë.
Dyqani i cili i shërbente për veprimtarinë e lojërave të fatit është mbyllur në vitin 2018.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Edmond Hyka.
Viti 2004
Ap 3 plus 1 me sip1220 m2, me vlerë 2 000 000 lekë.
Bodrum, dyqan, kati nëntokësor me sip 52 m2 me vlerë 5 000 000 lekë.
Automjet Mercedez me vlerë 8 000 euro.
Depozitë bankare me vlerë 700 000 lekë.
Depozitë bankare në emër të deklaruesit dhe babait të tij në shumën 3 000 000 lekë.
Depozitë bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 5 000 000 lekë.
Ap, dyqanin dhe autoveturën deklaron se i ka blerë me të ardhurat si avokat përgjatë viteve 1998-2005, si dhe me të ardhurat e babait nga pronat.
Të ardhura nga puna si avokat në shumën 10 000 lekë.
Të ardhuratë bashkëshortes si dentiste në shumën 250 000 lekë.
Viti 2005
Depozitë bankare me vlerë 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 836 824 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 277 408 lekë.
Viti 2006
Shtuar depozita bankare në emër të deklaruesit dhe babait të tij në shumën 500 000 lekë.
Shuma e depozituar nga bashkëshortja është 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 181 517 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 282 600 lekë.
Viti 2007
Kursime të familjes në shumën 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 235 195 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 401 702 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.
Viti 2008
Shtesë në llogarinë bankare 700 000 lekë.
Kursime cash në shumën 600 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 137 949 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 388 260 lekë.
Viti 2009
Gjendje nga deklarimi i parë ka shumën 4 200 000 lekë. Pas transferimit të shumën 300 000 nga një tjetër person, gjendja ëhstë 4 500 000 lekë.
Trashëgimi nga babai 5 000 000 lekë, nga të cilat 1 500 000 i janë shtuar depozitës së bashkëshortes dhe 35 000 euro, nga të cilat 11 000 euro, janë depozituar në emër të deklaruesit si dhe 30 000 euro në emër të deklaruesit, dhe pjesa tjetër 21 000 euro?. 3 000 000 lekë (Nuk kuptohet cfarë ka shkruar në formular).
Shumë e depozituar më parë 1 300 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 134 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 456 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.
Viti 2010
Depozitë bankare në shumën 4 500 000 lekë.
Bashkëshortja ka depozituar 3 500 000 lekë.
Deklaron 1 500 euro, por nuk kuptohet cfarë ka shkruar.
Shpenzime për shkollimin e fëmijëve në shumën 3 000 000 lekë.
Gjendje cash në shumën 21 000 euro.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 145 440 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 456 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.
Viti 2011
Po i publikojmë vetëm shifrat, pasi shkrimi është në nivel analfabetik, i palexueshëm dhe i pakuptueshëm.
4 500 000 lekë.
3.500 000 lekë.
15 000 euro.
200 000 lekë.
3 000 000 lekë.
21 000 euro.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, në shumën 1 264 171 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 522 540 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.
Viti 2012
Depozitë në bono thesari në shumën 4 500 000 lekë.
Depozitë bankare në shumën 1 600 000 lekë.
Depozitë e subjektit deklarues me vajzën në shumën 16 231 euro.
Bashkëshortja depozitë në shumën 4 500 000 lekë.
Djali, dhuratë nga gjyshja në shumë 22 883 euro.
Gjendje cash në shumën 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 175 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 543 300 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit në shumën 297 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.
Interesa bankare në shumat 252 754 lekë,100 000 lekë, 306 000 lekë dhe 1 000 euro.
Viti 2013
Depozitë në bono thesari në shumën 4 500 000 lekë. Shtuar shuma 1 600 000 lekë.
Depozitë e subjektit deklarues me vajzën në shumën 16 696 98 euro.
Bashkëshortja depozitë në shumën 20 000 euro.
Bashkëshortja depozitë në shumën 4 500 000 lekë.
Djali, depozitë në shumë 22 883 euro.
Gjendje cash në shumën 3 000 000 lekë.
Gjendje cash në shumën 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 152 160 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 548 707 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit në shumën 472 800 lekë.
Të ardhura nga qiraja e lokalit në shumën 200 000 lekë.
Interesa bankare nga dy llogaritë e bashkëshortes në shumën 413 016.
Viti 2014
Transferuar në llogarinë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.
Depozitë e subjektit deklarues sëbashku me vajzën në shumën 16 906 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortes në shumat 20 000 euro dhe 4 500 000 lekë.
Depozitë e djalit Gëzim Hyka në shumën 24 247 euro.
Gjendje cash në shumën 3 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 238 195 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 585 654 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, Gëzim Hyka në shumën 472 800 lekë.
Interesat nga depozita bankare në shumën 240 210 lekë.
Bashkëshortja, interesat nga depozita bankare në shumën 333 391 lekë.
Interesat nga depozita bankare në shumën 208 210 lekë.
Interesat nga depozita bankare me vajzën në shumën 16 906 lekë.
Viti 2015
Transferuar në llogarinë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.
Depozitë e subjektit deklarues sëbashku me vajzën në shumën 17 000 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortes në shumat 20 000 euro dhe 4 500 000 lekë.
Djali Gëzim Hyka, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 960 euro.
Gjendja cash në shumën 1 700 000 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 249 130 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 580 315 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, Gëzim Hyka në shumën 472 800 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës Iris Hyka në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, në shumën 240 000 lekë.
Interesa nga depozita me obligacion në shumën 397 245 lekë.
Bashkëshortja, interesat nga depozita bankare në shumën 214 900 lekë.
Djali Gëzim Hyka, ka blerë banesë me vlerë 32 000 euro.
Viti 2016
Transferuar në llogarinë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.
Depozitë e subjektit deklarues sëbashku me vajzën në shumën 17 616 euro.
Depozitë bankare e bashkëshortes në shumat 20 000 euro dhe 4 500 000 lekë.
Gjendja cash në shumën 1 700 000 lekë.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 2 007 lekë.
Gjendja në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortes në shumën 2 784 lekë.
Gjendja në llogarinë e vajzës Iris Hyka në shumën 10 988 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 249 130 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 460 837 lekë.
Të ardhura nga paga e djalit, Gëzim Hyka në shumën 472 800 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës Iris Hyka në shumën 695 238 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit, në shumën 240 000 lekë.
Shtuar interesa nga depozita me obligacione në shumën 402 875 lekë.
Shtuar interesa nga depozita me obligacione në shumën 202 878 lekë.
Shtuar interesat e llogarisë së depozitës së vajzës në shumën 116 lekë.
Djali Gëzim Hyka, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 1 770 euro.
Viti 2017
Depozitë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.
Depozitë e subjektit deklarues në shumën 200 000 lekë.
Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 4 500 000 lekë.
Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 20 000 euro.
Llogari rrjedhëse në shumën 35 599 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 304 140 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit në shumën 300 000 lekë.
Të ardhurat nga interesat bankare të depozitës së deklaruesit në shumën 473 970 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 613 298 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të depozitës së bashkëshortes në shumën 117 823 lekë.
Gjendje cash, 10 000 euro dhe 100 000 lekë cash.
Viti 2018
Depozitë për blerje obligacionesh me afat 7 vite, shumën 6 100 000 lekë.
Depozitë e subjektit deklarues në shumën 200 000 lekë të reja.
Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 4 500 000 lekë.
Depozitë në emër të bashkëshortes Ermira Hyka, para ta dhuruara nga prindërit e saj dhe kursime të familjes, në shumën 20 000 euro.
Llogari rrjedhëse në shumën 12 664 lekë.
Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranës në shumën 1 323 533 lekë.
Të ardhura nga qiraja e dyqanit në shumën 300 000 lekë. Me mbylljen e lojëra të fatit, kjo kontratë është mbyllur.
Të ardhurat nga interesat bankare të depozitës së deklaruesit në shumën 473 970 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ermira Hyka në shumën 619 848 lekë.
Të ardhura nga interesat bankare të depozitës së bashkëshortes në shumën 41 076 lekë.
Gjendje cash, 10 000 euro dhe 100 000 lekë cash./CNA.al
Zëvendës kryeministri, Erion Braçe ka komentuar betimin e an...
Gjatë takimit me fermerët në Urën Vajgurore, kryetari i PD, ...
Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që ka mabjtur sot ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me fermer...
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Presidencën si “Tokë e x...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuve...
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është shprehur ...
Është shoqëruar me debate dhe tensione Komisioni i Medias më...
Presidenti Ilir Meta ka bërë sot një paralajmërim të fortë l...
CNA.al në shumë analiza dhe komente, ka sjellë me fakte deta...
Kompozitorja e njohur Diana Ziu vijon akuzat në drejtim të V...
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka ngritur akuza nd...
Gazetarja Merita Haklaj ka komentuar sot përplasjet në lidhj...
Arta Vorpsi e cila u betua tek një notere si anëtare e Gjyka...
Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Mbrëmja në ABC” k...
Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Mbrëmja në ABC” ë...
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur...
Pas kaosit të krijuar në lidhje me emërimin e anëtarëve të r...
Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari kanë shkuar mëngjesin e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...