Denoncimi i fortë i Çlirim Gjatës/ “ Edi Rama po pastron 40 milionë euro tek Astiri”
Sekretari për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike, Çlirim...
Ish deputetja e Partisë demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas aksionit të IKMT-së të ndërmarrë ditën e sotme, për shembjen e banesave tek Astiri.
Ndërsa heq një paralele të qeverisjes së sotme me atë të 75 viteve më parë, Tabaku shprehet se ?qeveria në emër të makutërisë urdhëroi prishjen e banesave për parà si dhe ushtruan dhunë ndaj atyre që kërkonin drejtësi dhe zbatim të ligjit, pa kursyer as fëmijët, gratë dhe të moshuarit.?
Ish deputetja ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e PD-së për kauzën e banorëve të Astirit.
Postimi i plotë:
Shqipëria e sotme si ajo 75 viteve me parë!
Më 12 nëntor 1944 rrugët e Tiranës dëgjuan krismat e armëve të vrasësve që kurrsesi nuk mund të jenë heronj. Nën urdhërat e Enver Hoxhës komandantët e çetave nisën eleminimin fizik të intelektualëve të kryeqytetit të cilët nuk kishin kryer asnjë veprim karshi shqiptarëve përpos kishin shprehur mendimin e tyre kundër komunizmit. Figura të nderuara që edhe në vitet e pushtimit fashist kishin mundur të shkruanin për demokracinë dhe kombin u vranë në mes të natës nga kriminelët që do të sundonin Shqipërinë për 5 dekada me radhë.
Intelektualë si Ismail Agë Petrela, Musine dhe Muntaz Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti e të tjerë do të ishin viktimat e para të atyre që nuk erdhën si çlirimtarë por si pushtues. Shtatë dekada e gjysëm pas kësaj dite duket se errësira e atyre ditëve ka kapluar edhe një herë vendin.
Glorifikuesit e kriminelëve që vrisnin në rrugica intelektualët po shtypin mundin dhe djersën e këtij populli duke kthyer në normë padrejtësinë.
Masakra e 12 nëntorit ishte preludi i një historie të gjatë dhe të dhimbshme ku të ashtuquajturit heronj do të vrisnin, skllavëronin dhe shkatërronin një shoqëri për ta shndërruar në vendin më të prapambetur dhe të izoluar. Sot, zonjat dhe zotërinjtë e vrarë nga ky terror janë në harresë. Ata që kanë ngritur në piedestal tagutët monistë janë duke shkatërruar edhe një herë liritë, pronën dhe jetën e shqiptarëve.
Skena si ato të sotmet që u panë në mëngjes në Tiranë, ku qeveria urdhëroi prishjen e shtëpive në emër të makutërisë për parà dhe ushtruan dhunë karshi atyre që kërkonin drejtësi dhe zbatim të ligjit. Pa respektuar asnjë normël ligjore por vetëm forcën e dhunës dhe etjes për parà dhe pushtet u sulmuan fëmijë, të moshuar, gra dhe qytetarë që nuk kishin asgjë më shumë se letrat e shtëpisë së tyre në dorë.
Opozita është sot në krahun e këtyre qytetarëve, pasi besojmë se një qeveri oligarkësh nuk mund të mendojë për qytetarët. Ne jemi në krahun e tyre, siç ishim në krahun e banorëve tek bregu lumit shtëpitë e të cilëve u shkatërruan 9 muaj më parë dhe siç jemi në krah të protestuesve tek Teatri Kombëtar. Natyrisht që ne sot u ofrojmë atyre qëndresën e përbashkët dhe jo armë, pasi besojmë se ata që pushtetin e morën me krimin e armë do të qeverisin menyre të tillë siç edhe kjo ditë e dëshmon.
Unë besoj që numrat e shqiptarëve janë më shumë se armët dhe dhuna e qeverisë. Prandaj, nuk na mbetet vetëm se të bashkohemi përballë kësaj të keqe të madhe përndryshe perdja e errët e totalitarizmit do të na rrethojë për të na izoluar sërish; armiq të jashtëm dhe të brendshëm, diktat dhe krime. Ata që qeverisën për 5 dekada diktaturë qenë disa oligarkë, pasi në thelb komunizmi është diktatura e të paktëve ndaj shumicës./CNA.al
Sekretari për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike, Çlirim...
Përfundon aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së ...
Mungesa e vullnetit politik, e bashkëpunimit institucional d...
Një numër i madh komentesh janë bërë në postimin e kreut të ...
Ka përfundur takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, me diplo...
“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të fillojnë detyrë...
Aksioni i IKMT-së në zonën e Astirit, ka tensionuar situatën...
Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar se do të vijoj...
“Lajthitje e opozitës në proces tranzicioni…”, kështu e ka c...
Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur deklaratave të kr...
“Nuk ka asgjë për të shpjeguar…”, kështu është shprehur kreu...
E dërguara e SHBA Leyla Moses-Ones dhe ambasadori i BE, Luig...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj situatës s...
Presidenti Ilir Meta ka takuar kancelaren e Austrisë, Brigit...
Mëngjesin e sotëm IKMT dhe policia mësynë banorët e Unazës s...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave...
Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi sot në spitalin e Traumë...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka ngritur akuza ndaj qev...
Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm IKMT, e mbështetur nga...
Kryetari i PDK, Nard Ndoka i ka bërë thirrje ministrit të Br...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...