web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Media në zi/ Ndahet nga jeta veterani i gazetarisë

11 Nëntor 2019, 17:30, Sociale CNA

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare gazetari i mirënjohur Sotiraq Gjordeni.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Durrës.

Gjatë karrierës së tij, Gjordeni iu përkushtua gazetarisë dhe mbuloi me profesionalizëm raportimin e ngjarjeve të rrethit të Durrësit.

Për një kohë të gjatë, Gjordeni ishte korespodent i gazetës ?Zëri i Popullit? për Durrësin, duke qenë një figurë qendrore i publicistikës durrsake. Ndërsa vitet e fundit ka punuar dhe si korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga