web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

8 Nëntor 2019, 07:27, Sociale CNA

Edhe për ditën e sotme moti vijon të jetë me reshje shiu, në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas IGJEUM, priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por mesatare në qarqet e tjera.

Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u zvogëluar gjatë fundit të ditës së sotme.

Ditën e sotme rreziku për përmbytje do të zvogëlohet ndjeshëm.

Në pjesën e basenit Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës ka patur reshje të dobëta dhe shumë më të ulëta se ato të parashikuara. Për arsye të uljes së rrezikut nga përmbytjet lumore është hequr paralajmërimi nga këto përmbytje për ditët e ardhshme. Në të gjithë territorin, lumenjtë kryesorë do të kenë prurje të larta, por nuk ka rrezik nga përmbytjet ose dalje të lumenjve nga shtrati.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 19 °C
në vendet e ulëta: 13 / 18 °C
në vendet malore: 9 / 14 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.





Lajmet e fundit nga