Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Historiani Kastriot Dervishi ka komentuar deklaratë e zv ministres së Brendshme Rovena Voda e cila dha lajmin për identifikimin e dy viktimave të komunizmit në Qesarakë të Dajtit.
Sipas Dervishit, këto ?dy viktima? po përdoren për të shitur si sukses dështimin spektakolar të politikës së propagandas.
Më tej Dervishi ka sulmuar zv. Ministren Voda teksa shprehet se nuk ka njohuri për Arkivin e MB-së dhe foli fjalë pa kuptim gjatë konferencës.
?Siç e kam thënë më parë, eshtrat e gjetura në Dajt nuk i përkasin të dënuarve politikë, por atyre ordinerë. D.m.th. nuk kanë lidhje me të përndjekurit politikë. Prisja të më ?sfidonin? duke vërtetuar të kundërtën?, shkruan mes të tjerash Dervishi.
Postimi i plotë:
U gjetën eshtrat e dy personave, por emrat nuk tregohen ?
Në një konferencë të përbashkët shtypi dje, zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, zëvendësambasadorja e BE-së Monika Bylaite dhe drejtori Rajonal i ICMP-së Matheu Holliday na dhanë ?lajmin e madh? se ishin identifikuar dy ?viktima? të komunizmit nga 13 skelet e gjetura në Qesarakë të Dajtit, 9 vjet më parë. Këto ?dy viktima? që po përdoren për të shitur si sukses dështimin spektakolar të politikës së propagandës, nuk njoftoheshin me emra, por ngeleshin anonimë dhe jo pa qëllim. Këta të huajt folën prapë për ?6 mijë të ekzekutuar?, një shifër e imja në bazë sondazhi që është për personat që kanë humbur jetën e jo për ata pa varr (janë koncepte të ndryshme). Nga kjo listë, 2 mijë e ca i takojnë krimeve të komunistëve në vitet 1943-1944 (të varrosur shumica qysh në atë kohë) dhe pjesa tjetër pas vitit 1944. Këta burokratët e BE-së, duke gjetur sivëllezër në Tiranë kërkonin të justifikonin një shumë të madhe financiare duke marrë dy raste: eshtrat e gjetura në Qesarakë të Dajtit në vitin 2010 dhe varrezën e identifikuar në Paharor të Ballshit, ku janë varrosur të dënuarit e vdekur të Repartit nr.309. Varreza e Ballshit është gërmuar prej vitit 1992. Pa qenë nevoja e ICMP-së, secila familje ka marrë eshtrat e familjarit të vet. Aty kanë ngelur eshtrat për të cilat sot interesohen vetëm dy familje. Kjo nuk hyn në rastet ku kërkohet ndihma e ICMP-së, sepse ka nevojë vetëm për lopata, kazma dhe njerëz. Nuk hyjnë në punë analizat sepse çdo i dënuar i vdekur është identifikuar nga harta dhe nga shishja brenda varrit. Sëkëlldia e madhe që i ka gjetur këta shokët e agjitpropit i detyron të na hedhin hi syve edhe për raste kaq të njohura.
Zëvendësministrja Voda, me sa duket krejt pa njohuri për Arkivin e MB-së foli ca fjalë pa kuptim që nuk ia vlen t?i analizoj sepse me sa shoh ka nevojë për informacione të nivelit fillestar që nuk besoj se do i vlejnë në jetë apo në karrierën e saj politike. Madje zj.Voda na bëri të njohur se në këto vite të tranzicionit nuk qenka bërë asgjë për këtë çështje, se ?nuk vinin gishtin në plagë? (?) dhe kjo i paska dhënë dum kësaj pune, duke ia vënë gishtin bashkë me këta shokët ndërkombëtarë atje ku duhet. D.m.th. paska qenë punë gishti kjo punë. Sa mirë që u gjetën gishtvënësit. Sa për t?i thënë diçka për zonjën e gishtit, vetëm në periudhën prill-qershor 1992 janë evidentuar 2.819 persona të dënuar me gjyq, të vrarë pa gjyq, vdekur në hetuesi, vrarë në përpjekje apo vdekur në kampe e burgje dhe iu gjetën eshtrat 213 prej tyre. Nuk po flas për periudhat e mëvonshme. Kur filloi ky proces, partia e zj.Voda akuzonte përditë se ?po rehabilitoheshin kolaboracionistët?. I kanë harruar tani këto akuza.
Siç e kam thënë më parë, eshtrat e gjetura në Dajt nuk i përkasin të dënuarve politikë, por atyre ordinerë. D.m.th. nuk kanë lidhje me të përndjekurit politikë. Prisja të më ?sfidonin? duke vërtetuar të kundërtën. Nuk e di, dy skeletet e gjetura janë pjesë e ?6 mijë trupave? apo tani u bënë 6.002? Thonë se qenka ?projekt pilot?. Domethënë (referuar fjalorit të gjuhës së ëmbël shqipe) mund të kemi edhe ?projekt shofer?. Me ?zbulimin? e madh mbaroi edhe puna e ?zorçme? e ICMP-së. Meqë ra llafi, sa ka kushtuar kjo kotësi deri tani dhe sa do kushtojë kur të soset? Dhe kujdes me termat se as Dajti as Ballshi nuk janë ?varreza masive?. Më thoni identitetet e ?dy viktimave të komunizmit? të Dajtit. Shpresoj të mos u them pastaj akuzat e dënimit të tyre për vrasje, përdhunim, vrasje të gruas, etj. A thua ia vlenin 500 mijë a 800 mijë euro për këtë? Edhe flori të ishin atë eshtra, nuk vlenin kaq./CNA.al
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Artikulimi politik i Lulzim Bashës është një strategji e kup...
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt po merr pjes...
Debate të forta midis analistit Andi Bushati dhe Sekretarit ...
Gjatë një debati me ish deputeten e PD-së, Grida Duma, në st...
Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ka konside...
Ish minisri i financave, Arben Ahmetak, teksa ka kundërshtua...
Ish deputetja e PD-së Grida Duma, e ftuar në “Real Story” k...
Kryetari i Konfiindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka qenë pjesë on...
“Nëse ka një gjë që e bën PD fituese sot, janë listat e hapu...
Kreu i Konfindustrisë , Gjergj Buxhuku, në një lidhje me emi...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në studion e ...
Ish deputetja demokrate Grida Duma, e pyetur nga analisti S...
“Ka shumë institucione që nuk derdhin në fondin e pensioneve...
Ish deputeti i PD-së Agron Shehaj është përplasur me ish min...
Ndërsa flitej për librin e ish deputetes demokrate Grida Dum...
Ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është pjesë e emisi...
“PD dhe PS përplasen për oligarkët” është tema që po diskuto...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në ...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...