web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 34 vjeçari në Durrës

25 Tetor 2019, 07:37, Kronika CNA

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Fation Xhezairi, 34 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga