web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërdoroi detyrën/ Arrestohet Inspektori i Policisë Pyjore

17 Tetor 2019, 08:20, Kronika CNA

Policia e Beratit ka arrestuar një person për ?Shpërdorim detyre? dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë për veprën penale “Prerja e paligjëshme e pyjeve, në bashkëpunim”

Nga Spescialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
?D.D, 34 vjeç, banues në Berat, me detyrë Inspektor i Policisë Pyjore.
Arrestimi i tij u bë për veprat penale ” Shpërdorim i detyrës” dhe “Prerja e paligjëshme e pyjeve”
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
?Sh.M, 45 vjeç dhe A.K, 30 vjeç, banues në Berat, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur ” Qafa e Shkozës”, duke transportuar me mjetin tip furgon 3.5 m3 lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjëshme.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga