Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbr...
Vëmendja e autoriteteve nuk duhet të fiksohet vetëm tek organizatat kriminale, që kontrabandojnë lëndë me përqendrim të lartë kundra dhimbjes, por edhe sipërmarrjet që i prodhojnë ato legalisht.
Para pak javësh, në fund të gushtit, në një motel në lagjen e Nju Jorkut Queens u gjet trupi i pajetë i Andrea Zamperonit, shef-kuzhinieri i restorantit të njohur Cipriani Dolci në Grand Central Terminal në Manhattan. Ai ndërroi jetë prej një mbidoze Fentanyl. Ishte ky rast që tërhoqi vëmendjen për herë të parë në Itali për krizën e opiodit, prej së cilës SHBA vuan me vite.
Raporti i sivjetëm botëror për drogat i OKB-së thekson rritjen e konsumit dhe efektit vdekjeprurës të Fentanyl dhe në fakt duhej të kishte shkaktuar alarm në mbarë Europën.
Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima
Deri më tani bëhet fjalë më shumë për rrezikun, që vjen prej organizatave kriminale si kartelet meksikane të drogës, që e shesin në mbarë botën këtë drogë duke vënë në rrezik jetën e miliona njerëzve. Heroina, kokaina, marihuana dhe metamphetamina janë normalisht në qendër të vëmendjes.
Por në SHBA të paktën qysh nga viti 2016 nuk janë më drogat ilegale, që shkaktojnë shumicën e vdekjeve nga mbidoza, por medikamentet që shiten me recetat nga mjekët. Një ndër këto medikamente është opiod fentanyl, një medikament sintetik që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta. Të tjera medikamente të këtij lloji janë oxycontin dhe hydrocodon.
Raporti vjetor 2016 i Autoritetit të SHBA-së për Drogat, DEA, paraqiste se në 129 rastet e përditshme të vdekjeve nga mbidoza në vitin 2014, 52 ishin shkaktuar prejh medikamenteve me recetë për trajtimin e dhimbjeve. Këto përbëjnë 40 përqind dhe i përgjigjen numrit të 18.980 njerëzve në vit.
Në raportin vjetor 2018 DEA konstaton, se nga mesatarisht 172 raste vdekjesh në 2016 në ditë prej mbidozës, kësaj here 116 kanë vdekur prej medikamenteve qetësues të dhimbjeve. Pra 67 përqind, ose konkretisht 42.000 nejrëz.
Mjekët në SHBA japin shumë shpejt recetë
DEA përshkruan në raportin e fundit, se shumcia e personave i kanë marrë në mënyrë të pajustifikuar recetat për këto medikamente duke u ankuar për dhimbje të forta koke. Në praktikën e përditshme shumë mjekë në SHBA e japin shumë shpesh opiodin si medikament qetësues të dhimbjeve, madje ua japin atë edhe fëmijëve.
Medikamentet legale me recetë ndërkohë zenë vendin e dytë të drogave më të konsumuara në SHBA. Vetëm Marihuana përdoret prej më shumë amerikanëve me 18 milionë konsumatorë.
Konsumi i medikamentit qetësues fentanyl është aq i përhapur në SHBA dhe aq fitimprurës, sa këtë e kanë shfrytëzuar kartelet meksimane të drogës dhe kanë nisur të prodhojnë dhe të shesin ilegalisht fentanyl. Ambalazhimi është i rremë por i ngjashëm me atë që shitet legalisht. Por në medikamentin e rremë janë të përziera edhe sasi heroine, kryesisht kokainë si dhe methamphetaminë, që e bën të edhe më të rrezikshëm për konsumatorin. Ky fentanyl ilegal prodhohet në Kinë ose në Meksikë.
Vala ka mbërritur edhe në Europë
Tashmë konsumi i këtij opiodi sintetik ka mbërritur edhe në Europë. Gazeta italiane “La Stampa” (9.10) shkruante, se sipas ekspertit italian të mafies Antonio Nicasio dhe njohurive të autoriteteve italiane, mafia kalabreze Ndrangheta më 2017 ka nisur të importojë fentanyl nga Kanadaja dhe ta shpërndajë atë në Europë. “Në Europë një në pesë të rritur ankohen për dhimbje kronike”, shkruan gazeta dhe i referohet tregut potencilal për produkte si fentanyl: “Në Itali opiodet si fentanyl tashmë jepen pesë herë më shpesh me recetë krahasuar me dhjetë vjet më parë.”
“Opiodet sintetike përbëjnë një kërcënim për shëndetin, që duhet marrë seriozisht për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve nga mbidoza në SHBA dhe përhapja e tregtisë me fentanyl dhe generikët e tij në Europë”, paralajmëron raporti i sivjetëm i OKB-së për drogat. Në të theksohet gjithashtu, se kjo temë në mediet europiane deri tani nuk ka gjetur vëmendje, “është urgjentisht e nevojshme një vëmendje ndërkombëtare për këtë”.
Mall ilegal në treg prej prodhimit legal
Normalisht mendohet, që vetëm 10 përqind e drogës së kontrabanduar në nivel ndërkombëtar konfiskohet. Kjo nënkupton që me konfiskimin e një sasie prej 17 kg fentanyl në vitin 2017 në Europën Perëndimore dhe Qendrore, në këtë treg është tregtuar së paku 170 kg. Sipas raportit të OKB-së “pjesa më e madhe e kësaj lënde të tregtuar ilegalisht e ka prejardhjen nga prodhimi legal i fentanylit”. Kjo do të thotë që duhet të jenë në fokus të kontrolleve rregullisht krahas organizatave kriminale edhe sipërmarrjet që e prodhojnë legalisht fentanylin si medikament qetësues./ DW
Parlamenti i BE adoptoi një rezolutë, që e quan Rusinë burim...
Në intervistën për emisionin Opinion, Albin Kurti e bëri të ...
Në emisionin “Real Story” të mbrëmjes së sotme po diskutohet...
Profesori norvegjez Kenneth Andresen ka shpërndarë një video...
I ftuar në studion e emisionit “Opinion” për të folur për pë...
Qeveria e majtë e kryeministres Viorika Dancila në Rumani u ...
Dhënia e çmimit ‘Nobel’ për letërsinë këtë vit nga Akademia ...
Zëdhënësi për zyrën e Prokurorit në Manhatan, SHBA, ka rapor...
Ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit, Isa Mustafës dhe Vjos...
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur pak para takimit ...
Drejtuesi i qendrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi...
Kandidatja për kryeministre në Kosovë, Vjosa Osmani, ka konf...
Vjosa Osmani e LDK-së , i është përgjigjur publikisht kërkes...
Gjendja në Siri po bëhet edhe më konfuze për shkak të sulmit...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i kësaj parti...
Albin Kurti la të kuptohet në emisionin Opinion, se nëse do ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur për rin...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvillu...
I dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Ric...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Halle të Gjermanisë. Rapo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...