web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I quan "kukulla politike"/ Ish Ministri i Jashtëm zbulon kush fshihet pas letrës së 8 grave ministre

10 Tetor 2019, 17:41, Politikë CNA

Ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, ka qenë i ftuar në studion e lajmeve të “televizionit “ABC News” ku ka folur për çeljen e negociatave dhe firmosjen sot nga kryeministri Edi Rama, të deklaratës që i hap rrugën Shengenit ballkanik.

Ndërsa e ka quajtur dështim përpjekjen e Ramës për ti detyruar vëndet e BE-së të shprehen pro hapjes së negociatave, Islami ka zbuluar dhe çfarë fshihet pas letrës që tetë ministre gra të kabinetit Rama i adresuan Parlamentit hollandez, ku i kërkonin ndezjen e dritës jeshile për negociatat me Shqipërinë.

“Duke ngelur në klasë kërkon të krijojë idenë që të nxjerrë tetë gratë, tetë kukullat e tij që nuk i njeh asnjëri në Shqipëri dhe shkojnë shkruajnë tetë kukullat letër që ia jep Endri Fuga”, është shprehur Islami, pa u ndalur edhe pasi intervistuesja i ka bërë të ditur se etiketimi “Është diskriminim gjinor”.

“Ato janë kukulla. Kukulla politike se po t?i thoja kukulla do i lavdëroja, por s?janë as kukullaKukulla politike dhe përveç kukullave politike ka edhe 7 burra që janë kukulla politike, janë manekinë. Të 15 janë manekinë. Të 15-të që i bashkon ata janë pjesë e servilizmit ndaj Edi Ramës. Nuk ka të bëjë kjo me gra e me burra. Mos më kalo tek gratë se kam respekt për gratë”, ka vijuar të artikuloj ish ministri i Jashtëm, Kastriot Islami./CNA.al





Lajmet e fundit nga