web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksidenti tragjik në Korçë/ Arrestohet drejtuesi i mjetit

16 Shtator 2019, 08:25, Kronika CNA

Policia e Korçës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip Benz, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik të mbrëmjes së djeshme, ku një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë mbeten të plagosur. Mësohet se në prang aka rënë shtetasi, D.H.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar, i cili ka bërë që mjeti të përplaset me një tjetër automjet tip ?golf?, në të cilën udhëtonin 5 anëtarët e një familjeje nga Kamza.

Si pasojë e përplasjes humbi jetën 55-vjecari A.Q., baba i dy fëmijëve, ndërsa mbetën të plagosur 4 persona. mësohet se një prej të plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar mjekësor.





Lajmet e fundit nga