"Me 30 Qershor u rrëmbye pushteti vendor"/ Ish ministri i Ramës: ODIHR e konfirmoi
Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat ka lëshuar akuza kundrejt Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas Bardhit, Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, në mënyrë që të mbrojë nga sharkimi kriminelin e Ramës në Bashkinë e Vorës.
“Sipas ligjit të dekriminalizimit, kush nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet”, ka thënë Bardhi.
Deklarata e plotë
Çështja e Agim Kajmakut, i arrestuar në Greqi dhe akoma në kërkim në shtetin fqinjë, ka demaskuar Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, si një vegël e pushtetit kriminal të Edi Ramës.
Arta Marku është kapur në flagrancë duke gënjyer shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës nga dhënia e gjurmëve të gishtërinjve.
Në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën. Kjo është një gënjeshtër që nuk mund ta besojë as një fëmijë, sepse adresa e Agim Kajmakut, edhe pse nuk është e shkruar në formularin e dekriminalizimit, është botërisht e njohur ? Bashkia e Vorës, 15 kilometra larg zyrës së Arta Markut.
Mashtrimi publik i Arta Markut për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës u provua si i tillë nga Posta e Tiranës, e cila ka deklaruar se ka të gjitha dokumentet që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin për të dhënë gjurmët e gishtërinjve në datën 29 Gusht.
Ka një arsye pse Arta Marku është detyruar të gënjejë publikisht për të justifikuar mosdorëzimin e gjurmëve të gishtërinjve të Agim Kajmakut.
Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi që nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet nga funksioni shtetëror.
Agim Kajmaku është në këto kushte.
Afati taksativ që parashikon neni 8 i ligjit të dekriminalizimit është tejkaluar dhe prej datës 3 shtator, për shkak se nuk ka dhënë shenjat e gishtërinjve, Agim Kajmaku duhet të mos ishte më në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vorës.
Partia Demokratike e ka paralajmëruar që ditën e parë të denoncimit të fshehjes së krimit prej tij, se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë gjithçka që i kërkon Edi Rama, për të mos lëshuar një tjetër kriminel në pushtetin lokal.
Pavarësisht këtyre skenarëve qesharakë dhe të dëshpëruar të Edi Ramës, Agim Kajmaku, që pret të dënohet në Greqi për një krim, që ndëshkohet me 10 vjet burg, do të largohet dhe do të dalë para drejtësisë edhe për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit.
Agim Kajmakun nuk e mbron dot më as Arta Marku, as Edi Rama, as krimi i organizuar që e ka sponsorizuar atë. Të gjithë këta janë subjekte të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre kundër interesit të qytetarëve shqiptarë./CNA.al
Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjan...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi prit s...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar një ...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur lidhur me raportin e OSBE-O...
Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond ...
Pasditen e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha pritet të zhvilloj...
Në librin e tij të ri “Tirona e nonës”, gazetari Blendi Fevz...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qev...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e OSBE-O...
Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka publikuar së fundmi libri...
Ish deputeti i LSI, Petrit Vasili ka komentuar raportin e OS...
Presidenti Ilir Meta shprehet se shenjtërimi i Nënë Terezës ...
Mëngjesin e sotëm, kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 3 vje...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka z...
Sekretarit i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka koment...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një deklarate...
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, Edv...
OSBE/ ODIHR ka publikuar sot raportin final të zgjedhjeve të...
Deputetët e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Ralf G...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...