Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në Tiranë, opozita akuzoi sot drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit, se kanë pranuar dhurata, në kundërshtim me ligjin e konfliktit të interesit.
Opozita iu referua disa dokumenteve, sipas të cilave, nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku, pranoi t?i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit.
Por bashkia tha se zoti Mazniku udhëtoi bashkë me përfaqësues të firmës për të marrë në Spanjë një çmim të përbashkët.
Afro një vit më parë, në kulmin e protestës së artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para parlamentit, ku po miratohej një ligj special bashkë me planet e firmës Fusha për të ndërtuar një seri kullash shumëkatëshe dhe një teatër të ri, nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, udhëtonte drejt Spanjës në një hotel luksi, ku shpenzimet e fjetjes, së paku 900 euro në natë, i pagoi Shkëlqim Fusha, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të bashkisë së kryeqytetit.
Dokumentet u publikuan sot edhe nga Partia Demokratike e opozitës, krahas mediave online, ku shihet se si nga karta e kreditit e Shkëlqim Fushës janë paguar mbi 1800 euro për nënkryetarin e bashkisë së kryeqytetit Arbjan Mazniku, kur kaloi dy netë në një hotel luksoz të Barcelonës, edhe pse një ligj i vitit 2005 për konfliktin e interesit i ndalon rreptësisht dhurata të tilla drejtuar zyrtarëve publikë nga persona dhe subjekte private.
I pyetur sot nga ?Zëri i Amerikës? mbi këto dokumente të publikuara nga opozita dhe media online, zëdhënësi i bashkisë, dha shpjegime mbi ngjarjen ku mori pjesë zoti Mazniku një vit më parë në Barcelonë.
?Në datat 19 – 20 qershor 2018 në Barcelonë u mbajt ceremonia e dhënies së çmimeve ?European Prize for Urban Public Space 2018?, ku sheshi ?Skënderbej? fitoi Çmimin e parë, – thuhet në reagimin e bashkisë së Tiranës për ?Zërin e Amerikës?. – Ky çmim i shkoi Arkitektit ?54N4E?/Kompanisë Zbatuese “Fusha” dhe Kontraktorit – Bashkia Tiranë. Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania ?Fusha? mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, kësisoj duke mos shpenzuar fonde të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si bashkisë edhe kontraktorit për realizimin? – thuhet në shpjegimet e bashkisë së Tiranës.
Bashkia nuk ka dhënë shpjegime të tjera mbi akuzat e opozitës, sipas të cilës, firma “Fusha” favorizohet nga bashkia dhe qeveria duke fituar në 4 vjet 145 tendera me vlerë rreth 101 milion euro, nga të cilat, 85 me vetëm një operator në garë. Nga të dhënat zyrtare del se nga 145 tendera gjithsej, në 140 tendera ose 97% të tenderave total, vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.
Vetëm nga bashkia e Tiranës në vitet 2015-2019 kjo kompani përfitoi 49 tendera me vlerë mbi 40 milion euro, nga të cilat, 34 pa garë dhe në 47 prej këtyre tenderave vlera e fondit limit është thuajse e njëjtë me vlerën e kontratës.
Kjo kompani deklaroi opozita – është e lidhur ngushtë me paratë publike, veçanërisht me paratë publike të qytetarëve të Tiranës.
Sipas saj, dhurata private për zotin Mazniku është një skandal, që në çdo vend europian do të sillte pasoja penale, dhe minimum një dorëheqje të përfituesit në shkelje ligjore./VOA
Nënkryetari i PD Edi Paloka ka dhënë alarmin se vendi është ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale...
Kreu i PDK, Nard Ndoka, i është drejtuar kryeministrit Edi R...
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, gjatë një t...
Hetimi për Presidentin Ilir Meta do të rinisë me datë 2 Shta...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas l...
Prej disa ditësh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ka qen...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Disa ditë më parë, ministri për Diasporën, Pandeli Majko, në...
Zv.kryeministri Erion Braçe deklaron se drejtësia nuk do të ...
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka akuzuar...
Gazetarja e njohur Zilie Feci, ka reaguar në lidhje me situa...
Një deklaratë e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, i c...
Nga Robbie Gramer, Foreign Policy– Departamenti i Amerikan i...
Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin M...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik ...
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka i...
Pastrimi i politikës nga individë me rekorde kriminale është...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...