web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panik në Elbasan/ Merr flakë nënstacioni elektrik, rrezikohen banesat

11 Gusht 2019, 17:27, Kronika CNA

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Elbasani, ku si pasojë e një defekti mësohet se nënstacioni elektrik në lagjen “29 nentori”, ka marrë flakë.

Për shkak se përreth nënstacionit elektrik ka mjaft shkurre, flakët kanë rrezikuar të përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur dy zjarrëfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që mësohet se disa lagje aty pranë  kanë mbetur pa energji elektrike./CNA.al





Lajmet e fundit nga