Grushti i shtetit turk në Tiranë/ “Kaubojsi” kryqëzon Ramën dhe Veliajn
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Javën e fundit, Presidenti Ilir Meta është angazhuar me kthimin e një sërë ligjeve ne Kuvend, me arsyetimin se cënojnë interesat e qytetarëve.
Konkretisht ai ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend pesë ligje, si ndryshimet në Kodin Penal, ligjin për koncesionet dhe PPP-të, ligji për miratimin e kontratës për rrugën Milot-Balldren, ligjin për miratimin e kontratës për rrugën Orikum-Llogara dhe ligjin për Akademinë e Shkencave.
Por, sipas rregullave të reja që mazhoranca ka miratuar për shkurtimin e kohës dhe procedurave për shqyrtimin e dekreteve të Presidentit për rikthimin e ligjeve të miratuara në Kuvend, dekretet e kthyera mbrapsh pritet të rrëzohen.
Rregullat e reja
Në seancën e fundit të sesionit të kaluar, 19 korrik 2019, u miratuan me 106 vota pro ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.
Mes 75 neneve të ndryshuara u amendua edhe neni 86, për shqyrtimin e dekreteve të kreut të shtetit për kthimin e ligjeve.
Varianti i ri i miratuar parashikon që dekreti i Presidentit për rishqyrtim ligji futet automatikisht në programin e punës së Kuvendit dhe se komisioni përgjegjës përgatit raportin për seancën plenare me propozimin për pranimin ose rrëzimin e dekretit të Presidentit brenda 4 javëve nga data e depozitimit të tij në Kuvend, shkruan Shqiptarja.com
Ndërkaq, varianti i mëparshëm parashikonte që komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura nga Presidenti i Republikës dhe brenda 8 javëve nga data e fillimit të shqyrtimit paraqet raportin e tij.
Pra, ndryshimi i miratuar përgjysmon afatin brenda të cilit komisioni përgjegjës duhet të paraqesë në Kuvend raportin për miratimin apo rrëzimin e dekretit të kreut të shtetit.
Shkurtimi i procedurave
Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit shkurtojnë edhe procedurat për shqyrtimin e dekreteve të kreut të shtetit për kthimin e ligjeve.
Varianti i miratuar parashikon që komisioni përgjegjës e shqyrton dekretin vetëm për çështjet e paraqitura në arsyetimin për kthimin e ligjit nga Presidenti i Republikës.
Vetëm në rastin e pranimit të dekretit, raporti përmban formulimet për nene të veçanta të ligjit. Po ashtu, Kuvendi në seancë plenare voton me shumicën e kërkuar në Kushtetutë për pranimin ose rrëzimin e dekretit.
Ndërkaq, versioni i përparshëm parashikonte që raporti i komisionit përgjegjës përmban mendimin e komisionit dhe, sipas rastit, edhe propozime për nene të veçanta të ligjit.
Ngritja e monumentit përkujtimor në nder të 251 qytetarëve t...
Banorët e “Unazës së Re”, vijojnë të protestojnë, duke kërku...
Presidenti Ilir Meta i ka kthyer për shqyrtim Kuvendit një ...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur akuzave...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka r...
Në konferencën e sotme, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dekl...
Partia Demokratike i është përgjigjur sërish kryebashkiakut ...
Si një kalama i përkëdhelur dhe grindavec, kryetari i Republ...
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, sot në një dalje për ...
Komisioni i Venecias do të dërgojë një delegacion që do të v...
Pak ditë pas publikimit të dokumentarit “Narcotica”, nga tel...
Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ka krit...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Noka ka reaguar pas ngrit...
Në një moment kur vendi ndodhet në krizë politike dhe instit...
Vijon puna për luftën kundër informalitetit. Në një status n...
Kryeminsitri Edi Rama duket se ka ndyshuar shumë nga ai që k...
Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi i ftuar në studion ...
Kreu i ri bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, u është përg...
Gjatë konferencës së sotme përballë gazetarëve kreu i opozit...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka f...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...