Meta tallet me Bashën
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të ndihet fitues në humbjet...
Gazetari Mentor Kikia i ka dërguar një letër publike kreut të PD-së Lulzim Basha, ndërsa i thotë që të tregohet i përgjegjshëm, pasi kriza politike mund të jetë një fillim i ri për PD dhe kjo mundësi duhet shfrytëzuar.
Kikia i kërkon Bashës që të mos insistojë që të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit pa kudërshtar, pasi kjo nuk do të kishte asnjë ndryshim nga 30 qershori.
Gazetari i bën thirrje kryedemokratit që ta shfrytëzoj situatën dhe të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit që të mos e vras kauzën e tij.
Postimi i plotë
Basha, kriza mund të jetë një fillim i ri. Mos e digjni këtë mundësi!
(Nje leter publike per kreun e opozites)
I nderuar z, Basha!
Po ju drejtohem publikisht, në përpjekje për tërhequr edhe të tjerë në një diskutim, besoj të nevojshëm.
Opozita është duke këmbëngulur që të mbahen zgjedhjet vendore në 13 tetor, sipas datës së dekretuar nga Presidenti i Republikës. Zgjedhje të cilat socialistët i refuzojnë.
Ju po kërkoni që të zhvillohen zgjedhje pa kundërshtarë, pra të bëni të njëjtën gjë që bënë socialistët dhe aleatët e tyre në 30 qershor. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në 13 tetor, me pjesëmarrjen vetëm të kandidatëve të opozitës, cili do të ishte ndryshimi nga 30 qeshori, të cilin ju e keni denoncuar botërisht si farsë? 30 qershori nuk zgjidhet me një tjetër 30 qershor, por zgjidhet vetëm institucionalisht në Gjykatën Kushteuese.
I nderuar z kryetar!
13 tetori është një datë që i ka ngecur në dorë Presidentit të Republikës tani, dhe ju nuk duhet të humbisni as energji dhe as kohë duke kërkuar ta shndërroni atë në ditë ?historike?.
Ju provuat ta rrëzonit kryeministrin me protesta, edhe të dhunshme. Planifikuat ti ndalonit edhe zgjedhjet e 30 qershorit, po përmes akteve të dhunshme. Por ky skenar, me ndërhyrjen e SHBA-së, ra. Dhe unë nuk besoj se mund të riaktivizohet më.
Sado të urreheni, ju jeni të ?dënuar? të uleni me njëri-tjetërin dhe të diskutoni, pasi në fund të fundit ky është edhe misioni i politikës. Edhe në luftë ultimatumet negociohen.
Ne të gjithë tashmë e dimë që kriza politike nuk është një qejfmbetje udhëheqësish. Ajo është pasojë e një procesi të vazhdueshëm degradimi të demokracisë.
Shqiptarët votuan, por nuk zgjodhën në 30 qershor. Kjo nuk ishte hera e parë. Prej vitit 2009, shqiptarët kanë votuar, por nuk kanë zgjedhur. Sepse deputetët i keni emëruar ju, kryetarët e partive, përmes listave të mbyllura. Dhe kjo solli degradimin e parlamentit, pasi në lista ju futët, gjithnjë e më shumë, miqtë dhe ata që nuk ju kundërshojnë, pra servilët. Për këtë arsye sot kemi parlamentin më qesharak që ky vend ka patur që nga fitimi i pavarësisë prej Turqisë.
Korruptimi i vazhdueshëm i politikës, nevoja për të siguruar vota me çdo mjet e mënyrë, solli që politikanët dhe intelektualët të zëvendësohen gjithnjë e më shumë me tregtarë, ndërtues, trafikantë, kriminelë ordinerë apo edhe palaço estradash. Sepse ata ofrojnë paratë e tyre dhe sigurojnë vota përmes parave dhe presioneve.
Kjo bëri që edhe përgjimet skandaloze të Dibrës, pjesës dërrmuese të shqiptarëve t?u duken si gjë normale. Sepse ata të gjithë e dinë, apo e kanë përjetuar një gjë të tillë, njësoj edhe kur PD ka qenë në pushtet.
Kjo situatë nuk lindi sot, as në një ditë e as nëj një vit. Ajo u prodhua dhe u konsolidua vit pas viti, e zgjedhje pas zgjedhjesh. Por sot, në emër të së ardhmes dhe në emër të atyre që po e braktisin këtë vend, kjo duhet të zhbëhet. Dhe kjo nuk zhbëhet duke ikur Rama e duke ardhur juve. Sot në kemi shancin që këtë krizë ta shndërrojmë në një fillim të ri. Ta zgjidhim duke riparuar shumë probleme në trupin e demokracisë tonë, që zor se mund ta quash të tillë tashmë. Duhet një reformim i thellë, duke ndryshuar së pari sistemin, duke zhdukur listat e mbyllura, për t?ia kthyer pushtetin e votës popullit. Duhen bërë ndryshime të forta ligjore për të kontrolluar financimin e politikës, financimin e fushatave, paratë që derdhin vetë kandidatët-ndërtues dhe mbrojtjen prej shantazheve të votuesve. Pra, duhet bërë një pastrim i politikës, si atje në pushtet ashtu edhe tek ju në opozitë, jo thjeshtë nga njerëzit, por edhe nga paratë që ushqejnë kapilarët e saj. Ju duhet ta dini, se ka shumë shqiptarë që e ndjejnë peshën e rëndë të korrupsionit, por nuk ju shikojnë juve si zgjidhje, me të njëjtat mekanizma loje.
Ndaj, ju që e nxitët dhe morët përsipër të udhëhiqni reagimin qytetar, sot nuk duhet të turreni pas karremit të 13 tetorit, të bllokoni derën e bashkisë së Devollit, apo të vazhdoni të këndoni këngën ?Rama ik?. Që Rama të ikë me votë, që pas Ramës të ikni edhe juve, e pas jush kushdo tjetër, duhet të korigjohen defektet e mëdha të sistemit. Mos e humbisni këtë shanc për ti bërë këto. Ftoni njerëz edhe jashtë gardhit të opozitës, jo për të marrë pjesë në protesta, por për të hartuar një platformë që do të forcojë themelet e demokracisë dhe hidheni atë në tryezë. Pastaj bërtisni fort që këto ndryshime të bëhen. Do të keni pas edhe zëra të tjerë për këtë. Ani, le ti votojë këto ndryshime edhe ky parlament qesharak, rëndësi ka të bëhen.
Nëse do të vazhdoni të protestoni për 13 tetorin, atëherë dijeni që kauzën që ju konsolidoi si kryetar opozite, jeni duke e vrarë po ju vetë./CNA.al
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të ndihet fitues në humbjet...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Presidenti Ilir Meta ka shenjëstruar mëngjesin e sotëm opozi...
Presidenti Ilir Meta, po mundohet të luajë rolin kyç mes maz...
Kreu i PD -së Lulzim Basha, aksionin politik që ai pretendon...
Partia Socialiste është në krizë. Lufta që ka nisur brenda l...
Tre hotele të mëdha janë bllokuar sot në Shëngjin në kuadër ...
“Gjoba prej 140 milionë eurosh që Shqipëria duhet ti pagauj ...
Kryebashkiaku i Kamzes, Xhelal Mziu nuk ka ndërmend të lërë ...
President ii Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet ...
Bashkia e Durrësit ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e q...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste,Taulant Balla ...
Ish Presidenti Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi n...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushël...
Kreu i opozitës Lulzim Basha dënoi dhunën e gjobave ndaj biz...
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale një v...
Ish, kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka deklaruar se Rili...
Kryeministri Edi Rama ka regjistruar tre padi për shpifje të...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një skandal me uj...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ndodhet në Prevall...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...