Blofi me Bitcoin/ Gjykata “shfryn” operacionin e Policisë
Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë sot Rramush Dumanin, Ardi...
Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara e ka kaluar shkallën e parë të Vettingut me aftësi minimale profesionale.
Nuk çuditemi tashmë se derisa kishte dhe prokurorë që duheshin shkolluar për së dyti, normale që do të kishte edhe nga ata me aftësi minimale profesionale.
“Ka arritur një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, sipas parashikimit të germës ?c?, të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të firmosur nga trupa e gjyqtarëve Pamela Qirko, Alma Faskaj dhe Firdes Shuli.
Pas këtij konstatimi KPK ka dërguar për vlerësimin etik dhe profesional pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore për prokurorin Mara.
Bëhet fjalë për mosveprim në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasin Nazer Seitaj i njohur ndryshe si financieri i Habilajve, si dhe faktin e përdorimit të një makine, e cila nuk ka qenë regjistruar sipas legjislacionit në fuqi.
Ekstradimi i Seitajt i kundërligjshëm
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, me urdhrin e datës 31.1.2018, ka regjistruar procedimin penal, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për vleftësimin e akteve në lidhje me procedurën e ekstradimit të shtetasit Nazer Seitajt, sipas informacionit të dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë.
Sipas informacionit të dhënë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Prokuroria e Përgjithshme, në bazë të nenit 78 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoi nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës që të shprehet nëse mbi faktet e konstatuara në këtë rast ka apo jo shpërdorim detyre.
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi analizoi aktet e vëna në dorëzim nga Prokuroria e Përgjithshme (ku gjendeshin materialet e vëna në dispozicion nga secila prokurori e shkallës së parë), pasi konstatoi se Ministria e Drejtësisë kishte kryer procedurat për ekstradimin e shtetasit Nazer Seitajt dhe pasi konstatoi se ekstradimi, në kushtet e hetimit të këtij shtetasi nën masën e arrestit me burg për llogari të procedimit penal nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është në kundërshtim me ndalimet e parashikuara në germën ?c?, të nenit 491, të Kodit të Procedurës Penale, me urdhrin e datës 31.1.2018, urdhëroi regjistrimin e procedimit penal për veprën penale ?shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga nenin 248 të Kodit Penal.
Me kërkesën e datës 8.5.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës i ka kërkuar gjyqtarit të seancës paraprake të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pushimin e procedimit penal të datës 31.1.2018, për veprën penale ?shpërdorimit të detyrës? parashikuar nga nenin 248, të Kodit Penal, bazuar në shkronjën ?b?, të nenit 328/1 dhe 329/a të të Kodit të Procedurës Penale.
Në argumentimin e kërkesës, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës vlerëson se, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda nuk është përfshirë në procedurat e ekstradimit të shtetasit Nazer Seitaj, por nga hetimi ka rezultuar se ka pasur një mosveprim nga ana e saj në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Prokuroria argumenton se, në parim, është Ministri i Drejtësisë subjekti të cilit ligji procedural i njeh të drejtën për të vlerësuar pezullimin e ekzekutimit të ekstradimit, derisa gjykimi apo dënimi i personit ndaj të cilit është lejuar ekstradimi të ketë mbaruar apo të vendosë dorëzimin e përkohshëm të personit në fjalë, ose, nëse e vlerëson oportune, të kërkojë që dënimi i dhënë në Shqipëri të njihet apo të vijojë të ekzekutohet në shtetin kërkues, në bazë të nenit 500 të Kodit të Procedurës Penale.
Por kjo situatë ligjore e procedurale nuk e pengon mbrojtjen apo prokurorin që t?i drejtohet Ministrit të Drejtësisë dhe t?i kërkojë apo t?i vërë në dukje apo të sugjerojë pezullimin e dorëzimit apo dorëzimin e përkohshëm apo të tjerat sipas nenit 500 të Kodit të Procedurës Penale.
Në rastin konkret, në analizën e elementeve të veprës penale, prokuroria konstaton se mungojnë ana subjektive (dashje e drejtpërdrejtë) dhe pasoja e pariparueshme, si dy elemente të kërkuara nga neni 248 i Kodi Penal, që të mund të kemi veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi hetimi ndaj shtetasit Nazer Seitaj për llogari të procedimit penal të hapur tashmë, mund të vijojë pa pengesë, sipas mënyrave të tjera të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, duke çmuar se faktet mund të përbëjnë shkak për procedim disiplinor.
Prokurori Mara kapet mat
Komisioni çmon se nga ana e prokurorit Vladimir Mara ka pasur mosveprim në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
Në çmuarjen e këtij rasti, në kuadër të rivlerësimit kalimtar, mbështetet në dispozitat ligjore të parashikuara në pikën 1, të nenit 74 (aftësia organizative), të ligjit nr. 96/2016, ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, sipas të cilit: ?1. Me anë të kriterit të aftësisë organizative vlerësohet […] aftësia për të administruar dosjet gjyqësore, duke shmangur rrethanat, të cilat nuk varen nga magjistrati dhe që kanë efekt negativ në rezultatet e vlerësimit.?
“Komisioni, në analizë të provave të administruara gjatë hetimit çmon se, nga subjekti, Vladimir Mara ka pasur mosveprim në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, element ky i rëndësishëm në ushtrimin e detyrës si prokuror dhe, për këtë arsye, ta dërgojë këtë çështje pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me qëllim që ta shqyrtojë në bazë të nenit 100 e vijues 31 të ligjit 96/2016, datë 6.10.2016, ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?./CNA.al
Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë sot Rramush Dumanin, Ardi...
Një 75-vjeçar në Elbasan ka denoncuar zhdukjen e të birit, A...
Shtëpia dhe familja e Armando Dukës, janë marrë nën mbrojtj...
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjsh...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Person...
Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar emrin e të vetmit shqiptar...
Gazetari Elton Qyno, ka zbardhur detaje të reja lidhur me vr...
Gjashtë shqiptarë janë vrarë në Amerikën Latine gjatë 5 vite...
Policia e Gjirokastrës ka vijuar kontrollet për parandalimit...
Është zbardhur dëshmia e Fetah Marrës, i cili mbyti fqinjen ...
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vepr...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjet e rën...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në baz...
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bledar Muçës në Aartse...
Një 17 vjeçar ka vrarë sot me armë zjarri një 65 vjeçar në e...
Një vrajse me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Manati n...
Një krim i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fsh...
Policia ka vënë në pranga shtetasin D.A dhe ka shpallur në ...
Një i moshuar ka humbur kontaktet me familjarët në fshatin S...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin me inicialet F.P, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...