“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me 3-vjetorin e miratimit të ndryshimeve Kushtetuese për Reformën në Drejtësi.
Kryemadhi shkruan se implmentimi i Reformës në Drejtësi është deformuar nga ?rilindasit?, gjë që, sipas saj, ka sjellë situatën kaotike në vend, me mungesën e institucioneve.
Postimi i plotë
Sot, 3 vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, nuk është realizuar ende ajo që miratuam me 140 vota dhe konsensus kombëtar në 21-22 korrikun e vitit 2016. Sistem drejtësie i pavarur, me integritet, me standarde perëndimore për të dhënë drejtësi për qytetarët, luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin qeveritar. Një sistem ku nuk do të kishte më ndikim qeveria, por me pavarësinë e tij sistemi do të jepte drejtësi dhe çdokush do të ishte i barabartë para tij.
Ky ishte momenti kyç që i dha mundësi Shqipërisë të merrte rekomandimin e parë pozitiv, po atë vit nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave. Ishte vullneti për konsensus, dialog politik por edhe vendosmëria jonë për të miratuar këtë reformë. Deformimi i bërë, me koshiencë të plotë nga rilindasit, në implementimin e paketës së reformës në drejtësi që hartuam me ndihmën e partnerëve ka çuar në situatën aktuale kaotike dhe pa pasur ende institucionet kyçe të drejtësisë dhe tërësinë e funksionimit të shtetit të së drejtës.
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ka çuar në miratimin me forcën e kartonit të verbër të ligjeve antikushtetuese në Parlament, të propozuara nga maxhoranca rilindase. Ligje që janë qartësisht në dëm të interesit publik, por pa asnjë mundësi reale ku mund të mbrohet qytetari përballë arrogancës, paligjshmërisë dhe arbitraritetit të qeverisë.
Mungesa e Gjykatës së Lartë ka çuar në mbi 30.000 çështje të bllokuara për gjykim, ku qytetarët nuk fitojnë dot të drejtën e tyre. Në vend të barazisë para ligjit, sistemi i kapur i drejtësisë prej organizatës së Rilindjes është kthyer në promotorin më të madh të pabarazisë ndaj qytetarit dhe interesit publik përballë qeverisë dhe interesave korruptive të pushtetit.
Ligji për Teatrin; ku prona publike rrëmbehet për t?ia dhuruar një oligarku, i cili tashme na është kthyer si një bashkëpronar 50% me 50% në Bashkinë e Tiranës.
Ligji për Dividendin është i vetmi në jurisprudencën botërore që ka fuqi prapavepruese. Ata që nuk përfitojnë nga ky pazarligj janë biznesi i vogël dhe i mesëm, profesionistet e lirë dhe të gjithë qytetarët, që jetesën e tyre e sigurojnë nga puna e ndershme, të cilëve çdo muaj u mbahet tatimi mbi të ardhurat direkt nga paga ose të ardhurat e tyre. Ky pazarligj i jep të drejtën kompanive që kanë miliona euro fitime të grumbulluara në vite, pa derdhur detyrimet fiskale, të paguajnë tatimin mbi fitimet më pak se 99% e qytetarëve shqiptarë.
Koncesionet dhe PPP e tej fryra në kosto për të zhvatur sa më shumë para drejt llogarive offshore të qeveritarëve, duke sjellë vrasjen e konkurrencës së ndershme dhe përqendrimin në 3-4 duar oligarkësh të të gjithë të ardhurave nga taksat e shqiptarëve, janë vetëm disa prej rasteve ku dëshmohet qartë se çfarë sjell mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë.
Gjithashtu një deformim i jashtëzakonshëm i konsensusit të reformës në drejtësi dhe rekomandimeve të Komisionit të Venecias është zgjedhja e Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme me 69 vota. Pikërisht prishja e rregullave të lojës demokratike nga verbëria e kartonëve solli edhe atë që pritej nga ky votim, heshtjen e organit të akuzës përballë skandaleve të korrupsionit qeveritar dhe akteve kriminale të pushtetarëve në deformimin e votës së lirë në bashkëpunim me bandat e krimit të organizuar.
Tashmë sot çdo qytetar shqiptar e ka të qartë se çdo të thotë deformimi i qëllimtë i reformës në drejtësi. Nga njëra anë kemi qytetarët, që ndiqen penalisht se protestojnë të mbrojnë të drejtën e votës së lirë, të pronës, kundër taksave kriminale dhe heshtjen e plotë me skandalet e pushtetit.
Pas më shumë se një viti ende nuk kemi një të pandehur për skandalin e tenderit të ndërtimit të Unazës së Re dhe të OST në vlerën e 33 milion eurove, ku falsifikuan dokumentet ditën për diell edhe në sy të gjithë shqiptarëve. Po ashtu dosjet e rënda, 184 dhe 339 me blerje votash, intimidim votuesish me bukën e gojës dhe vendin e punës, me presione të bandave kriminale ndaj votuesve ku shihet qartë si shpërdorohet posti zyrtar, si nëpërkëmbet shteti, si nuk pyetet as për ligj dhe as për të drejta të votuesve, flenë të qeta derisa t?i vijë koha që të mbyllen procedurialisht. Këto janë ?rezultatet? e prekshme të deformimit të ndryshimeve kushtetuese dhe konsensusit të arritur të 21-22 korrikut të tre viteve më parë.
Tre vite më parë, ne si LSI, votuam me bindje, se ky ndryshim që prisnim do të forconte Shqipërinë. Do të rriste besimin e brezit të ri për të qëndruar në Shqipëri. Do të krijonte kushtet e konkurrencës së ndershme dhe do joshte investitorët e huaj për ta parë Shqipërinë si një vend ku mund të investohej. Për t?i dhënë mundësinë investimeve të huaja, për të hapur vende pune të mirëpaguara, aq të domosdoshme sot, që shqiptarët të mos braktisin vendin. Për të zhvilluar ekonominë dhe për më shume progres në jetesën e shqiptarëve.
Pavarësisht, të gjitha defekteve të deritanishme të reformës, të cilat nuk vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të bëra për t?i hapur rrugë reformës në drejtësi, por janë si devijime që i janë bërë kësaj reforme nga mazhoranca për të mbrojtur veten, ortakët e tyre në ekonomi dhe bashkëpunëtoret e tyre në krimin e organizuar, unë dhe LSI sot jemi edhe më të vendosur se 3 vite më parë në nevojën imediate për reformën në drejtësi, për çlirimin e saj nga kapja politiko-klienteliste, të pavarësimit dhe rritjes së integritetit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri./CNA.al
Majk është kthyer në një nga reperët më të pëlqye dhe të kom...
Ditën e djeshme një foto e këngëtares Xhensila Myrtezaj push...
Moderatorja Luana Vjollca është kritikuar shumë herë për pas...
Një 57- vjeçar shqiptarë, i identifikuar si Konstandin Sotir...
Ajo është një nga moderatoret që publiku e do shumë dhe e mb...
Partisë Socialiste do të mbajë ditën e nesërme, dt. 23 korri...
Sezoni i verës filloi herët për shumë nga vajzat e njohura t...
Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet so...
Shtatëmbëdhjetë iranianë thuhet se kanë spiunuar për CIA-n n...
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot ankimimet e BINDJES DEMOKRATIKE,...
Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale k...
Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj, kohët e fu...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme n...
Për modelen e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, sot është n...
Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme në kurorën e pishav...
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, zhvilloi sot një takim me amba...
Këngëtarja Eni Koçi është cilësuar shpesh si një nga vajzat ...
Enca është një nga vajzat më të komentuara të shtypit rozë. ...
Në shumë media përflitet për një lidhje të mundshme dashurie...
Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në fshatin Mall...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...