Horoskopi ditor 16 korrik 2019/ Zbuloni surprizat e ditës së sotme për 12 shenjat e zodiakut
Kjo e martë do të jetë e mbushur me tensione dhe diskutime, ...
Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend dy ligje, duke refuzuar kështu dekretimin e tyre.
Ndërsa pak më parë, Meta refuzoi të dekretojë ligjin për ligjin nr. 37/2019, për privatizimin e shoqërive tregtare, Presidenca bën të ditur se kreu i shtetit ka refuzuar edhe ligjin për disa shtesa dhe ndryshimë në ligjin NR. 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore?./ CNA.al
Arsyet e kthimit të ligjit nr. 38/2019
?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore??
Të nderuar deputetë,
Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 20 qershor 2019, ka miratuar ndër të tjera dhe ligjin nr. 38/2019, ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore??.
Me shkresën nr. 2596 prot., datë 26.06.2019 të Kuvendit, ky ligj është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, praktikë kjo e administruar me nr. 2003 prot., datë 26.06.2019.
Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare mbi propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji rezulton se ligji i miratuar në Kuvend ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore??, ka si qëllim kryesor që nëpërmjet ndryshimeve të propozuara sipas nenit 1 të tij, ai synon të nxisë dhe fuqizojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë, si dhe të mbrojë interesat e shtetit brenda fushave të përgjegjësisë.
Gjatë zbatimit të ligjit nr.139/2015, është evidentuar nevoja për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, si edhe nevoja për krijimin e mekanizmave ligjorë në nivel vendor sa i takon zhvillimit të raporteve me diasporën.
Pikërisht realizimi i këtij qëllimi është parashikuar me miratimin e nenit 1 dhe nenit 2 të ligjit nr. 38/2019 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore??.
Një tjetër ndryshim i propozuar me ligjin nr. 38/2019, është edhe ndarja e kompetencave të Këshillit Bashkiak në rastet e tjetërsimit të pronës me të drejtën për dhënien në përdorim. Njëkohësisht me këto ndryshime është zgjeruar koncepti i tjetërsimit të pronës publike duke shtuar brenda tij dhe të drejtën e zhvillimit të pronës nga organet e pushtetit vendor.
Konkretisht nëpërmjet ligjit nr.38/2019, synohet të ndryshohen nenet 54 dhe 55 të ligjit nr.139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore?, që parashikojnë detyrat dhe kompetencat e Këshillave Bashkiakë, mënyrën e vendimarrjes dhe kuorumin e nevojshëm për çdo lloj vendimmarrje të këtyre organeve përfshi këtu dhe vendimmarrjet për tjetërsimin e pronës publike.
Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, rezulton se ndryshimet e propozuara në nenet 54-55 të ligjit nr. 139/2015, nuk janë propozuar nga Këshilli i Ministrave, por ato janë propozime të paraqitura nga relatori i projektligjit në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë dhe të mbështetura nga anëtarët e Komisionit.
Ky projektligj është shqyrtuar në dy komisione në Kuvendin e Shqipërisë, konkretisht në Komisionin për Politikën e Jashtme që kanë lidhje me ndërhyrjet të realizuara me nenin 1 të ligjit nr. 38/2019, si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut përsa i takon pjesës tjetër të ligjit të miratuar.
Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 38/2019, duke ju referuar përmbajtjes së aktit të dërguar për dekretim dhe shpallje, praktikës parlamentare të ndjekur për këtë qëllim dhe legjislacionit ekzistues.
Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar në raport me interesin publik.
Në përfundim të këtij shqyrtimi, Presidenti i Republikës vlerëson të evidentojë se dispozitat e nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, janë një hap shumë pozitiv i Kuvendit të Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.
Nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, shteti shqiptar bën një hap të rëndësishëm drejt procesit të implementimit të reformës ligjore dhe institucionale për ndërtimin e marrëdhënieve të natyrshme të atdheut me shtetasit e vet, nëpërmjet dhënies së shërbimeve për diasporën dhe migracionin.
Nisur nga këto qëllime shumë pozitive Presidenti i Republikës, shpreh dakordësinë e tij për realizimin e shtesave në ligjin ekzistues nr. 139/2015, që bëhen të mundura nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore??.
Nga ana tjetër, referuar përmbajtjes së nenit 3 dhe nenit 4 të ligjit nr. 38/2019, objekt i këtij shqyrtimi Presidenti i Republikës, ka arritur në përfundimin se propozimi i relatorit për realizimin e ndryshimeve ligjore në nenin 54-55 të ligjit nr. 139/2015, cenon procesin vendimmarrës së Këshillave Bashkiake në lidhje me tjetërsimin e pronave të tyre. Këto ndryshime janë të pajustifikuara, pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarrjet e Këshillave Bashkiake nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimit të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor.
Bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr. 38/2019 ?Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore??, i duhet kthyer Kuvendit, me qëllim rishikimin e neneve 3 dhe 4 të këtij ligji.
Konkretisht:
Në nenin 54/e të ligjit aktual nr.139/2015 ?Për vetëqeverisjen vendore?, parashikohet shprehimisht se:
Neni 54
Detyrat dhe kompetencat e Këshillit Bashkiak
Këshilli Bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:
e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
Ndërkohë që në nenin 55, pikat, 3 dhe 4, parashikohet se:
Neni 55
Votimi
Nuk ndalet Meta/ Refuzon dekretimin e një tjetër ligji
Kjo e martë do të jetë e mbushur me tensione dhe diskutime, ...
Tre raste vdekjesh janë regjistruar në orët e para të mëngje...
Një ngjarje e rëndë në New York ka tronditur opinionin publi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar më...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka refuzuar dekretimin e ...
Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka dhënë alarmin se Shqipëri...
Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mën...
Pesë persona në Lazarat janë arrestuar në flagrancë nga poli...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ...
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rr...
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në...
DASHI 21. mars – 20. prill Kjo e martë do të jetë e mbushur...
Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në r...
Disa diplomatë, OSBE-ja, shoqatat ndërkombëtare të lirisë së...
Ndërkohë që në Shqipëri debati për SOROS-in është në kulmin ...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Kavajës, t...
Me kërkesë të njëzetë e tetë deputetëve të Partisë Socialist...
Ambjentalisti Sazan Guri, ka reaguar ashpër për rritja e tak...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...