web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja e "dosjeve të nxehta"/ Si ka ndryshuar në 15 vite pasuria e Liljana Bakut

8 Korrik 2019, 10:42, Aktualitet CNA

Prokurorët  dhe gjyqtarët janë vënë në shënjestër për shkak të Vettingut.

Procesi në fjalë hodhi dritë mbi një realitet të rëndë që deri vonë quhej perceptim, kur shkruhej për gjyqtarët dhe prokurorë të korruptuar, të lidhur me krimin apo dhe të paaftë.

Sigurisht që ka edhe prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm që kanë dhënë vendime të rënda.

Liljana Baku është gjyqtarja e Krimeve të Rënda, që ka dhënë vendime për çështje tejet të “nxehta” penale.

Gjyqtarja Baku ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për ?grupin terrorist? të Imamëve.

Kujtojmë se gjatë leximit të vendimit nga kryesuesja e trupës gjykuese, gjyqtarja Liljana Baku, ata i janë drejtuar me fjalët: ?Shumë shpejt do ta merrni dënimin?.

Gjithashtu e njëjta gjyqtare Baku, ka marrë vendimin kundër nipit të diktatorit Hoxha, i kapur në krimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Ermal Hoxha, që tashmë është në liri, ishte një nga anëtarët e një rrjeti të përpunimit dhe trafikimit të kokainës. Gjithnjë, sipas organit të akuzës, në dosjen hetimore gjendeshin përgjime telefonike dhe përgjime ambientale, që provonin komunikimet e Hoxhës me të dyshuarit e tjerë, si edhe hyrje daljet e tij në laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë.

Gjyqtarja Liljana Baku ka pasur në duar edhe çështjen e Nezar Seitit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve dhe që më vonë u ekstradua në Itali.

Gjyqtarja në fjalë e cila ka kaluar në duar dosje të nxehta penale, kur vjen puna tek pasuria rezulton e varfër.

Ndryshe nga kolegët e saj, burimet e të ardhurave ajo i ka nga paga e saj dhe bashkëshortit.

Sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, gjyqtarja Baku, deklaron si burim të ardhurash edhe qira nga dy objekte në emër të bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Liljana Baku.

Viti 2003

Shtëpi banimi, ndërtuar pas 1990, me vlerë, 3.5 milion lekë.

Pagesa nga Ministria e Drejtësisë, 0.396 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga për 10 muaj, 807 200 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një objekti, 180 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një objekti për katër muaj, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga për dy muaj nga Ministria e Drejtësisë, 33 000 lekë.

Viti 2005

Në objektin ish depo drithi në Laprakë, është bërë ndërrimi i catisë, në vlerën 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga, Gjykata e Krimeve të Rënda, 180 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një objekti në Korçë, 180 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ish objektit depo drithi në Laprakë, 140 000 lekë.

Viti 2006

Shtesë një kat në shtëpinë ekzistuese me sip.120 m2, në Tiranë, 2 800 000 lekë.

Kursime 900 000 lekë.

Të ardhura nga paga e 13, shpërblimet, puna jashtë orarit, 1 108 430 lekë.

Të ardhura nga qira e magazinës në Korçë, 240 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e ish objektit depo drithi në Laprakë, 840 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 600 000 lekë.

Kredi për shtëpi, 25 000 euro.

Viti 2007

Shtesë, vlera monetare, 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga e 13, shpërblimet, puna jashtë orarit, 1 172 565 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, në sektorin privat, 240 000 lekë.

Të ardhura nga qira e magazinës në Korçë, 240 000 lekë.

Të ardhura nga nga qiraja e një objekti në Tiranë, për dy muaj, 80 000 lekë.

Viti 2008

Shtesë në pasuri të luajtshme, 500 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, në sektorin privat, 750 000 lekë.

Të ardhura nga qira e magazinës në Korçë, 240 000 lekë.

Viti 2009

Kursime vjetore, 500 000 lekë.

Shtesë në pasuri të luajtshme, 350 euro.

Të ardhura nga paga e 13, shpërblimet, puna jashtë orarit, 1 172 143 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, në sektorin privat, 900 000 lekë.

Të ardhurat nga interesat bankare prej 15 000 euro, në shumën 525 00 euro.

Të ardhura nga qira e magazinës në Korçë, 100 000 lekë.

Viti 2010

Shtesë nga kursimet, 1 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 1 281, 878 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, në sektorin privat,1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si person juridik, 360 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e magazinës në Korçë, 240 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një pjesë të objektit në Tiranë, në shumën 300 000 lekë.

Viti 2011

Shtuar pasuria, 1 800 000 lekë.

Një makineri për prodhimin e eleve të cepit, 17 050 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 1320386 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si person juridik, 1809165 lekë.

Të ardhura nga qiraja e magazinës në Korçë, 240 000 lekë

Të ardhura nga qiraja e një pjesë të objektit në Tiranë, në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga kujdestaria e bashkëshortit mbi vajzën, 111 600 lekë.

Viti 2012

Shtuar pasuria, 1 868 060 lekë.

Makineri për kthim llamarine në Kinë, 8000 dollarë dhe transporti, 4 000 dollarë.

Shuma e pagesës për kujdestarinë e vajzës, 168 397 94 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 1442803 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si person juridik, 1 868 060 lekë.

Viti 2013

500 m2 truall, si parcelë ndërtimore e shtëpisë së banimit, me vlerë 2 174 600 lekë dhe 2 320 000 lekë bono privatizimi.

Një automjet i markës Mercdez Benz, 1 500 euro.

Shuma në lekë, 1 942 035 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 1 331 557 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si person juridik, 2 902 035 lekë.

Të ardhura nga qiraja e magazinës në Korçë, 240 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 707 158 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura neto nga aktiviteti privat si person juridik, 1 184 172 lekë, pjesa takuese 50 %.)

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si administrator i një aktiviteti privat, 900 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dhënia me qira e gjysmës së objektit të ndodhur në Korçë, 120 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga ndihma për paaftësi dhe kujdestaria mbi vajzën, 234 000 lekë.
Djali, bursa të përfituara në shkollën 9-vjeçare, 54 000 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 000 euro, me afat 20 vjet, detyrimi financiar i pashlyer 19 037 euro.
Djali, llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, 140 898 lekë.

Viti 2015

Pasuria e shtua me vlerën, 1 400 000 lekë.

Pasuria e shtua me vlerën, 220 000 lekë.

Pasuria e shtua me vlerën, 199 040 lekë.

Blerë makinë, 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 672 848 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura neto nga aktiviteti privat si person juridik, 1028367 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga si administrator i një aktiviteti privat,600 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dhënia me qira e gjysmës së objektit të ndodhur në Korçë, 120 000 lekë.
Bashkëshorti, të ardhura nga ndihma për paaftësi dhe kujdestaria mbi vajzën, 199 040 lekë.

Viti 2016

Gjendje cash, 600 000 lekë.

Pasuria u shtua me 243 600 lekë.

Pasuria u shtua me 519 120 lekë.

Studimet e djalit në Belgjikë, 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare1 637 949lekë.

Bashkëshorti, të ardhura neto nga aktiviteti privat 519 120 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura 1 659 664 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dhënia me qira e një objekti të ndodhur në Korçë, 120 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një objekti në Laprakë, 472 500 lekë.

Viti 2017

Bashkëshorti, shtesë në lek, 147 354 lekë.

Shtesë cash 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare, 1 736 951 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura neto nga aktiviteti privat, 639 360 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortit si person juridik, 2 264 243 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dhënia me qira e një objekti të ndodhur në Korçë, 120 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një objekti në Laprakë, 567 000 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare gjendje, 432 132 29 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortit, 274 919 7 lekë.

Gjendje cash, 650 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortit, 1 217 000 lekë.

Të ardhura si gjyqtare, 1 723 146 lekë.

Të ardhura nga shkolla e magjistraturës, 50 815 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortit si person juridik, 2 719 740 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit, 903 500 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga dhënia me qira e një objekti të ndodhur në Korçë, 120 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja e një objekti në Laprakë, 1 227 720 lekë./CNA.al

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga