“Thikën në fyt rojes”/ Arratisen katër të burgosur në Greqi, mes tyre dhe shqiptarë
Katër të burgosur, mes të cilëve dy shqiptarë, janë arratisu...
Qeveria shqiptare ka harxhuar vitin e kaluar për të mirëmbajtur të gjitha akset rrugore në vend 1,5 miliardë lekë ose 12 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare të buxhetit. Kjo sasi fondesh u përdor për akset nacionale kombëtare dhe ato lokale ndërqytetase në të gjithë vendin, të cilat sipas të dhënave të Ministrisë së infrastrukturës janë rreth 3800 kilometër, nga të cilat 1400 kilometra jenë rrugë kombëtare. Duke pasur parasysh që mirëmbajtja shkon kryesisht për rrugët kombëtare, kosto e mirëmbajtjes për kilometër është rreth 7,400 euro.
Një shumë e ngjashme edhe më e ulët është dhënë edhe vitet e kaluara. Por shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve pritet të kushtojë shumë më tepër në kontratat koncensionare të sapo nënshkruara nga qeveria shqiptare.
Sipas kontratës koncensionare PPP për ndertimin e aksit 17 kilometër Milot ?Balldren mirëmbajtja vjetore do të kushtojë 1.25 milionë euro dhe fillon vitin e gjashtë të projektit, në total 10 milionë euro. Vlera vjetore e mirëmbajtjes së 17 kilometrave nëpërmjet PPP-së për rastin Milot ?Balldren është sa 12.5 për qind e fondit aktual që qeveria shqiptare angazhon për mirëmbajtjen e rreth 3800 kilometrave.
Në akset më PPP mirëmbatja fillon në gjashtë vitet e fundit pasi 3-4 vite do të zgjasin punimet, teksa për dy vite pas përfundimit të punimeve supuzohet se nuk ka nevojë për mirëmbajtje dhe nëse ka, ato mbulohen nga vetë fondet e kompanisë. Për PPP Milot ?Blldren mirëmbajtja kushton 10 milionë euro për të gjithë periudhën.
Teksa qeveria po kontrakton punime në rrugë me kontrata PPP me kosto tepër të larta, përdorimi i fondeve që shkojnë për mirëmbajtjen e këtyre koncensioneve është po aq i shtrenjtë.
Qeveria kur ideoi ndërtimin e rrugëve me PPP arsytoi se kostot për mirëmbajtjen e tyre do të ishin shumë të ulta pas ndërtimit. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së infrastrukturës në atë kohë duke qenë se kompanitë do të kujdeseshin për mirëmbajtjen 6 vitet e fundit të koncensioneve do të kryenin punime cilësore në mënyrë që të shmanginin kostot e mirëmnbajtjes më vonë. Por në kontratat finale të PPP-ve mirëmbajtja vjen me kosto të larta gjithashtu.
Projektet e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë një vrimë e zezë në hitorinë e shpenzimeve publike, pasi miliona euro janë investuar në disa akse për të cilat janë harxhuar vetëm disa kova me bojë.
Kulmi arriti në investimin e përmirësimit të sinjalistikës në Autostradën Tiranë-Vorë, degëzimi i Rinasit ku qeveria harxhoi gati 5 milionë euro disa vite më parë vetëm për ndricimin dhe mbjelljen e pemëve zbukuruesë, të cilat më vonë u bënë shkak për përmbytjen e autostradës duke sjellë miliona euro dëme për biznesët e zonës për disa vite rresht.
Projekti Milot-Balldren
Kostot e projektit të rrugës Milot ? Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, një koncesion i pakërkuar i dhënë kompanisë A.N.K është 213.6 milionë euro plus TVSH-në, sipas propozimit financiar, pjesë e kontratës së koncesionit/PPP.
Nga kjo shumë, financimi i kompanisë është 140 milionë euro, sipas specifikimeve në kontratë, nga të cilat një hua bankare prej 70 milionë eurosh, e cila do të merret nga një ose më shumë institucione financiare, financimi nga furnitorët prej 19.5 milionë euro dhe 52 milionë euro kompania premton se i ka nga kapitali i vet.
Pjesa e mbetur prej 72 milionë eurosh do të shkojë për pagim interesash dhe fitimin e kompanisë, teksa kjo shumë përbën rreth 34% të totalit (pa TVSH), ose rreth një të tretën e kostos totale të rrugës, çka e çon koston totale për kilometër në 15 milionë euro për kilometër (përfshirë TVSH), më të shtrenjtat në Europë (Sipas WorldHighways, kostot më të shtrenjta të ndërtimit të autostradave në Europë (përjashtuar terrenet shkëmbore) janë në Austri me 12.87 milionë euro / km. Vendi tjetër më i shtrenjtë është Hungaria në 11.21 milionë euro / km, e ndjekur nga Sllovakia në 9.56 milionë euro / km dhe pastaj Republika Çeke në 8.86 milionë euro / km. Në anën tjetër të spektrit, shpenzimet në Danimarkë janë vetëm 5.89 milion ? / km, në Kroaci 6.68 milion / km, në Slloveni 7.29 milion / km dhe në Gjermani 8.24 milion / km)./ Monitor
Katër të burgosur, mes të cilëve dy shqiptarë, janë arratisu...
Fillimi i javës do të shoqërohet me reshje shiu dhe stuhi me...
DASHI 21. mars – 20. prill Sot do ju ndodhe diçka e veçante...
Menjëherë pas mbylljes së protestës kryetari i PD-së, Lulzim...
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar sërish në l...
Ish kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili n...
Ambasada e SHBA-së ka reaguar pas protestës së opozitës që u...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha menjëherë pas mb...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar n...
Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj dhunës n...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, në një prononcim të shkur...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij përmbyll...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kundërpërgji...
Leonard Olli, kandidati i partisë së re “Bindja Demokratike”...
Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ka reaguar për...
Ka shkuar në pesë numri i efektivë të Policisë së Shtetit, t...
Policia i është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës p...
Ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur për hapjen e fushatë...
Protesta e opozitës e shoqëruar me tension dhe dhunë, është ...
Ish kryeministri Sali Berisha, i pyetur se sa do të zgjasë p...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...