web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Nga tullumbacet tek blindimi i policisë/ Çfarë pritet të ndodhë në protestë

2 Qershor 2019, 16:59, Aktualitet CNA

Ndërkohë që ka nisur grumbullimi i protestuesve përballë godinës së Kryeministrisë për protestën e shtatë kombëtare,  nga mesazhet e deritanishme, duket se protesta do të jetë paqësore.

Ashtu si në protestën e kaluar, edhe këtë herë, 250 të rinjt e FRPD, kanë vendosur shiritat e bardhë në krah, ndërsa dhjetra tullumbace të bardhë me mbishkrimin ?Rama ik!? pritet të lëshohen gjatë protestës.

Së bashku ata do të formojnë flamurin e BE duke shpërndarë një prej mesazheve kryesore të opozitës, “Shqipëria si e gjithë Europa”.

Gjithashtu për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar 1700 efektivë policie./CNA.al





Lajmet e fundit nga