web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përmbytjtet në Elbasan/ Balla pranë familjeve të prekura

1 Qershor 2019, 19:32, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka inspektuar në terren  dëmet e shkaktuara nga reshjet masive që përfshinë Elbasanin pasditen e sotme.

Bashkë me Gledian Llatja, Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini , ata panë nga afër dëmet për fillimin e punës dhe normalizimin e situatës.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Balla shkruan se Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës.

Postimi i plotë:

Rreth orës 17.30 ditën e sotme një shi i dendur dhe breshër, si asnjëherë tjetër u shpreh një banor, goditi një pjesë të Elbasanit duke shkaktuar më pas përmbytje në Lagjen e 5 Majit. Janë të shumta familjet të cilat janë prekur nga niveli i lartë i ujit që në disa shtëpi shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajosje elktro-shtëpiake.

Bashkë me Gledian Llatja, Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini ishim në këtë lagje për të parë nga afër dëmet dhe fillimin e punës për normalizimin e situatës. Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës.

#eGjithëVëmendjapërJu/CNA.al





Lajmet e fundit nga