web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjashtë apartamente nga Tirana në Sarandë/ Komisionerja e Vettingut si biznesmene

1 Qershor 2019, 11:47, Aktualitet CNA

Komisionet e Vettingut,  fillimisht duhej të kishin kaluar vetë në këtë proces dhe më pas të hetonin gjyqtarët dhe prokurorët.

Është absurde që disa njerëz që rezultojnë të mbytur në pasuri dhe që më herët ndaj tyre ka pasur dyshime për çështje të caktuara, të merren me pastrimin e drejtësisë.

Në fakt një gjë e tillë është e pamundur prandaj edhe Vettingu ka degraduar në dystandartizimin.

Një numër jo i vogël i komisionerëve të Vettingut janë vetë për t’u hetuar nga Prokuroria. Por, nga cila Prokurori? Cili prokuror do të guxonte të merrej me hetimin e pasurisë së tyre.

Në këto rrethana, nuk mund të pretendohet se Gjykatat dhe  Prokuroritë do të pastrohen nga këto komisionerë. CNA.al ka siguruar pasuritë e të gjithë komisionerëve të Vettingut dhe një pjesë e tyre nuk kanë asnjë dallim nga gjyqtarët dhe prokurorët që janë cilësuar si të inkriminuar.

Në fokusin e CNA.al këtë të radhë do të jetë anëtarja e KPK -së, Firdes Shili, e cila vetëm pak ditë bashkë me kolegët e saj konfirmuar në detyrë një gjyqtar të dënuar më herët.

Sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, reazulton se komisionerja Firdes Shuli, “noton në pasuri”. E njëjta më herët është lakuar në media për falsikimin dokumentesh, ndërsa ka ushtruar detyrën e noteres.

Madje deri në atë pikë sa nuk ka ditur ta paqyrojë pranë ILDKPKI-së. Ajo vetë pranon në deklarata e saj se ka bërë një gabim kur ka deklaruar një llogari bankare.

Në deklarimin fillestar ajo ka deklaruar pesë apartamentr, dy prej tyre dhuratë nga babai, pasuri të patundshme dhe llogari të tëra bankare.

Gjatë vitit 2007 ajo ka blerë dhe dy apartamente të tjera banimi. Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej saj

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi me sipërfaqe 73 m2, në Gjirokastër, blerë me datë 05.08.1996 me vlerë 2 000 000 lekë.

Sipërfaqe trualli prej 55 m/2 (siperfaqe prej 25 m/2 e blerë në vitin 1996 dhe sipërfaqe prej 30 m/2 blerë në vitin 2005), mbi të cilën ngrihet  objekti lokal (zyre) me sipërfaqe 40 m/2 Gjirokastër, ndërtuar në vitin 2000. Burimi i krijimit: Te ardhura nga aktiviteti si notere dhe paga e bashkëshortit si mësues dhe trainer futbolli.

Trualli me sipërfaqe 25 m2 ka një vlerë, 37 500 lekë, ndërsa trualli me sipërfaqe 30m2  me vlerë 90 720 lekë. Vlera e ndërtimit të objektit 1 100 000 lekë.

Apartament banimi me sipërfaqe 58 m/2 në Tiranë,  blerë me datën 23.06.2008. Burimi i krijimit: Te ardhura nga aktiviteti si notere dhe paga e bashkëshortit. Çmimi i blerjes 4 245 600 lekë.

Truall me siperfaqe 75.4 m/2 në Gjirokastër, blerë në datën 06.05.2009. Burimi: Të ardhura si notere dhe paga si personel i jashtëm akademik Universiteti Eqerem Çabej Gjirokastër. Çmimi 904 800 lekë.

Apartament banimi me sipërfaqe 61.2 m/2 në Sarandë  blerë në datën 29.07.2012. Burimi i krijimit: te ardhura nga aktiviteti si notere dhe nga paga e bashkeshortit. Çmimi 3 459 174 lekë.

Apartament banimi me sipërfaqe 112.6 m/2 në  Gjirokastër, dhuruar në datën 03.04.2012. Burimi i krijimit: Dhuratë nga babai im ndërtim mbi truall të trashëguar nga ish pronarët. Çmimi 5 498 821 lekë.

Njësi me sipërfaqe 118 m/2 në Gjirokastër, dhuruar në datë 03.04.2012. Burimi i krijimit: Dhuratë nga babai. Çmimi 8 843 795 lekë.

Autoveturë Volsvagen, viti i prodhimit 2009, blerë në vitin 2015. Burimi: Te ardhura si notere dhe djalit Ergys Shuli si avokat.  Vlera, 6 500 euro.

Depozitë e krijuar në datën 18.04.2012. Gjendja ne datën 17.06.2017 eshte 10,440,614.90 ALL. Burimi: Te ardhura nga aktiviteti si notere dhe qira te vjelura nga pasuri të paluajtshme.

Llogari e krijuar në datën 28.05.2010. Gjendja në datën 17.06.2017 është 2,388,278.45 ALL. Burimi: Të ardhura nga aktiviteti si notere dhe qira te vjelura nga pasuri të paluajtshme.

Llogari e hapur në datën 17.05.2011. Gjendja në daten 17.06.2017 është 98,379.02 ALL. Burimi: Të ardhura nga aktiviteti si notere.

Llogari e çelur në datën 03.03.2015. Gjendja në datën 17.06.2017, 7.50 euro. Burimi:Të ardhura nga aktiviteti si notere.

Llogari e çelur në datën 03.06.2015. Gjendja në datën 17.06.2017 është 669, 413.54 ALL. Burimi: Të ardhura nga aktiviteti si notere dhe qira të vjelura nga pasuri te paluajtshme.

Llogari si person fizik, për tjetërsim pasurie gjatë transanksioneve me akte noteriale : -çelur në ALL në datë 14.06.2013. Gjendja në datën 17.06.2017 është 2.808.790 lekë.

Depozitë e cila ka qenë Ilogari me afat gjashtëmujor dhe me urdhër xhirim të brendshëm në datën 10.02.2017, është bërë kalimi ne depozite 5 vjeçare. Gjendja në daten 17.06.2017 është 10.000.000 lekë. Burimi : Të ardhura nga aktiviteti si notere dhe qira të vjelura nga pasuri te paluajtshme.

Llogari e çelur në datën 10.10.2005. Gjendja në datën 17.06.2017 eshte 101.71 ALL.

Llogari e çelur në datën 28.04.2009. Gjendja në datën 17.06.201 7 është 51.46 EUR Burimi:Të ardhura nga puna si notere.

Kam ushtruar aktivitetin si Notere e Dhomës së noterëve Gjirokastër, (pa ndërprerje që nga viti 1996) me NIPT K32506639H, me status AKTIV, Janar-17.06.2017. Vlera, 2 264 006 lekë.

Bashkëshorti Vasil Shuli, mësues i edukimit fizik në shkollën e Mesme të Përgjithshme Asim Zeneli Gjirokastër, Janar?17.06.2017, në shumën 295 222 lekë.

Djali Ergys Shuli, avokat i Dhomës së Avokatëve Gjirokastër, me N1PT L6260160IT, me status AKTIV, Janar-17.06.2017, në shumën 82 500 lekë.

Bodrum me siperfaqe 13 m/2 në Gjirokastër, blerë në datën 31.12.2002. Burimi i krijimit :Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes si notere dhe nga paga. në shumën 100 000 lekë.

Autoveture tip Mercedez Benz, blerë në datën 16.11.2007 . Burimi i krijimit :Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes si notere dhe nga paga.Çmimi 500 000 lekë.

Llogari e çelur me 21.0 1.20 13. Gjendja në datën 17.06.2017 është 306,928.46 ALL. Burimi :Të ardhura familjare dhe nga paga.

Llogari e çelur në datën 03.10.2007. Gjendja në 17.06.2017, ka qenë 263,341.29 ALL. Burimi:Të ardhura nga paga.

Llogari e çelur me datë  08.032011. Gjendja në datë 17.06.2017, ka qenë 5,223.62 leke. Burimi:Të ardhura nga paga.

Llogari bankare në shumën 0.28 euro.

Llogari individuale e çelur në datën 17.03.2015. Gjendja në datën 7.06.2017 ishte 129.400 lekë. Burimi i krijimit :Të ardhura nga aktiviteti si avokat.

Llogari si person fizik, çelur në datën 13.04.2016. Gjendja ne datën 17.06.2017 ishte 25.387.00 lekë. Burimi i krijimit:Të ardhura nga aktiviteti si avokat

Të ardhurat e djalit si avokat, 82 500 lekë.

Llogari bankare e djalit tjetër, 4 510 lekë.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Shtesë pasuri të paluajtshme:

Dy apartamente banimi, me sipërfaqe 101 m2, sipas kontratë  porosisë të datës 11.07.2017, prej meje dhe bashkëshortit tim Vasil Shuli. Burim krijimi i këstit të parë 100.000 euro: Pakësim i llogarisë në shumën 100.000 euro, paguar me transfertë bankare në datën 18.07.2017. Diferenca prej 74.000 Euro e papaguar.

Shtese likuiditeti si vijon : Blerje të 10 obligacioneve me vlerë nominale një milion leke dhe vlerë totale 10 milionë lekë, me norme interesi 6.3 % në vit, me frekuencë 6-mujore të kuponit dhe me afat 7  vjeçar. Data e emetimit 03.11.2017. Datë maturimi 03.11.2024. Burimi krijimit: Është depozita me numër 891770, e cila eshte mbyllur pas kalimit të shumës në obligacione.

Pakesim likuiditeti: Mbyllj e llogarisë si person fizik. Gjendja e kësaj llogarie në datën 17.06.2017 ka qenë 98.379,02 leke. Gjendja e llogarise në datën 31.12.2017 – 0 lekë.

Pakesim likuiditeti si vijon: Mbyllje e depozitës me shumën 10.440.615 leke. Fondet janë transferuar në daten 06.07.2017 në llogarinë e lirë.

Pakesim likuiditeti si vijon : Pakësim i llogarisë. Gjendja e kësaj llogarie në datën 17.06.2017 ka qenë 2.388.278,45 lekë. Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2017 ka qenë 1.419.799,85 lekë.

Shtese likuiditeti. Gjendja e kesaj llogarie në daten 17.06.2017 ka qenë 7,5 Euro. Gjendja c llogarisë në datën 31.12.2017 ka qenë 33,3 Euro

Pakësim likuiditeti. Gjendja e kësaj llogarie në datën 17.06.2017 ka qenë 669.414 lekë. Gjendja e llogarisë në datën 31.1 2.2017 168.536 lekë.

Pakesim likuiditeti. Gjendja e llogarisë në datën 17.06.2017 ka qenë 102 leke. Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2017 është 0 leke

Pakesim likuiditeti si vijon: Mbyllur llogaria me 10.000.000 lekë për t’u kaluar obligacione. Gjendja në datë 17.06.2017  ishte 10.000.000 lekë. Gjendja me 31.12.2017  ishte  lekë.

Shtese likujditeti si vijon : Shtuar llogaria prane Gjendja e kesaj llogane ne daten 17.06.2017 ka qene 0 leke. Gjendja e llogarise ne daten 31.12.2017 1.000,16 leke.

Shtese likuiditeti: Shtuar llogaria (nga interesat e depozitës prej 10.000.000 leke ). Gjendja e kesaj llogarie në datën 17.06.2017 ka qenë 0 lekë. Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2017 është 281.013,7 leke.

Pakësim likuidideti si vijon : Pakësim në llogarinë për tjetërsim pasurie në shumën prej 2.110.000 lekesh. Gjendja në datën 17.06.2017 ka qenë 3,718,790.00 leke. Gjendja në datën 31.12.2017, ka qenë 1.608.790 lekë.

Shuma e pakësuar, ka kaluar në llogari të klientëve sipas udhëzimit të 6915/2 date 30.01.2012, mbi procedurat teknike për derdhjen e pagesës së tjetërsimit në llogarinë bankare te noterit.

Ps. Në deklarimin e mëparshem, kam deklaruar gabimisht gjendjen e datës 29.06.2017, në shumën 2.808.790 leke. Sa më sipër, të pasqyruara neëSTATEMENT OF ACCOUNT të paraqitura më parë me kërkesen tuaj si dhe këtë bashkangjitur.

Interesa të përfituara nga depozita e datës 10.02.2017 prej 10.000.000 lekësh (gjendja e datës 17.06.2017)

Të ardhura bruto (pa u zbritur shpenzimet përkatëse ) nga aktiviteti si notere para fillimit të detyres, deri në mbyllje, në shumën 927.731 leke.

Të ardhura neto nga paga si komisionere publike prane KPK, në shumen 1.576.256 lekë.

Vasil Shuli, bashkëshorti: Të ardhura neto nga paga si mësues i edukimit fizik në shkollën e mesme të përgjitheshme Asim Zeneli Gjirokastër në vleren 273,639 leke.(neto) – në shkollën 9 vjeçare “Lasgush Poradeci” Tiranë, në shumën 70.808 lek (neto).

Ergys Shuli, djali : Nuk ka te ardhura nga aktiviteti si avokat i Dhomës se Avokatisë Gjirokastër. Ne vitin 2017, nuk ka fitim, pasi ka rezultuar me humbje.

Të ardhura nga qiratë e vjelura në shumën 70 000 lekë.

Detyrim prej 74 000 eurosh si pjesë e çmimit të shitjes së dy apartamenteve të porositura.

 

Viti 2018

Pakësim likuiditeti:Pakësim i llogarisë së  pagës. Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2017 është 1.419.799,85 lekë. Gjendja e llogarise në datën 31.12.2018 është 38.203,29 lekë.

Shtesë likuiditeti: Shuar llogaria. Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2017 është 33,3 Euro.

Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2018 ka qenë 173,77 Euro. Burimi: tepricë e mbetur nga shuma ishte 40.185 euro pasi i ka kaluar shoqërisë shuma 40.000 Euro  me dt 16.04.2018

Pakesim likuiditeti: Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2017 ka qenë 168.536 lekë. Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2018 ishte 166.000 lekë.

Shtese likuiditeti si vijon: Gjendja e llogarisë ne datën 3 1.12.20 ka qenë 17 1.000 lekë. Gjendja e llogarisë në datën 31.1 2.2018 ishte 3.238.038 lekë.  Burimi i shtimit : nga shitja e pasurisë apartament  banimi me sipërfaqe 73 m2 dhe pasurisë garazh/bodrum me sip. 13 m2, në çmimin e shitjes 4.000.000 lekë, sipas kontratës së shitjes 02/07/2018; – nga interesat e obligacioneve.

Pakësim likuidideti si vijon : Pakësim në llogarinë për tjetërsim pasurie. Gjendja në datën 31.12.2017 në shumën 1.608.790 lekë. Gjendja në datën 31.12.20 18 ka qenë 1.338.790 lekë. Sqarim: Kjo Ilogari do të mbyllet, pasi të tërhiqen shumat e mbetura nga klientët me cilësinë e shitësve.

Pakësim pasurie e paluajtshme si vijon: Pakësuar pasuria apartament banimi me sip 73 m2, blerë në shumën 2.000.000 lekë) dhe pasurisë garazh me sip 13 m2, blerë nga Vasil Shuli në shumën 100.000 lekë).

Interesa të përfituara nga depozita. Në shumën  10.000.000 lekësh. (gjendja e datës 31.12.2018) kaluar në llogari me datë 03/05/2018,  shuma prej 257.432 lekë. Në datën 05/11/2018, kaluar shuma prej 57.268 leke.

Të ardhura nga paga si komisionere pranë KPK, (paga+shperblime) r periudhen 01.01.2018-31.12.2018 në shumën 3 529 256 lekë.

Të ardhura nga dietat si Komisionere e KPK në shumën 81 000 lekë.

Të ardhura neto nga pagat e bashkëshortit Vasil Shuli, si mësues i edukimit fizik në shkollën 9 – vjecare “Lasgush Poradeci” Tiranë, per periudhen 01.01.2018-31.12.2018, në shumën 675 442 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga