web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vilën në emër të ish sekretares dhe para nga prostitucioni/ Artur Malaj, skandali i gjyqësorit

26 Maj 2019, 10:22, Aktualitet CNA

Vettingu, procesi i aq shumë pritur po bëhet me dy standarte.

Konstatimi vjen nisur nga ankimimet që ka bërë Komisioneri Publik apo dhe me informacionet që ka përcjellë DSIK pranë KPK.

Faktet janë të shumta. Por, sot po sjellim njërin nga faktet që tregon  anën e errët të procesit të Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Genta Tafa (Bungo) kryetare, Pamela Qirko, relatore dhe Suela Zhegu, anëtare në vitin 2018 konfirmoi  në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, Artur Malaj.

Pavarësisht probleme të shumta që kishte me pasurinë, pavarësisht raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, KPK, konfirmoi në detyrë gjyqtarin Malaj.

Kujtojmë se gjatë seancës dëgjimore, në KPK,  përfaqësuesja e ONM-së, Mia LHE Roessingh-Bakels e pyeti disa herë për mënyrën sesi ai kishte firmosur një kontratë për shtëpi, kishte marrë një kredi edhe më pas nuk e kishte blerë kurrë.

Por reagimet e ONM, ranë në veshin e shurdhër të KPK-së.

Në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar,  jepej alarmi se gjyqtari Malaj rezultonte i përfshirje në korrupsion sistematik dhe përfitime të paligjshme. Sipas DSIK, Malaj, në një rast kishte marrë para nga një i akuzuar për trafik prostitucioni.

Por, ky fakt u anashkalua nga KPK, bashkë me pronësinë mbi një vilë tre katëshe, pasuri kjo me origjinë të dyshimtë, pasi në hipotekë ishte regjistruar me emrin e ish-sekretares së tij.

Komisioneri Publik,  me rekomandim të ONM ka ankimuar pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK -së për gjyqtarin Malaj dhe pritet zhvillimi i seancës.

 ?Përfundimet e nxjerra nga Komisioni janë të gabuara, bazuar kjo, te provat dhe aktet e dosjes. Duke çuar në një vlerësim të gabuar të pasurisë?, thuhet në ankimin e KP-së.

Sipas KP  edhe përcaktimi i personave të lidhur dhe rezultatet e hetimit, nuk janë bërë në mënyrën e duhur, pasi për personat për të cilët është kryer një hetim, thuhet se nuk kanë rezultuar me probleme, por nuk janë paraqitur në dosje hetimet për ta.

KP është ndalur edhe tek mospërputhjen e çmimit të blerjes së një apartamenti. Sipas Komisionerit Publik, prokura që ka paraqitur për rënien dakord  të ndryshimit të çmimit me shoqërinë që kishte ndërtuar pallatin, është fiktive dhe për pasojë edhe problemi me çmimin del i pajustifikuar.

Shkresa private e pretenduar si revokim kontrate nga ana e Malajt nuk përbën provë, ndaj dhe përmbajtja e saj nuk ka efekt mbi vlerësimin e rrethanave të krijimit të kësaj pasurie.

Për më tepër, pretendimi për revokim kontrate, bie në kundërshtim me deklarimin periodik të vitit 2005, periudhë e cila korespondon me muajin kur është lidhur kontrata e sipërmarrjes.

KP, ka konstatuar se nga analiza financiare, rezulton se për tre vite, përfshirë këtu edhe vitin kur është blerë shtëpia, gjyqtari dhe bashkëshortja nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e kryera.

CNA.al po sjell në vëmendje replikat mes përfaqësuesit të ONM-së me gjyqtarin Artur Malaj, gjatë seancës dëgjimote në KPK.

Replikat ONM-Malaj, në seancën dëgjimore të KPK-së, me 31 Korrik 2018

ONM: A mund të na shpjegosh si ju dhe firma ndërtuese keni bërë kontratë në maj, duke thënë se pagesa e parë është bërë ditën e marrëveshjes dhe në Vetting thoni se keni pamundësi për të paguar. Në marrëveshje është e vërtetë kjo që thoni ju, por e vërteta ka qenë se në mirëbesim ke firmën sa për të marrë kredinë.

Malaj: S?ka patur likujdim real

Mia LHE Roessingh-Bakels: Nëse e kuptova drejt, ju dhe kompania e ndërtimit keni bërë kontratë për një fakt të pasaktë? Përse në deklarimin e vitit 2005 dorëzuar në mars të vitit 2006, ju ende deklaronit këtë prenotim me kompaninë, In Gg construction?

Malaj: Kontrata u prish në vitin 2005, dhe me ndërtuesin ramë dakord, jo me shkrim që të më jepte një apartament të ngjashëm me vlerë të përafërt dhe rinegociuam dhe për garazh dhe të kushtonte 55 mijë euro.

Mia LHE Roessingh-Bakels: Më shpjegoni se përse ky garazh s?është deklaruar asnjëherë në vitin 2005 në deklarimet tuaja. Përse kjo kontratë e 2005 u përdor në bankë për të marrë një kredi për një kontratë të vitit 2008?

Malaj: Kredinë time, 9 % e paguan shteti dhe 3% e paguaj unë. Në atë kohë s?kisha banesë dhe më takonte kredia e butë.

Mia LHE Roessingh-Bakels: Për kredinë ju keni përdorur si kolateral shtëpinë  e kunatit të motrës. Shpjeguat se deklaruat në ILDKPI kontratën me argumentin se ai nuk prodhon efekt. Nëse jam e saktë, ky dokument ka prodhuar efekt, pasi ju e keni depozituar në bankë për të marrë kredi.

Malaj: Banka edhe pa një kontratë të tillë do ma jepte kredin.

Mia LHE Roessingh-Bakels: Kompanisë i keni paguar 55 mijë euro

Malaj: Në shtator 2005 kam paguar 5 mln lekë nga kredia e bankës tek firma.

Mia LHE Roessingh-Bakels: Për 6 vite ju paguat bankën, kredinë e interesat për një apartament që se përdorët kurrë? Ju keni marrë kredi të butë për banesë kur ishit me punë në Vlorë dhe bletë apartament në Tiranë?/CNA.al

Raporti i shërbimeve sekrete/ Gjyqtari Artur Malaj, prona me paratë e korrupsionit

“Çmendi” me pasurinë/ Gjyqtari milioner “kapet” nga ndërkombëtarët

 

Gjyqtari që mbahet mend për kërcënimin/ Rehatohet në Tiranë me detyrë dhe me pasuri

“Çmendi” me pasurinë/ Gjyqtari milioner “kapet” nga ndërkombëtarët





Lajmet e fundit nga