215 nxënës nuk marrin bursa/ Fiksi zgjidh problemin brenda ditës
215 nxënës të shkollës teknike profesionale ” Enver Qiraxhi”...
Presidenti nuk përbën lajm kur flet kundër reformës në drejtësi. E ka votuar nën presion me zemër të thyer dhe e ka mallkuar që ditën e dytë, duke ja nisur punës bashkë me Sali Berishën, për të bllokuar mekanizmat e ngritjes së institucioneve të reformës.
Në fakt, për plot tre vjet, ata arritën të fusin plot stërkëmbësha në ngritjen në kohë të institucioneve, duke përdorur dhe tymuese në Parlament kur zgjidhej Prokuroja e përkohshme e Përgjithshme. Dhe nuk është se nuk kanë patur sukses. Një lloj vonese e kanë arritur dhe sot mund të krenoheshin me të.
Por ajo që kanë penguar me atë që po arrihet, është shumë e vogël, dhe tani nuk janë krenarë dhe as të kënaqur që e kanë penguar, por janë nervozë, se ajo më në fund po bëhet.
Dhe për këtë, sot Presidenti ka bërë një propozim të jashtëzakonshëm dhe të padëgjuar ndonjëherë, që kërkon të vërë nën hetim një foshnjë që ende nuk ka lindur.
Kërkesa e presidentit Ilir Meta për ngritjen e një Misioni Monitorues për reformën në drejtësi, është në fakt një kërkesë e dëshpëruar për të ndaluar fillimin e reformës në drejtësi.
Reforma në drejtësi do të nisë të funksionojë ndoshta për disa muaj, kur të vihet në funksionim SPAK, dhe të plotësohen dy gjykatat kryesore të vendit, ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Përmbushja e kësaj procedure është në hapat e fundit, çka do të thotë që reforma nuk u ndal dot.
Tani për ta bllokuar zbatimin e saj, teza e re e kundërshtarëve të reformës është pikërisht ngritja e një misioni të ri monitorues, që të hetojë reformën, e cila në fakt akoma nuk ka filluar.
Dhe këtu palët janë të ndara dhe janë njësoj si gjatë procesit për ngritjen e institucioneve, pra në një anë Berisha dhe Meta, dhe në anën tjetër shumica, së bashku me SHBA e BE.
I gjithë konteksti politik ku Ilir Meta e vendoste propozimin e tij, ishte i mbushur me ngjyrimet që ai i jep krizës politike, anësisë që ai ka marrë në krizë, duke qenë në anën e molotovëve dhe dhunës mbi 30 qershorin, dhe mbi të gjitha, në faktin që zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, do të jenë një arsye për revansh dhe ndaj reformës në drejtësi.
Në fakt, është e kundërta.
Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do jenë zgjedhje të lumtura, por do të jetë një proces i dhimbshëm nga një plagë që Shqipërisë po ja krijon opozita. Por e ardhmja e politikës shqiptare nuk do të diktohet nga 30 qershori, por nga reforma në drejtësi.
Në shtator e ndoshta deri në janar, lajmet kryesore nuk do jenë protestat me molotov, por politikanët dhe zyrtarët e ish- zyrtarët që mund të përfundojnë pas hekurave. Unë besoj se plot prej tyre do të jenë dhe socialistë. Por natyrisht nuk mund të jetë një reformë në drejtësi pa rishfletuar dosjet e mbyllura me procedurë, skandalet e hetuara nën presion politik, dhe dosje korrupsioni që ende flenë në Prokurori.
Unë nuk besoj se Ilir Meta, më shumë se sa ndonjë problem aq personal me reformën në drejtësi, ka një problem politik, pse reformën e mbikqyrin dhe e mbajnë nën kontroll SHBA dhe Bashkimi Europian. Të njëjtin qëndrim ka dhe Sali Berisha.
Reforma nuk është produkt i Edi Ramës, por Edi Rama është mbështetës i saj. Ai mund të jetë dhe viktimë e saj, por kjo nuk ja ka lëkundur atij qëndrimin pro reformës.
Fakti që Ilir Meta dhe Sali Berisha, kërkojnë t?i kundërvihen rolit të SHBA dhe BE në procesin e reformës, me një institucion ?ad hock?, me vota të Asamblesë së OSBE, ku gjysma e vendeve anëtare janë nën influencën ruse, tregon se ata duan ta ngrejnë stekën e betejës kundër reformës në drejtësi, edhe si një betejë gjeopolitike, duke përplasur interesat Perëndimore me ato jo-Perëndimore në Shqipëri.
Është e njëta gjë që Berisha bëri më 1996 pas zgjedhjeve, ku pasi Perëndimi, SHBA, BE dhe ODIHR denoncuan zgjedhjet, ai gjeti ngushëllim tek Asambleja parlamentare e OSBE.
Ky është një mision i admirueshëm për nga guximi politik dhe vendosmëri që buron nga një makth i madh. Por është e qartë se dhe kriza e 30 qershorit i ka rrënjët tek ky makth. Nuk është punë humbje pushteti në disa bashki. Është makthi që po humbasin pushtetin mbi drejtësinë. Është beteja e jetës për presidentin Ilir Meta dhe ish- presidentin Sali Berisha. Ajo i ka mbajtur në pushtet dhe pa dënuar deri tani. Nuk është e sigurtë se reforma mund t?i ndëshkojë, por ata kanë frikë, se ata e dinë më mirë se ne çfarë kanë bërë.
215 nxënës të shkollës teknike profesionale ” Enver Qiraxhi”...
Elle Fanning,aktorja e re por shumë e preferuar në industrin...
Gazetari Artan Hoxha, nga studio e emisionit, “Repolitix” në...
Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për ...
Një aksident rrugor i ka marrë jetën Oficerit të Kontaktit t...
Aktorja 37-vjeçare ka luajtur në dhjetëra seriale turq ku nj...
Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shte...
Tayna dhe Rina kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga qyteti i D...
Pak ditë më parë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u ...
Lulzim Basha gjatë takimit të tij me qytetarët e Durrësit de...
Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Ver...
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje parala...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një takim në pall...
Redaksionale @citynewsalbania– Në 80 vjetorin e lindjes së n...
Ish deputeti demokrat Luçiano Boçi në një postim në rrjetet ...
Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj sot ka thyer...
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka pu...
Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Eduart Halimi...
Ish kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...