web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagoset një 55-vjeçar në Portin e Durrësit

8 Maj 2019, 20:15, Aktualitet CNA

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur në Portin e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Mësohet se i lënduar ka mbetur shtetasi me inicialet SH.L, punonjës (Marinar) pas një incidenti në punë.

Sipas informacioneve, rreth orës 20:30, në Spitalin Rajonal Durrës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi SH.L., 55 vjeç, banues në lagjen 11 Durrës, punëtor në Portin e Durrësit (Marinar), i cili është rrëzuar nga shkallët e një anije. 55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga