Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Lidhja e shqiptarëve të krishterë ortodoksë ?Shën Asti?, që ?themeloi? z. Cici në Greqi, ishte një nga mashtrimet e tij më të mëdha, pre e të cilit ranë edhe disa teologë dhe studentë të teologjisë, të cilët ishin dërguar për studime në Athinë e Selanik nga Kryepiskopi Anastas, me të vetmin qëllim, që të ktheheshin pas mbarimit të studimeve në atdhe e të kontribuonin për Kishën e tyre. Njëri prej tyre ishte edhe vëllai i z. Cici, Artemi, i cili quhej më parë Artan (përmendjen e emrave të mëparshëm e kam mësuar nga vetë z. Cici, i cili nuk harron për asnjë çast të na kujtojë emrat që kishin para pagëzimit episkopët e Kishës sonë, teologët e saj, klerikët…), edhe ky me shkollë të mesme bujqësore, që vazhdoi për një farë kohe studimet e larta në këtë profil, por që i braktisi shumë shpejt për të shkuar si emigrant në Greqi.
Ishte pikërisht koha kur z. Cici tregoi papritur një zell të paparë sahanlëpirës kundrejt Kryepiskopit Anastas. Nga vorioepirot i paepur u shndërrua në një ?Albanian Orthodox? të fanatizuar, që nuk donte gjë tjetër veçse t?i përkushtohej me trup e me shpirt Kishës Mëmë, madje përkushtim në katror, gjë që mund të arrihej nëse Kryepiskopi Anastas i dërgonte edhe të vëllanë të studionte për teologji, me premtimin se do të ktheheshin të dy përsëri në atdhe për të ndriçuar bashkatdhetarët si vëllezërit shenjtorë, Kirili dhe Metodi. Dëshira e tij u plotësua, madje me të njëjtën procedurë të paligjshme pranimi si edhe në rastin e z. Fatmir Cici: diploma e shkollës së mesme e Artemit nuk e lejonte të vazhdonte studime të larta në asnjë degë të asnjë universiteti të botës (edhe të Shqipërisë) përveçse degëve agronomi-veterinari.
Me të drejtë mund të pyesë dikush: përse duhet të merremi me vëllanë e z. Cici? Përse duhet të ndjekim shembullin e tij, që gjatë gjithë këtyre viteve na ka bërë biografitë njësoj si këlyshët e Enverit? Sigurisht që as nuk jemi dhe as nuk mund të bëhemi si ai surrat, por vëllai i tij, Artemi, ishte ndër ?themeluesit? e Lidhjes së ortodoksëve shqiptarë Shën Asti. Ishte njëri ndër pesë anëtarët e këshillit drejtues të kësaj Lidhjeje dhe përfaqësuesi i saj për Selanikun! Kishte edhe vulën e saj (në fakt, në gjuhën e popullit ato quhen ?çelësat e kashtës?, sepse lidhja ishte thjesht një bllof, që i rezistoi kohës shumë më pak se vesa e mëngjesit diellit përvëlues). Mbi të gjitha, ishte bashkautor i sharjeve dhe fyerjeve ndaj Kryepiskopit Anastas, klerikëve dhe teologëve të Kishës sonë, prandaj dhe ne nuk mund të harrojmë. Nuk na lejohet të harrojmë. Dhe jo vetëm që nuk mund të harrojmë, por edhe atyre që gjithmonë duhet të kujtojmë, po u shtojmë edhe disa informacione të tjera.
Sot, Artem Cici i dikurshëm është shndërruar në atë Artemios Tsitsis (?. ???????? ???????). Siç mund ta konstatoni në likun e mëposhtëm, emri i babait nuk është më Gligor, as Gole, por Grigoris (????????). Rroga që merr nuk është ajo e një emigranti, por e një kleriku të Kishës greke, që me vendim qeverie (të botuar në gazetën qeveritare http://www.imth.gr/inst/imth/gallery…s-artemios.pdf), merr një rrogë e majme, pa zënë në gojë gjëra të tjera, të cilat morali im nuk më lejon t?i përmend. Shtoj gjithashtu se Mitropoliti i Selanikut, që e bëri prift dhe i dha rrogën e mësipërme, konsiderohet si tepër nacionalist, shumë më nacionalist nga i ndjeri Kryepiskopi Kristodhulos. Gjithsesi, bashkë me konstatimin se vetë jeta e bëri të gëlltitë të gjitha marrëzitë që thoshte dikur (në fakt nuk ishin vetëm marrëzi), i urojmë gjithë të mirat në veprën e nderuar që ka marrë përsipër. Ndoshta, një adresë e tij që ka në facebook me emrin shqiptar, i mjafton për të na mbushur mendjen ne të tjerëve, por edhe për të ngushëlluar veten, se përveç grekësisë që ka në një anë, në anën tjetër ka edhe shqiptarësinë. Pra, mund të flejë i qetë!
Meqë ra fjala, jo vetëm Artem Cici i dikurshëm, por edhe ajka e ?themeluesve? të Lidhjes e përmbushën 100% qëllimin për të cilin luftuan, d.m.th. të sistemoheshin mirë e bukur në Greqi, Amerikë, Kanada e gjetkë, duke iu shmangur kështu detyrimeve që kishin ndaj Kishës Mëmë e shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Gjithsesi, qëllimi i tyre, edhe pse tejet mëkatar, ishte shumë më fisnik se mjetet që përdorën. Këta njerëz, me në krye (kë tjetër?) supermashtruesin Fatmir Fotaq Cici, përdorën mjete nga më të fëlliqurat, duke bashkëpunuar edhe me forcat më të errëta, për të justifikuar moskthimin e tyre në atdhe.
Kësaj bande shpifësish e denigruesish me pagesë iu shtua (ndër pak të tjerë) në Kanada edhe një tjetër ?patriot? i madh nga fshatrat e Myzeqesë (në Forumin Shqiptar shkruante me pseudonimin ?Sfurku?), i cili ishte dërguar nga Akademia e Shën Vlashit (konkretisht prej atë Luka Veronit dhe Kryepiskopit Anastas) në Angli, për të mësuar gjuhën angleze, por u ëmbëlsua kaq shumë nga jeta perëndimore, saqë harroi të kthehej. Ia mbathi për në Kanada, bashkë me frymëzuesin e tij, Fatmir Fotaq Cicin. Kjo ishte e etika e kësaj bande ordinerësh (e kam fjalën gjithmonë për ajkën e ?themeluesve?, d.m.th. për mashtruesit dhe jo të mashtruarit), që për shkak të origjinës së tyre, ishin të pushtuar kaq fort nga kompleksi i inferioritetit, saqë për të shpëtuar prej tij, kaluan në skajin tjetër, atë të kompleksit të superioritetit. Sigurisht që një pjesë e tyre u tërhoqën nga kjo rrugë pa krye, sepse e kuptuan se Lidhja e ortodoksëve shqiptarë ?Shën Asti? në Greqi (dhe më vonë edhe në Kanada) ishte një biznes personal i Cicajve, prej së cilës përfituan kryesisht Cicajt.
Për ta bërë sa më të qartë karakterin fitimkërkues të këtij biznesi, le t?u hedhim një sy dy letrave, që Z. Cici u dërgoi në të njëjtën ditë (27 tetor 1999) përkatësisht Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastasit, dhe Kryepiskopit të Greqisë, Kristodhulos, konkretisht dy fragmenteve të vogla, të shkëputura prej tyre.
Kryepiskopit Anastas:
Lidhja ka për qëllim informimin dhe lehtësimin e procedurave përkatëse për ata emigrantë shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në radhët e katikumenëve dhe, nëse plotësojnë premisat e domosdoshme, për tu futur në misteret e kishës ortodokse, dhe për çdo gjë tjetër që i përket jetës kishtare të emigrantëve. Për të arritur këtë Lidhja kërkon të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë me Kishën Ortodokse të Shqipërisë dhe me Kishën e Greqisë.
Kryepiskopit Kristodhulos:
Lidhja ka për qëllim informimin dhe lehtësimin e procedurave përkatëse për ata emigrantë shqiptarë që dëshirojnë të hyjnë në radhët e katikumenëve dhe, nëse plotësojnë premisat e domosdoshme, për tu futur në misteret e kishës ortodokse, dhe për çdo gjë tjetër që i përket jetës kishtare të emigrantëve. Për të arritur këtë, Lidhja kërkon të bashkëpunojë me Fortlumturinë tuaj dhe hirësitë e tyre, Mitropolitët e Kishës së Greqisë dhe, po të paraqitet nevoja, edhe me Kryepiskopatën e Tiranës dhe Mitropolitë e tjera të Shenjta të Kishës Ortodokse të Shqipërisë.
Vini re se teksti i të dy fragmenteve është pothuajse i njëjtë. Ndryshon vetëm fjalia e fundit. Kur i drejtohet Kryepiskopit Anastas, kërkon bashkëpunim dhe bashkëveprim me Kishën e Shqipërisë dhe atë të Greqisë, ndërsa kur i drejtohet Kryepiskopit Kristodhulos, i kërkon bashkëpunim personal atij dhe Mitropolitëve të tjerë të Greqisë, dhe vetëm po të paraqitet nevoja, edhe me Kishën e Shqipërisë dhe Mitropolitë e saj!!! Kjo është teoria e dy bulçive e z. Cici. E theksojmë edhe një herë se të dy letrat janë dërguar në të njëjtën ditë. Që të bëhet më e kuptueshme, ajka e Lidhjes kërkonte emërim me rrogë nga Kisha Greke. Ky ishte edhe shkaku i themelimit të saj. Kryepiskopi Anastas nuk mund të jepte rroga të tilla, aq më tepër rroga të nivelit të Kishës së Greqisë, të cilat paguhen nga shteti, me statusin e nëpunësit të administratës publike, prandaj edhe ky sahanlëpirës i shkruan diku tjetër Kryepiskopit të Greqisë se dëshiron që kjo Lidhje të ushtrojë veprimtarinë e saj nën ?mbrojtjen e tij? ekskluzive (??? ??? ????? ???).
Sigurisht që Kryepiskopi Anastas nuk mund të jepte miratimin për një gjë të tillë. Nuk mund të ligjëronte, para së gjithash, moskthimin e disa prej teologëve të parë, të cilët ishin dërguar me të vetmin qëllim që të shkolloheshin dhe të ktheheshin menjëherë pranë Kishës së tyre, e cila kishte nevoja të mëdha për elementë të përgatitur. Të mos harrojmë se këta teologë (duke përfshirë edhe z. Cici) e morën diplomën në sajë të lidhjes së tyre me emrin e Kryepiskopit Anastas dhe nevojave dhe mirëkuptimit të disa profesorëve të degës së Pimantikës për nevojat emergjente të Kishës së Shqipërisë. Njëri prej këtij brezi të parë teologësh (i cili nuk u përzie me mashtruesin Fatmir Fotaq Cici) më ka thënë pikërisht kështu: ?Brezi ynë është brezi i teologëve me një sy? (Të mos harrojmë se teologët që u kthyen vinin shpesh në Shqipëri për të ndihmuar Kishën Mëmë, prandaj dhe deri në një farë mase, ishin të justifikuar).
Z. Cici u bë bishë kur u ndesh me realitetin e gjallë e jo me atë që kishte fantazuar në mendjen e tij të sëmurë. Nuk mund të pranonte se i kishte shpëtuar zogu nga duart. Edhe ajo pak logjikës që kishte, i fluturoi nga zgavrat e shumta të mbështjellës së saj. Mori lapsin dhe shkroi një letër, për përmbajtjen e së cilës do të flasim në postimin e radhës. Atë që mund të them këtë moment është se, nëse drejtësia në Greqi do të merrej me këtë letër, z. Cici do të mbyllej edhe një herë tjetër në një ambient tepër familjar për të. Që të kuptohemi, nuk do të mbyllej sepse drejtësia greke do të shprehej në favor të ?grekut? Anastas. Do të mbyllej edhe sikur prokurori i çështjes të ishte miku i tij, avokati arvanitas Aristidh Kola. Ishte zemërgjerësia e Kryepiskopit që e fali, sepse gjithmonë duhet të përpiqemi të falim të tjerët, aq më tepër të marrët./ Forumi Shqiptar
Foti Cici, ky leckaman trutharë e gjakpirës
Foti Cici, ky leckaman trutharë e gjakpirës
Ditën e djeshme, raporti i “Reporterëve pa kufij” theksonte ...
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur më...
Deputeti demokrat Myslym Murrizi, i cili nuk iu bind vendimi...
Që prej mbrëmjes së djeshme, dy turistë belgë kanë humbur në...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Por, nga kjo situatë duket se po del e përfituar Shqipëria. ...
Orët e para të ditës së sotme do të domonihen nga alternime ...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite here pas here monotone do j...
“Nëse unë, Monika Kryemadhi i kam marrë një qindarkë, jo ty,...
Vendimi i Parlamentit holandez për rikthimin e vizave ndaj s...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi qe...
Ditën e sotme gjatë seancës parlamerntare, deputetja Rudina ...
Prokurororja e Përgjithshme e përkohshme e nisi punën me spa...
Ish deputeti Ervin Salianji ka debatuar me gazetarin italian...
Gazetari Artan Hoxha, ka folur rreth bandave shqiptare në Ho...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e qeverisë hola...
Dosja e hetimit me nr. 184 ka mbetur në sirtarët e Prokurori...
“Fiks Fare” solli rastin e veçantë të Sose Buçpapaj, ish-ins...
Gazetarja Klodiana Lala, ka folur në studion e emisionit “Op...
Avokat Spartak Ngjela, ka folur rreth vendimit të Parlamenti...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...