web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeverisja e “korruptuar” e Fatos Nanos/ Manjani në krah të Ramës?

12 Prill 2019, 09:38, Aktualitet CNA

Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj qeverisë.

Sipas Manjanit, emrat e mëdha europianë që pranuan të hyjnë në Shqipëri i solli Fatos Nano, të cilin Rama e quante qeverisje të korruptuar.

Më tej Manjani ironizon qeverisjen e Ramës duke e quajtur të ?ndershme?, se zëvendësoi emrat e mëdhenj europianë me firma fantazëm.

?Përfundimisht të gjithë emrat e mëdha europiane që pranuan të hyjnë në tregun tonë, i solli Fatos Nano dhe qeverisja e tij e ?korruptuar?. (Kështu e quante Rama dhe MJAFT asokohe)

Ndërsa sot qeverisja e ?ndershme? e Ramës dhe e MJAFT-it i zëvendësoi thuajse të gjitha këto emra të mëdhenj me offshore (no names).

Firma fantazëm, pa fytyrë, pa sy, pa veshë e sidomos pa gojë. Vetëm me xhepa… Fiks siç i do koha e ?ndershmërisë?!?,-shkruan Manjani./CNA.al





Lajmet e fundit nga