Çështja “Babale”/ Salianji përballë togave të zeza
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka ditën e sotme sean...
Presidenti i Meta ka folur me tone të forta në lidhje me ngjarjen e tre ditëve më parë, ku persona të armatosur grabitën 10 milion euro në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.
Në një deklaratë për mediat, Meta e ka quajtur përsëritjen e një ngjarjeje të tillë si të papranueshme dhe cënim të Sigurisë Kombëtare, ndërsa i ka bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, ditën e djeshme Meta duket se nisi një valë sulmesh ndaj qeverisë, si për grabitjen ashtu dhe për vendosjen e ushtrisë.
Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion, kreut të Shtabit të Përgjithshëm për Ushtrinë në Rinas, gjeneral Bardhyl Kollçakut. Meta ka kërkuar të dijë se mbi çfarë baze ligjore është vendosur Ushtria në Rinas.
Por a i shkon presidentit dhe LSI që të sulmojnë qeverinë për aeroportin?
Gazeta Sot ka publikuar detaje se si Ilir Meta dhe ish-ministri i Transporteve i cili vinte nga radhët e LSI-së, Edmond Haxhinasto, janë përgjegjësit kryesorë të asaj që ndodhi të martën, por dhe gjendjes së sigurisë në Aeroport.
Në vitin 2016 koncesioni i Rinasit do të merrte fund, pasi kontrata e qeverisë me gjermanët mbaroi.
Por Haxhinasto, ministër i emëruar nga Ilir Meta, bëri një manovër duke zgjatur kontratën koncesionare dhe po ashtu legjitimoi që aeroportin ta merrnin në dorë kinezët.
Por çfarë ndodhi realisht dhe pse Meta e Haxhinasto janë përgjegjës të situatës se ku ndodhet sot aeroporti i vetëm në vend?
Në atë kohë u tha se në këmbim të shtyrjes së kontratës me dy vite, autoritetet shqiptare do të mund të hapnin aeroportin e Kukësit. Ndërsa për çdo aeroport tjetër të ri që shteti shqiptar do të dojë të ndërtojë, TIA do të përfitojë 6 muaj të tjerë shtesë në kontratë për çdo vit, nga dita kur ai nis punën deri në mbarim të kontratës së TIA. Me marrëveshjen e re, të gjitha palët dolën të fituara, si gjermanët e TIA, ashtu dhe kinezët e ?Everbright Global Airport and Investment Fund?. Edhe Haxhinasto u vetëdeklarua i fituar në këtë mes. Gjermanët përfituan zgjatjen e kontratës me 2 vite të tjera, (afro 20 milionë USD shtesë) çka i ndihmoi në shitjen e saj menjëherë tek kinezët. Këta të fundit përfituan ekskluzivitetin e aeroportit më të madh e të vetëm për momentin për një afat të pacaktuar (deri në gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të investuar miliona euro në aeroportin e Kukësit).
Manovrat e LSI
I gjithë ndryshimi i kontratës u bë vetëm në funksion të TIA dhe kinezëve, të cilët kishin hyrë në negociata për shitjen e koncesionit, pasi për sa kohë që aeroporti i Kukësit nuk ishte gati, kontrata vijonte përtej 2 viteve. Ministri Haxhinasto nuk e mohoi ato ditë që ishte në dijeni të negociatave mes palës kineze dhe gjermanëve të TIA, madje pohoi publikisht se i kishte takuar dhe vetë kinezët, çka shton dhe më tej dyshimet mbi përfituesit e vërtetë të kontratës së re për aeroportin e Rinasit. ?Kinezët janë një kompani ndërkombëtare serioze dhe kanë investime të mëdha në SHBA. Jam takuar me ta dhe kishin një përqasje krejt tjetër për infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Ata, në prani të përfaqësuesve të koncesionarit aktual të Rinasit u shprehën që ta bëjmë marrëveshjen dhe të ngremë edhe segmentin loë cost në Rinas?, deklaroi pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Edmond Haxhinasto në ?Top Story?, në atë kohë.
Shitja e kontratës
Koncensioni i Rinasit ju shit për rreth 90 milionë dollarë kompanisë kineze ?Everbright Global Airport and Investment Fund?. Kjo e fundit është pjesë e kompanisë ?China Everbright?, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Në një intervistë për ?Hong Kong Economic Journal?, drejtori ekzekutiv i ?China Everbright? pati deklaruar se objektiv i kompanisë është të zhvillojë në to pjesën logjistike të transportit ajror të mallrave. Ndërsa vetë drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez kur pranoi interesimin kinez, tha se shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit. Por sot duket qartë se sa kanë investuar kinezët. Pra, për sa kohë koncesioni ishte në dorë të gjermanëve, Rinasi ishte në rregull, por kalimi te kinezët, e ndryshoi situatën dhe kjo u bë falë Haxhinastos dhe Metës.
Haxhinasto injoroi SHISH për sigurinë
Në korrik të vitit 2016 ndodhi një grabitje e ngjashme me atë të së martës. Por nëse në atë kohë do ishin marrë masa, atëherë gjithçka do shmangej. Përgjegjësia është e Metës dhe Haxhinastos. Në atë kohë, SHISH ka dërguar dy shkresa të ndryshme në drejtim të Ministrisë së Transportit dhe Aviacionit Civil. Në shkresë, SHISH bënte me dije se në rrugë operative ishte njohur me përfundimet e tre testimeve të kryera në aeroport, ku problematikat e konstatuara, cenonin drejtpërdrejt sigurinë e aeroportit, duke e ekspozuar ndaj sulmeve me natyrë terroriste apo që kishin qëllim kryerjen e veprave të tjera kriminale. Por edhe pse ish-ministri Haxhinasto është njoftuar disa herë për këtë gjë ai nuk ka bërë asnjë lëvizje. Por në bazë të kësaj, Ministrisë së Transportit i lindte e drejta që të bënte dhe ndërprerjen e marrëveshjes me kompaninë. Sipas kontratës së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe TIA, nëse nuk plotësohen kushtet e sigurisë pala shqiptare mund ta ndërpresë bashkëpunimin. Edhe në këtë rast ish-ministri i Transporteve këtë lëvizje duhej të kishte bërë, por përkundrazi ai i ka mbyllur të dy sytë. Pra duket se pjesë e përgjegjësisë është dhe presidenti, i cili sulmon sot qeverinë.
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka ditën e sotme sean...
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë një takimi me 21 ins...
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ishte i pran...
Politikanët janë dhe mbeten zhvatësit më të mëdhenj të buxhe...
Kreu i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima ka shpallur zyrtaris...
Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Admir Murat...
Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pas infor...
Policia bën të ditur se është zbardhur ngjarja e dy ditëve m...
Policia ka bërë të mundur lirimin e një personi i cili prej ...
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Caka...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Mëngjesin e sotëm, një telefonatë anonime ka paralajmëruar p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklarata të forta mbr...
Prej vitesh ekziston një praktikë ku rrugët e ndërtuara me f...
Vranësira të dendura do të dominojnë gjatë pjesës së parë të...
DASHI 21. mars – 20. prill Për te dashuruarit klime do jete...
Një ish punonjës policie në Elbasan është shpallur në kërkim...
Gazetarja Doriana Bezat, në një lidhje direkte në emisionin ...
Në media janë publikuar foto të pasaportës greke të Admir Mu...
Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, ka bërë përgjegjës...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...