web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk i interesojnë popullit"/Këngëtarja shqiptare ironizon dasmat e VIP-ave

9 Prill 2019, 08:43, Lifestyle CNA

Pas dasmës së këngëtares Gresa Behluli që u mbajt rreth një javë më parë dhe së fundi ajo e djalit të Remzie Osmanit, të gjitha rrjetet sociale dhe thuajse të gjitha mediat rozë kanë pasqyruar ceremoninë dhe ahengun.

Por kjo gjë nuk i ka pëlqyer këngëtares Arta Bajrami, e cila ka bërë një deklaratë vërtet ironike në lidhje me publicitetin e madh që u është bërë dasmave VIP.Personalisht, Arta nuk ishte e ftuar në asnjërën nga dasmat, ndryshe nuk do të shprehej kështu. E megjithatë asaj duket se nuk i intereson edhe pse bëhet fjalë për koleget e saj.

Në një postim në Facebook ajo shprehet se askujt nuk i intereson se kush u martua, më tepër sesa çështja e liberalizimit të vizave.

?Ooo nuk i intereson popullit kush u martu e kush jo, po a ka ndonjë lajm për viza??, shkruan Arta.

 





Lajmet e fundit nga