Meta apel politikës/ Shqipëria duhet të reflektojë
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e...
Më 8 maj 2018, në qytetin Durrësit u regjistrua një grabitje në Prokurorinë e Durrësit. Bëhet fjalë për grabitje me dhunë të postës sekrete të Prokurorisë së qytetit bregdetar.
Në media u raportua se se zarfat e grabitur postierit, përmbanin korrespodencat mes Prokurorisë së Durrësit dhe Institutit të Policisë Shkencore pranë Ministrisë së Brendshme.
Kjo ngjarje u shoqërua me largimin e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit Donika Prela. Një largim jo i zakonshëm pasi ajo u komandua në krye të Prokrurorisë për Krime të Rënda.
Një ditë pas grabitjes së postës sekrete, me 9 Maj 2018, Prela shkoi me ngritje në detyrë dhe në vend të saj u emërua Anita Jella, një tjetër mikeshë kjo e drejtueses së përkohshme të Prokurorisë së Përgjithshme, Arta Marku.
Pas rreth dy javësh, Prokuroria e Durrësit ra sërish pjesë e grabitjes. Këtë radhë si për ironi kishte shkuar vendi i ngjarjes në Prokurori.
Grabitësit kishin hyrë brenda në Prokurori, madje deri në zyrën e serverit për të vijuar më tej me plaçkitjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu.
Autorët morën disa dosje korrupsioni, që dyshohet se lidhen me tjetërsimin e paligjshëm të pronave në vijën bregdetare, kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit, në zyrën e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu.
Prokuroria reagoi me një informacion të thatë për mediat, ndërkohë që me të dhënat apo materialet e grabitura, nga gazetarët e kronikës u lëshua alarmi, se ishte krijuar një tjetër prokurori paralele.
“Me datë 24.05.2018 në orën 06:30 nga ana e punonjësve të prokurorisë se rrethit Gjyqësor Durrës është konstatuar se në ambientet e prokurorisë, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj.
Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policise gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të nates kur Godina e Prokurorise ruhej nga punonjesit e Policise Private. Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor në lidhje me përcaktimin e faktit dhe identifikimin e autoreve të veprës”, thuhej në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.
Por, nuk u tha asnjë fjalë se si autorët kanë mundur të futen në ambientet e brendshme të prokurorisë, pasi dera qëndrore hyrëse nuk ishte e dëmtuar.
Nga raporti vjetor 2018 i përpiluar nga drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, duket se institucioni ka qenë kthyer në një han pa porta. Me pak fjalë kanë munguar masat e sigurisë.
Në këto rrethana janë kërkuar fonde për të përmirësuar sigurinë e Prokurorisë së Durrësit.
“Vlen të theksohet se pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në maj të vitit 2018, ku u vodh Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, u akordua një fond i veçantë dhe u krye investim në pajisjen e të gjitha ambienteve dhe zyrave me sensor alarmi, sistem të ri kamerash survejimi, ndërrimi i dyerve të jashtme dhe disa të brendshme me qëllim garantimin që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla të rënda”, thuhet në raportin vjetor 2018 të përpiluar nga Anita Jella.
Kësaj të fundit, siç duket ia lanë topin në derë Arta Marku dhe Donika Prela, duke e lënë në rolin e security.
Për këtë ngjarje, e cila vazhdon të mbetet e mbuluar më mister, Policia dhe Prokuroria dyshohet se kanë bërë kurban tre persona.
Në pranga u vu 56-vjeçari Nias Lena, me detyrë roje te SHPSF Frideus Secyrity, sëbashku me dy shtetasit Artur Isa e Besnik Bushi.
Sipas policisë, dy të fundit janë persona me precedentë kriminalë.
Në seancën gjyqësore të 27 Majit 2018, gjyqtarja e çështjes Laureta Tafa vlerësoi si bindëse provat e prokurorëve Drini Pali dhe Pal Deçolli, në ngarkim të të dyshuarve, duke dhënë arrest me burg për ta.
Por, të arrestuarit, Artur Isa dhe Besnik Bushi mohojnë të jenë ata autorë të grabitjes, ndërsa gjithashtu mohojnë edhe të kenë njohje me njëri-tjetrin.
Gjithsesi kjo ngjarje është lënë në të harruar dhe gjithçka duket se po kompesohet me tre personat që janë arrestuar dhe me kërkesën për fonde, për të përmirësuar sigurinë në Prokurorinë e Durrësit./CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin e...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Vijojnë tensionet tek Bregu i Lumit në Tiranë, ku banorët ku...
Zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, vi...
Lulzim Basha po përpiqet me kokëfortësi të shmangë dështimin...
Ish-deputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar sot në mbësh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin ng...
Një 48-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pa...
Edhe gjatë ditës së sotme, banorët e Bregut të Lumit në Tira...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Një ditë më parë, CNA.al ka publikuar një shkrim ekskluziv, ...
Banorët e Bregut të Lumit, të cilët kundërshtojnë shembjen e...
Drejtoria Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka...
Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “g...
Edhe pse Shqipëria nuk plotëson as 50% të nevojave të konsum...
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë territorin gj...
DASHI 21. mars – 20. prill Dita e sotme do jetë gati rutine...
Ministri Blendi Klosi është i bindur teksa thotë se Shqipëri...
Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një deklaratë të fortë mbrë...
Moderator i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora Artur Zheji, ka...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...