Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Komisioni Europian i ktheu përgjigje një eurodeputeti mbi shkelje të mundshme nga ana e Shqipërisë në rastet e Air Albania dhe Aeroportit të Vlorës duke njoftuar se prokurimet shqiptare do të vlerësohen nga teknicienët gjatë muajve të ardhshëm.
Komisioni Europian bëri të ditur në një letër përgjigje për eurodeputetin Paul Rübig nga Partitë Popullore Europiane se do të kryejë një vlerësim të prokurimeve të debatuara publikisht të qeverisë ?Rama? në përgjithësi dhe në veçanti, në rastin e kompanisë ajrore Air Albania dhe kontratës koncesionare të mbetur në negocim për aeroportin e Vlorës.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Hohanes Hahn firmosi përgjigjen e komisionit për pyetjet e ngritura nga deputeti Paul Rübig i Partive Popullore Europiane, blloku i partive të djathta në parlamentin Europian. Rübig pati ngritur pyetjen se çfarë mendimi ka Komisioni Europian në lidhje me shqetësimet e ngritura nga media se Air Albania u krijua si një partneritet publik-privat jashtë rregullave të prokurimit dhe Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit, (MSA), e cila ia detyron Shqipërisë që të bëjë prokurime publike të hapura dhe të vendosë në kushte të barabarta kompanitë europiane me ato joeuropiane apo shqiptare.
E njëjta pyetje u ngrit edhe për Aeroportin e Vlorës, për të cilin, Kuvendi i Shqipërisë, me kërkesë të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, miratoi një ligj të jashtëzakonshëm për negociata të drejtpërdrejta me disa kompani turke. Afati i vendosur në ligj për negocimin ka skaduar prej kohësh ndërsa qeveria nuk ka bërë të ditur se çfarë rezultati kanë pasur negociatat.
Megjithatë, metoda e ndjekur për arritjen e kësaj marrëveshjeje e njohur si ?Procedurë e Veçantë Negociimi? ka ngritur shqetësime për prokurim të drejtpërdrejtë dhe pa garë, për anashkalim të ligjeve aktuale të prokurimit publik dhe partneritetin publik-privat si dhe për shkelje potenciale të rregullave të MSA dhe rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.
?Komisioni është i vetëdijshëm për ankesat në lidhje me dhunimin e mundshëm të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit (MSA) mes BE-së dhe Shqipërisë në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe krijimit të Air Albania,? shkruan Hahn në përgjigjen e tij.
?Ndërsa nuk mund të dallohet një shkelje e hapur e MSA mes BE-së dhe Shqipërisë në kontrollet e deritanishme, këto çështje natyrisht që do të merret parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së,? vijon më tej letra.
?Një vlerësim më i gjerë dhe më i thellë i kuadrit të prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar sakaq përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm,? paralajmëron Hahn në letër.
Qeveria shqiptare ka miratuar deri më sot pesë ligje speciale që në thelb shmangin garën dhe duket se përbëjnë prokurim të drejtpërdrejtë në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit me BE-në dhe rregullave të anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Të pësë ligjet nuk kanë sjellë pasoja deri tani, por BE është përfshirë në debat në dy prej këtyre katër ligjeve, atë për Teatrin Kombëtar dhe për Aeroportin e Vlorës.
Pyetja Paul Rübig (PPE)
Tema: Dhunimi i ligjit të prokurimit publik dhe konkurrencës në Shqipëri
Sipas shumë raportimeve mediatike, ka pasur një numër dhunimesh të prokurimit publik dhe ligjit të konkurrencës në Shqipëri në lidhje me krijimin e një kompanie të re ajrore ?Air Albania? dhe ndërtimit të një aeroporti në Vlorë. Ato vënë në dukje kriteret e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë të cilat janë dhunuar dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë të cilat janë thyer. Sipas këtyre raportimeve në media, autoritetet përkatëse të kontrollit në Shqipëri kanë dështuar në vijimësi të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës siç duhet.
1.A bie dakord komisioni me vlerësimin e këtyre raporteve të medias se ligji i prokurimit dhe ai i konkurrencës është dhunuar në këtë rast?
2.Nëse po, çfarë masash praktike do të ndërmarrë Komisioni që të sigurohet që Shqipëria të respektojë dhe të zbatojë të gjitha rregullat e prokurimit publik dhe konkurrencës në dy rastet e mësipërme dhe më në përgjithësi të plotësojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e Stabilizimit dhe Anëtarësimit BE-Shqipëri dhe nga rregullat e OBT?
Përgjigjja: Johanes Hahn, Komisioner
Sipas MSA-së, dhënia e kontratave publike mbi bazën e mosdiskriminimit dhe reciprocitetit, në veçanti në kontekstin e Organizatës Botërore të Tregtisë është një objektiv kyç. Shëbimet e Komisionit e theksojnë këtë rregullisht në diskutimet e tyre me autoritetet shqiptare. Në përgjithësi, roli i shërbimeve të Komisionit është që të monitorojë zhvillimin e kuadrit ligjor në Shqipëri, të vlerësojë përputhshmërinë me Acquis të BE-së dhe angazhimeve të ndërmarra nga Shqipëria ndaj BE-së, dhe në mbështetjen e autoriteteve shqiptare në këtë proces.
Ndërsa nuk mund të konkludohet se ka një shkelje flagrante të MSA mes BE-së dhe Shqipërisë përmes këtyre kontrolleve deri tani, këto raste natyrisht do të merren parasysh në vlerësimin e përgjithshëm të afrimit të Shqipërisë me acquis të BE-së. Një vlerësim më i thellë dhe më i gjerë i prokurimit publik dhe konkurrencës/ndihmës shtetërore në Shqipëri është planifikuar tashmë përmes ndërveprimeve të ndryshme teknike në muajt e ardhshëm.
Pesë ligjet speciale
1.Projektligj ?Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ?Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar??
2.projektligj ?për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërive ?cengiz construction &; kalyon; kolin construction?, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të vlorës?.
3.Projektligj ?për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë ?star bridge port developments limited?,me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike?.
4.Projektligj ?për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës koncesionare/ppp, me objekt ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugës së arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze ?china state cons.
5.Projektligj ?për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë ?star bridge port developments limited?,me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike?./Birn
Nga Kreshnik Spahiu-Një mëngjes nëntori, isha i ftuar për ça...
Ndër shumë ngjarje të pazbardhura në vend, janë dhe 8 vrasje...
Paranoja e marrëveshjes Rama- Berisha në vitin 2008 dhe krij...
Ngjarja në Selenicë, ku Ritvan Zykaj vrau 8 familjarë të tij...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të Enjten aktakuzë kun...
LDE si Partia e vetme Opozitare e deklaruar se do të marrë p...
Ministri turk i cili është takuar edhe me kryeministrin e Ko...
Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një takim në qytetin e ...
Drejtësia italiane ka dënuar me 8 vite burg një shqiptarMbi ...
Rezultatet e sondazhit të IPR Marketing i kanë hedhur edhe n...
Një gjë e pazakontë po ndodh në ambjentet e Universitetit Bu...
Aktori i njohur Gaz Paja ka komentuar disa nga deklaratat e ...
Vala e lëvizjeve në Policinë e Shtetit kanë vazhduar edhe di...
Policia Kufitare ka kapur dhjetë shtetas refugjatë në kufiri...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka organizuar ditën e sotme n...
Vettingu dhe raportet sekrete të hetimit të figurës së pastë...
Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka qenë një nga pyetje...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një in...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për takimet e zhvilluara...
Ministrat e Telekomunikacionit nga Ballkani nënshkruan Marrë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...