web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzoi opozitën për zjarret/ PD: Partia Socialiste në pikë të hallit

1 Prill 2019, 13:42, Aktualitet CNA

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, në një prononcim për mediat ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila u shpreh se zjarretn në vend janë shkaktuar nga eksponentë të opozitës.

Sipas Çupit, ministrja ka për detyrë që faktet t?ia paraqesës Prokurorisë dhe jo të bëjë përgjegjëse opozitën.

Në emër të PD-së Çupi shprehu keqardhjen për Partinë Socialiste e cila sipas saj ndodhet në pikë të hallit.

?Raste të rënda kriminale të zjarrvënies së qëllimshme. Ministra e Mbrojtjes ka për detyrë me të gjitha faktet që ka t?i drejtohet Prokurorisë dhe të mos bëjë përgjegjëse opozitën. Edi Rama ka në dorë polivcinë, prokurorinë dhe sistemin e Drejtësisë. Qëndrimi qesharak i Edi Ramës dhe Olta Xhaçkës se zjarret i vë opozita nuk mund të pengojë prokurorinë të zbardhë dosjen 184 dhe 339. PS-ja është në pikë të hallit dhe ne e dimë që brenda kësaj partie ka eksponentë që mund ta shpëtojnë nga që ndrimet e Taulantit, Elisës apo Oltës?,-tha Çupi./CNA.al





Lajmet e fundit nga