Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Ne të gjithë i kemi mbushur mendjen vetes se me të mbushur 18 vjeç, bëhemi automatikisht të rritur, dhe harrojmë se në këtë mes kemi të bëjmë me një konvencion. Me fjalë të tjera, nuk është se domosdoshmërisht në këtë moshë bëhemi të rritur. Thjesht kemi rënë dakord të quhemi të rritur. Kemi rënë dakord, sepse na duhet të përcaktojmë një moshë kur bëhemi burra/gra, në mënyrë që të zgjidhim ca probleme të natyrës praktike që kanë të bëjnë me pyetjet: Kur i duhet robit të martohet, të votojë për herë të parë, t?i njihet e drejta për të pirë një gotë alkool, për t?i dhënë makinës, e në përgjithësi për të marrë vendime të rëndësishme e për të mbajtur përgjegjësi për vendimet që merr? Dhe në këtë funksion, mosha 18 vjeçare është përcaktuar si momenti i kalimit nga fëmija te i rrituri. Por përsëris, nuk është se të gjithë janë të rritur në këtë moshë. Ka ca që rriten edhe përpara kësaj moshe, ka të tjerë që rriten shumë më vonë, e ka edhe ca të tjerë që nuk rriten kurrë.
Sa thashë më sipër, mund të jetë një gjë, me të cilën mund të biem dakord pa ndonjë problem, nisur nga përvoja. Por nga dje, këtë e thotë edhe shkenca. Disa neuroshkencëtarë kanë provuar apo konfirmuar se truri i njeriut në moshën 18 vjeçare është në zhvillim e sipër, se në të njëzetat njeriu është ende në një proces pjekjeje mendore, dhe për rrjedhojë është lehtësisht i prekshëm edhe nga çrregullime të shëndetit mendor, nga frikëra, pasigurira, strese, ankthe, halluçinacione e gjendje të tjera më të rënduara psikotike. E me këtë, prindërit duhet të nxjerrin mësimin se shpesh nuk ka pse të alarmohen kur shohin fëmijët e tyre në të njëzetat që janë ende fëmijë, që janë ende të dobët, të brishtë, të cënueshëm, të rrëzueshëm, që nuk dinë çfarë bëjnë e pse e bëjnë. Ata thjesht janë duke u pjekur. Dhe vetëm në të tridhjetat, si rregull, truri i tyre mund të quhet tërësisht i zhvilluar.
Me këtë zbulim shkencor duhet të ndryshojnë edhe shumë gjëra, por mbi të gjitha duhet të ndryshojë qasja jonë. Do duhet të fokusohemi jo te grupet e njerëzve, siç jemi mësuar të bëjmë, por te individët, sepse secili individ ka një rrugë të tijën pjekjeje mendore, sepse kalimi nga fëmija te burri/gruaja nuk bëhet tak-fak, por bëhet i nuancuar, është një tranzicion i tërë që zgjat me vite, e në ndonjë rast me dekada.
E në ndonjë rast tjetër akoma, ky tranzicion nuk ka të mbaruar. Pak të rritur kemi parë ne që sillen si fëmijë? Një ilustrim: E gjithë jeta politike në Shqipëri është e mbushur me të rritur të kapur nga sindroma e Peter Panit, dmth me të rritur që kanë mbetur fëmijë në atë Neverlandin e tyre. Dhe jo thjesht fëmijë trazovaçë e të llastuar si Peter Pani, por fëmijë të këqij, rrugaçë, të rrezikshëm, të cilët janë kapur pas lodrës që kanë zbuluar në një moshë të caktuar, pas politikës pra, dhe nuk duan ta lëshojnë këtë lodër nga duart. Dhe ju me siguri keni pyetur veten gjithë këto kohë: Si ka mundësi që sillen kështu? Hëm, në rastin më të pafajshëm, janë ende fëmijë. Nuk janë rritur.
Dhe halli është se disa prej tyre nuk po japin shenja se mund të rriten. Do të vdesin pa u rritur. Dhe një i rritur që vdes fëmijë është një problem. Në rrethana normale është një problem për pak vetë, vetëm për familjen apo miqtë e tij. Por kur kapet pas lodrës, për të cilën unë fola, ai bëhet një problem për një komb të tërë. Lëre pastaj kur këtë lodër nuk e lëshon nga duart, jo sepse është fëmijë, por sepse është psikopat. Një i rritur psikopat. Për kë e kam fjalën? E kam për atë që keni ju në mendje. Po, po, për atë e kam.
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e ...
Nëse do të ishte në krye të KQZ, Ilirjan Celibashi do të kis...
Sekretari për Zgjedhet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka ...
E ftuar në emisionin “Përballë”, në RTSH, ish-deputetja e Pa...
Deputeti i PS, Ditmir Bushati i ftuar në studion e emisionit...
-Nga Mero BazeLulzim Basha do të shkojë ditën e enjte në Pro...
Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shfaqej Sekret...
E ftuar në emisionin “Përballë”, në RTSH, ish ministrja e In...
Ish-deputeti i PD i kapur me mesazhe erotike dhe gjuhë perve...
Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua me një breshëri armësh Jurgen...
Shefi i repartit të Obsetrik- Gjinekologjisë pranë Sherbimi...
Krimi ku djali vrau të atin e tij tronditi vendin para një v...
Një qytetar nga Tropoja denoncon në “Stop” se ish-drejtoresh...
Viti 1983. Shoku ynë Enver kishte ditëlindjen: 75 vjeç. Me k...
Është tensionuar sot protesta e banorëve të Unazës së re. Kj...
Gjatë ditës së sotme një video e postuar në rrjetet sociale ...
Ish-deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brai...
Deputeti nga listat e Partisë Demokratike Ligoraq Karamelo d...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm ...
Një shtetase shqiptare është arrestuar nga policia angleze, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...