"Pse je katandisur kështu"/Bleona Qerreti sherr me komentuesin
Bleona Qereti ka publikuar së fundmi pamje nga seriali i ri ...
1.Largimi i Alesia Bamit nga Stop ? Velina e Stop u largua papritur nga emisioni në janar të këtij viti. Alesia tregoi se e hoqën nga puna për shkak të një interviste që dha në Top Channel. Ajo deklaroi se në Stop punonte pa kontratë dhe nuk ishte në dijeni të kushteve të punës. ?Më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një sms. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punënjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë lloj kontrate pune, aq më pak Kodi i Punës?, shkruante Alesia. Pas deklaratave të njëpasnjëshme të Alesias, burime nga TV Klan u shprehën se velina e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj.
?Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin më përpara leje tek dy drejtuesit e emisionit Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj”, tregoi burimi.
Ndërsa drejtuesi i emisionit, Saimir Kodra reagoi gjatë një puntate duke u shprehur se balerinat punojnë me kontratë e siguracione të paguara.
2.Largimi i Rudina Dembacajt nga Al Pazar ? Rudina Dembacaj ka qenë një aktoret më të dashura të Al Pazar por dy vite më parë puna e saj në këtë emision përfundoi me sherr.
Rudina dhe drejtuesi i emisionit Agron Llakaj sot e kësaj dite nuk flasin me njëri-tjetrin për shkak të këtij sherri që ende nuk dihet nga e ka pasur zanafillën. Dyshja shpeshherë të ftuar në emisione kanë lënë të kuptohen se marrëdhëniet e tyre nuk janë rregulluar aspak.
3.Largimi i Jonida Shehut nga Pasditja ? Një nga largimet më të bujshme ka qenë edhe ai i moderatores Jonida Shehu nga emisioni ?Takimi i pasdites?, bën të ditur Xing.al. Mediat zbuluan se Jonida e kishte braktisur emisionin dhe u aludua se pas këtij vendimi qëndronte një konflikt i mundshëm.
Pasi Jonida braktisi emisionin, Top Channel njoftoi se ndaj moderatores do të merren masa ligjore. Pak muaj më vonë Jonida u rikthye në ekran dhe gjatë një interviste hodhi poshtë deklaratën e Top Channel duke deklaruar se nuk është në gjyq me televizionin.
4.Largimi i Erion Isait nga Portokallia ? Një tjetër largim që aludohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti ka qenë edhe ai i Erion Isait nga Portokallia. Shkak për këto thashetheme është bërë një deklaratë e aktorit i cili u shpreh se është mirënjohës ndaj regjisorit të ?Portokallisë?, Altin Basha edhe pse ai nuk e përshëndet në rrugë.
?Top Channel ka qenë arsyeja që lashë qytetin tim për të jetuar në Tiranë. Kamë mirënjohje të madhe për atë televizion, Portokallinë dhe Altin Bashën. Shihemi në rrugë dhe nuk përshëndetemi. Megjithatë kjo nuk ndryshon mirënjohjen time për të?, është shprehur Erioni.
5.Largimi i spikeres së ?Zjarr tv? ? Greta Hoxha u bë një nga prezantueset më të komentuara për shkak të veshjes së saj teksa transmetonte lajmet në ?Zjarr tv?. Mirëpo vitin e kaluar Greta u pushua nga puna. Ishte drejtori i televizionit ?zjarr tv?, Ismet Drishti i cili e ka shkarkuar Gretën pas disa mosmarrëveshjeve që kishin.
6.Largimet e aktorëve nga Portokallia, Julian Deda akuzon regjisorin ? Pas një lajmi ku thuhej se dy prej aktorëve më të njohur të Portokallisë do largoheshin nga spektakli, Julian Deda shpërtheu me një status në Facebook ku bënte shkaktar të largimeve të njëpasnjëshme të aktorëve, Altin Bashën.
?Gjithmonë ka patur një tendencë nga ana e regjisorit aktual dhe njerëzve rreth tij, për të bërë me faj aktorët e larguar duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja që shtroj unë sot është: të gjithë ne që ikëm paskemi faj dhe ky zotëria qënka i kulluar? Ne ishim të paaftët apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkuar??, shkruante Juli për regjisorin Altin Basha. Ndërsa ky i fundit reagoi duke thënë se nuk merret me ?individë që lehin rrugëve?.
7.Largimi i Graciano Taganit nga trupa e baletit të Albi Nakos- Ishte vetë Graciano ai që deklaroi vitin e kaluar se nuk ishte më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos pasi koreografi e kishte pushuar nga puna me një mesazh.
?Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik pret që të të japë një sqarim të paktën?, u shpreh Graciano. Vetëm pak muaj më vonë balerini në një emision tregoi se është takuar me Albin dhe ka folur me të pasi gjithçka kishte qenë një keqkuptim.
8.Largimi i Kostandin Grillos ? Grillo bëri bujë me deklaratën e tij si tifoz i Serbisë në Kampionatin Botëror. Ai u shkarkua nga puna në RTSH vitin e kaluar dhe pas këtij vendimi, Grillo sulmoi kreredaktorin duke u shprehur se vendin e tij nuk e zëvendëson dot askush.
9.Largimi i Adi Krastës ? Ka qenë një nga largimet më të përfolura edhe ai i moderatorit Adi Krasta nga Top Channel. Pas largimit nga ky televizion, Krasta u shpreh se aty nuk ndihej i lirë dhe se kishte qenë televizioni që ja kishte kërkuar largimin, bën të ditur Xing.al.
“Aty bëra një program për kastën e mesme. Unë ika nga TCH se ma kërkuan që të mbyllej më herët kontrata. Nuk e kam shumë të qartë arsyen. Nuk është shkruar në asnjë nga dokumentet. Ishte një ndarje xhentëllmenësh. Aty nuk pata liri. Edhe një monolog i imi është hequr nga youtube. Edhe disa të ftuar krijuan një lloj tensioni. Kjo ishte atmosfera aty. Besoj se Tani i Topit nuk e krijoi atë ekran për të mbështetur bizneset e tjera, por që të jepte një ekran për fjalën”, është shprehur Krasta.
10. Largimi i Bledi Strakoshës nga Agon Channel ? Një bisedë Facebooku i kushtoi largimin nga puna prezantuesit të njohur Bledi Strakosha në kohën kur ai punonte në Agon Channel. Bledi shkruante se veshjet e tij në Agon Channel përdoreshin jo vetëm për dalje në ekran, por edhe për ceremoni private. Drejtuesit e Agonit nuk e toleruan këtë koment dhe vendosën të ndërprenin marrëdhënien e punës me Bledin./Burimi:Xing.al
Bleona Qereti ka publikuar së fundmi pamje nga seriali i ri ...
Prestigjiozja amerikane “New York Times” ka shkruar një arti...
Ajo u bë e famshme vitin e kaluar, pasi luajti rolin e një s...
“Marr shumë komente negative online, por edhe kur më shohin ...
Vera e kuqe, listohet si një nga dhjetë afrodiziakët më të m...
Njerëzit të cilët vuajnë nga depresioni shpeshherë dallohen...
Të gjithëve na ndodhet një fund i ngushtë në gardërobën tonë...
Ozlem merr përgjigjen e ADN por nuk arrin ta shohë pasi Sema...
Bavja i tregon Shivait çelësin e Zvetlanës. Ajo i jep detyrë...
Sipas një publikimi të Departamentit Amerikan për Shëndet d...
Disa kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexh...
Për shqiptaren që bëri krenar vendin tonë dhe ndihmoi njerëz...
Para disa muajsh,këngëtarja e njohur shqiptare Bleona Qereti...
Dashi është tepër ambicioz, i patrembur dhe me vetëbesim. Kj...
Një studim i bërë me 18.000 të rritur, ka rezultuar që njerë...
Kafeja ose makiato është një ndër pijet më të konsumuara në ...
Ilaçe të skaduara, të falsifikuara dhe me cilësi të dobët, b...
Sipas CNN-it,dy vendet tona fqinje, Greqia dhe Italia janë n...
“Ky nuk është një brez që kërkon vetëm të blejë, është një b...
Mbremjen e djeshme moderatores shqiptare Alketa Vejsiut, i k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...