“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, i cili dje në një postim në rrjetet sociale shkruante se deputetja Rudina Hajdari nuk përfaqëson më PD-në në Parlament dhe nuk është më pjesë e Këshillit Kombëta, ka reaguar gazetari Bledi Lumani.
Në një opinion të botuar në gazetën Tema, gazetari Lumani ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe prurjet e tij në PD, që nga Gazmend Bardhi, Ervin Salianji, Klevis Balliu, Grida Duma apo edhe Agron Shehaj.
?Nuk vonoi shumë, dhe një ?demokrat? safi si Gaz Bardhi, shpalli se Rudina Hajdari nuk përfaqëson më PD-në, pasi sipas tij, ajo në fakt, nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e PD-së.
Të tjerët pas tij, thanë se Rudina jo vetëm nuk ka qenë pjesë e PD-së dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut për të, por u afrua në parti dhe u bë deputete, vetëm se është vajza e Azem Hajdarit.
Ndërsa përmendej ky argument, në TV u shfaq sërish ?regjisori? Ervin Salianji me një tjetër video në dorë, dhe bërtiste ?skandal, skandal?.
Dhe për momentin më lindi pyetja, mirë Rudina u afrua prej të atit, po Salianjin kush e afroi në PD?.
E afruan dijet dhe kontributi i tij, apo milionat e babait kryetar komune, me të cilat ai u katapultua buzëqumësht në majat e PD-së, edhe pse garën politike në këtë parti e kishte humbur (beteja me Këlliçin për kryetar të forumit rinor)?
Po Klevis Balliun (shkollëpak, siç i pëlqen Petrit Vasilit të quajë ata që nuk kanë arsimim), e afruan në PD për kontributin dhe vlerat e tij, apo për shkak të babit Fahri?
Po Grida Dumën, e afruan në PD vlerat e saj, apo milionat e hedhur nga lobe të ndryshme biznesmenësh?
Po Agron Shehajn, e ofruan për kontributin e tij të dhënë ndër vite për PD-në, apo e ofruan milionat si biznesmen?
Dhe lista mund të vazhdonte pafund!?-shkruan gazetari.
Më tej, gazetari shkruan ?Tani krahasojini këta me Rudina Hajdarin, një vajzë e rritur dhe shkolluar në Amerikë, e papërfolur dhe e pa zhytyr në llumin që i ka bërë pis shumë politikanë këtu, e bija e njeriut që themeloi PD-në (që natyrisht ka dritë-hije në politikën shqiptare, por për PD-në është një simbol bashkimi), që vendos të ndjekë një tjetër rrugë, ndryshe nga ajo që ka zgjedhur Basha?.
Sipas tij, Rudina tashmë nuk është më vetëm ?bija e Babait?.
?Ndryshe nga ajo vajza e ndrojtur e fillimit, që ngatërrohej kur fliste dhe kishte emocione, Rudina tashmë nuk është më vetëm ?bija e babait?. Tani ajo është një politikane me idetë dhe qendrimet e saj, dhe pse jo, mund të jetë shumë shpejt një alternativë opozitare në vend!?-thekson Bledi Lumani.
Nga Bledi Lumani
Rudina Hajdarin e kam takuar vetëm një herë, në një emision televiziv. Sapo ishte kthyer nga Amerika, si simbol i ?Rilindjes? së PD-së së Lulzim Bashës.
Ishte një vajzë e ndrojtur, gati naive, pa atë ?ligësinë? që i karakterizon njerëzit e rritur në një vend të vështirë si Shqipëria, dhe padyshim, e pamësuar për të folur si ?profesioniste? në publik.
Të linte një shije të mirë me qetësinë dhe mirësinë që transmetonte, pa atë agresivitetin që jemi mësuar të shohim te politikanët tanë.
Dy ditë më parë e ndesha për herë të dytë në një kafene pranë Ambasadës amerikane. Ndryshe nga hera e parë, nuk dukej më ajo vajza që transmetonte qetësi. Ishte, ose së paku ashtu mu duk, nervoze, e shqetësuar, dhe që shihte sa majtas, djathtas, se mos po e ?vëzhgonte? ndonjë sy kureshtar.
Ishte ky shqetësim, që më stepi për të shkuar ta përshëndjesja për mirësjellje.
Dhe kishtë të drejtë të ishte e shqetësuar.
Një ditë më pas, ajo do të shpallte vendimin për të mos e djeguar mandatin e deputetes, dhe e dinte furtunën që do të shkaktonte vendimi i saj.
Nuk vonoi shumë, dhe një ?demokrat? safi si Gaz Bardhi, shpalli se Rudina Hajdari nuk përfaqëson më PD-në, pasi sipas tij, ajo në fakt, nuk ka qenë asnjë ditë pjesë e PD-së.
Të tjerët pas tij, thanë se Rudina jo vetëm nuk ka qenë pjesë e PD-së dhe nuk ka dhënë asnjë kontribut për të, por u afrua në parti dhe u bë deputete, vetëm se është vajza e Azem Hajdarit.
Ndërsa përmendej ky argument, në TV u shfaq sërish ?regjisori? Ervin Salianji me një tjetër video në dorë, dhe bërtiste ?skandal, skandal?.
Dhe për momentin më lindi pyetja, mirë Rudina u afrua prej të atit, po Salianjin kush e afroi në PD?
E afruan dijet dhe kontributi i tij, apo milionat e babait kryetar komune, me të cilat ai u katapultua buzëqumësht në majat e PD-së, edhe pse garën politike në këtë parti e kishte humbur (beteja me Këlliçin për kryetar të forumit rinor)?
Po Klevis Balliun (shkollëpak, siç i pëlqen Petrit Vasilit të quajë ata që nuk kanë arsimim), e afruan në PD për kontributin dhe vlerat e tij, apo për shkak të babit Fahri?
Po Grida Dumën, e afruan në PD vlerat e saj, apo milionat e hedhur nga lobe të ndryshme biznesmenësh?
Po Agron Shehajn, e ofruan për kontributin e tij të dhënë ndër vite për PD-në, apo e ofruan milionat si biznesmen?
Dhe lista mund të vazhdonte pafund!
Tani krahasojini këta me Rudina Hajdarin, një vajzë e rritur dhe shkolluar në Amerikë, e papërfolur dhe e pa zhytyr në llumin që i ka bërë pis shumë politikanë këtu, e bija e njeriut që themeloi PD-në (që natyrisht ka dritë-hije në politikën shqiptare, por për PD-në është një simbol bashkimi), që vendos të ndjekë një tjetër rrugë, ndryshe nga ajo që ka zgjedhur Basha me Berishën, vetëm se është e lirë të marrë vendime dhe nuk është e kapur nga këta, dhe e mendon ndryshe betejën politike. Siç mendojnë gjithë ata që janë perëndimorë, në Parlament dhe institucione.
Ndryshe nga ajo vajza e ndrojtur e fillimit, që ngatërrohej kur fliste dhe kishte emocione, Rudina tashmë nuk është më vetëm ?bija e babait?. Tani ajo është një politikane me idetë dhe qendrimet e saj, dhe pse jo, mund të jetë shumë shpejt një alternativë opozitare në vend!
Dhe ndryshe nga fëmijët e figurave të njohura, që mbeten peng i ?hijes? së prindërve të tyre, në këtë rast ajo mund të tejkalojë të atin, duke bërë atë që ai nuk bëri dot, të kthehet një alternativë politike, jo të presë më sytë nga Berisha e Basha, për përdorimin e radhës!
Sekretari i Bashës sulm ndaj Rudina Hajdarit
Diskutimi për rëndësinë dhe vlerat e zonave të mbrojtura, pë...
Një 50 vjeçar ka sulmuar me thikë vajzën e tij. Ngjarja ka n...
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se po vijojnë me int...
Ka mjaft debate midis demokratëve dhe opoinionit publik se k...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë.Një vajzë...
Anëtarëve të pesë familjeve që u përleshën me policinë tek g...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën për Klement...
Rreth dy javë më parë, Ajola Xoxa humbi babanë e saj, public...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njejtën masë si Gjykata ...
Gjatë një takimi që kryeministri Rama ka zhvilluar sot me di...
Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar sot me burgim të përjet...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar me to...
Katër nga protestuesit, të cilët u arrestuan më datë 9 mars ...
Katër protestuesit, të cilët u arrestuan pas protestës kundë...
Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për...
Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ishte...
Efektivja pranë repartit të Shqiponjave, Blerta Dervishi, e ...
Policia në Fier ka realizuar një tjetër goditje në fushën e ...
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka koemtnuar si...
Zv/ Ministrja e MSHSM, Mira Rakacolli e pranishme në krah të...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...