web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ LSI nuk i ndal akuzat ndaj Ramës

10 Mars 2019, 13:26, Aktualitet CNA

Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ku  ka akuzuar sërish kryeministrin Rama,  për Reformën në Drejtësi.

Sipas Vasilit kjo është një pabarazi egërsisht e verbër  dhe hakmarrëse ndaj qytetarit të thjeshtë.

?Kryeministri shkaku i tensionit shoqëror shpërthyes dhe pabarazisë kriminale!!

Një tension shoqëror shpërthyes e në rritje të pandalshme po përjetohet në çdo çast të jetës së shqiptarëve.

Pabarazia ligjore ekstreme si pasojë e një drejtësie egersisht të verbër dhe hakmarrëse ndaj qytetarit të thjeshtë dhe që siguron pandëshkueshmëri të blinduar për kryeministrin dhe qeverinë është një realitet dramatik si kurrë më parë.?,- ka shkruar Vasili.

Më tej Vasili thotë se dalja në shesh me grupet kriminale, për vjedhjen e votës dhe mosndëshkimi i njërzve me pushtetë , janë prova të një barazie të egër.

?Skandalet korruptive të tmerrshme si tek Unaza e Re,apo koncesionet grabitqare të rrugëve,apo tenderat në OST,apo korrupsioni në duart e një grushti oligarkësh si dhe shkelje të tmerrshme të Kushtetutës siç qe rasti i Tatimit mbi Dividentin, ku askush nuk ndëshkohet, janë skandale,që rrisin thekshëm tensionin shoqëror.

Dalja në shesh e bashkëpunimit të qeverisë me grupet kriminale për grabitjen e votës dhe mos hetimi e ndëshkimi i rreptë i pushtetarëve të përfshirë në të, janë prova të një pabarazie të egër antiqytetare.

Trajtimi policor dhe burgosja e qytetarëve të thjeshtë për vepra e shkelje qesharake është dëshmi i një pabarazie,që zemëron dhe indinjon në ekstrem qytetarët e thjeshtë.

Qytetare,që humbasin punën për një postim në facebookun e tyre personal, ndërkohë që kryeministri i bënë thirrje policisë të bëjë fushate elektorale pa u dënuar, sepse gjoja kërkon falje në facebook janë prova të të një pabarazie pa kufi.

Kryeministri dhe qeveria, të privilegjuar nga një reformë në drejtësi të kapur prej tyre, janë të paprekshëm, ndërsa qytetarët e thjeshtë janë më të pambrojtur se kurrë nga ligji.

Prona,liria e fjalës,liria e bisnesit,konkurenca e ndershme,e drejta e protestës,e drejta e arsimimit,e drejta për kujdes shëndetësor kanë marrë një goditje shumë të rëndë për shkak të pabarazisë se një qeverie,që po i rrëmben e përvehtëson dita ditës këto liri dhe të drejta.

Kjo pabarazi shpërthyese më shumë se kurrë ka vetëm një fajtor:kryeministrin.

Revolta e qytetarëve të thjeshtë për largimin e këtij kryeministri është clirimi i Shqipërisë nga kjo pabarazi kriminale,irrituese dhe të poshtër,që zhbën demokracinë në interes vetëm të një njeriu.

Pabarazia duhet zgjidhur sot nesër do të jetë shumë vone.?,- ka shkruar ish-deputeti./CNA.al





Lajmet e fundit nga