web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Habit Berisha/ Fleckenstein sulmoi Kryemadhin për shkak të një vajze

28 Shkurt 2019, 22:06, Aktualitet CNA

Deklaratat e eurodeputetit Knut Fleckenstein për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi janë komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas Berishës, ai e sulmoi Kryemadhin sepse i prishi muhabetet me një vajzë në Tiranë.

?Cherchez la femme. Gojët e liga më thonë se ai e sulmoi Monika Kryemadhin një zonjë të nderuar sepse kjo i prishi muhabetet me një vajzë në Tiranë. Kaq ju them unë se nuk tregoj detaje. Unë nuk merrem me biografinë e të tjerëve fare?,-u shpreh Berisha.

Më tej Berisha u pyet nga moderiatori i emisionit nëse bëhej fjalë për ndonjë ish-ambasadore.

Berisha preferoi të mos e çojë më thellë deklaratën e tij.

?Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t?i gjykonte sonte, do t?i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie?,-tha ndër të tjera Berisha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga