web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çifti i prokurorëve në listën e zezë/ Shtëpi mbi 100 mijë euro vetëm me paga?

27 Shkurt 2019, 10:50, Aktualitet CNA

Në vitin 2017 në media qarkulloi një listë me emrat e prokurorëve, të cilëve Amerika iu kishte refuzuar vizat.

Në atë që u përkufizua si lista e zezë vendin e parë e zinte ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pas tij vinin dhe shumë prokurorë të tjerë.

Në media u lakuan edhe emrat një çifti prokurorësh.

Si persona të padëshiruar që u refuzohej viza nga Amerika ishin edhe shefi i Task Forcës në Shkodër, Saimir Bahiti dhe bashkëshortja e e tij, prokurorja e Tiranës  Elfrida Bregova.

Saimir Bahiti edhe Elfrida Bregova, para se të bëheshin prokurorë kanë deklaruar se kanë qenë në emigracion.

Bahiti ka deklaruar se për tetë vite radhazi ka shkuar në emigracion. Në vitin 1994 dhe 1995 gjatë pushimeve verore, Shkurt-Korrik 1997, pushimet verore 1998 dhe 1999 ka emigruar në Selanik, në fund të vitit 2002 deri në mars të vitit 2003 ka emigruar në Athinë, Korrik -Gusht 2003 në Gjermani dhe më pas është kthyer në Itali, ku ka qëndruar deri në dhjetor të vitit 2004.

Ndërsa Bregova deklaron se vetëm njëherë ka qenë jashtë vendit për arsye emigracioni në Greqi dhe kjo ka ndodhur në Janar 2002-Korrik 2004, ndërsa shtatë herë të tjera ka qenë për qëndrim tek prindërit po në Greqi.

Nëse analizojmë pasurinë e çiftit në fjalë të ardhurat e vetme i kanë nga paga, ndërkohë që në vitin 2012 kanë blerë një shtëpi që kushton 104 mijë euro. Burimin e financave e kanë justifikuar me argumentin se kanë marrë hua dhe kredi bankare.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurorja Elfrida Bregova, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuria e deklaruar ndër vite

deklaratën fillestare të vitit 2006 ajo ka deklaruar depozitë bankare në emër rë bashkëshortit Saimir Bahiti, të ardhura si studente e magjistraturës në shumën 928 800 lekë,

deklaratën e vitit 2006 ajo ka deklaruar pagën në shumën 2017 306 lekë

Në vitin 2007 ajo ka deklaruar depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën  140 000 lekë, të ardhurat nga paga si prokurore në Tiranë, në shumën 780 000 lekë.

Në vitin 2008 ajo ka deklaruar depozitë bankare në emër të bashkëshortit Saimir Bahiti në shumën 500 000 lekë, të ardhura nga paga si prokurore në Kavajë në shumën 711 800 lekë.

Në vitin 2009 ajo ka deklaruar llogari bankare në emër të bashkëshortit në shumën 469 400 lekë, të ardhurat nga paga si prokurore në Kavajë në shumën 776 165 lekë.

Në vitin 2010 ajo ka deklaruar shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit në shumën 567 123 lekë, të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokurore në Kavaje dhe më pas në Tiranë në shumën 860 263 lekë.

Në vitin 2011 ajo ka deklaruar shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit në shumën 350 000 lekë dhe të ardhura si prokurore në shumën 893 092 lekë.

Në vitin 2012 ajo ka deklaruar shtëpi banimi që kushton 104 000 euro.

Burimi i krijimit: 3 milion lekë të tërhequra nga depozita bankare e bashkëshortit Saimir Bahiti, huamarrje në vlerën 50 mijë euro, huamarrje në vlerën 3 milion lekë, huamarrje në vlerën 1 200 000 lekë, të ardhura nga paga në shumën 1 016 972 lekë si dhe kredi bankare në shumën 20 000 euro.

Në vitin 2013  ajo ka deklaruar të ardhurat nga paga si prokurore në Tiranë dhe raportet e lindjes në shumën 706 546 00 lekë, të ardhura nga paga si prokuror të bashkëshortit Saimir Bahiti në shumën 1 152 786.

Në vitin 2014 ajo ka deklaruar se ka blerë një automjet Peaugeot, në emëër të bashkëshortit në shumën  170 000 lekë, gjendja nga paga në llogarinë rrjedhëse në shumën 27 692 17 lekë, gjendja nga paga e  bashkëshortit në shumën 5 614 lekë, pagën si prokurore në Tiranë në shumën 1 122 723 lekë, pagën e bashkëshortit si prokuror në shumën 1 154 393 lekë.

Në vitin 2015 ajo ka deklaruar gjendjen në llogaritë ku hidhen pagat si dhe pagat si prokurorë.

Në vitin 2016 ajo ka deklaruar gjendjen në llogarinë rrjedhëse në shumën 105 419 47 lekë, gjendjen në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit në shumën 325 88 lekë, pagën si prokurore në Tiranë në shumën 1 068 384 69 lekë dhe pagën e bashkëshortit si prokuror në shumën 1 426 297 lekë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga