PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Sistemi financiar në vend është treguar joelastik ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për deuorizimin të marra në fillim të vitit të kaluar. Bilanci i deeuroizimit duket të jetë zhgënjyes sipas një analize të Bankës së Shqipërisë për zhvillimet deri në fund të vitit 2018.
Bazuar në ecurinë e treguesve të përzgjedhur gjatë gjashtëmujorit të dytë 2018, vërehet se lëvizjet në shumicën e tyre sugjerojnë një ulje të përdorimit të valutës në sistemin financiar, megjithatë, madhësia e lëvizjes së vlerave të treguesve, në të gjitha rastet, është shumë e vogël, analizon banka e Shqipërisë.
Në këto kushte, ekspertet e BSH gjykojnë se është e parakohshme dhënia e një vlerësimi për ndikimin e masave të deeuroizimit të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, dhe rishikimi i rregullt i tyre mbetet i rëndësishëm.
Sistemi financiar shqiptar vijon të paraqesë nivele të larta të euroizimit, të cilat reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare. Në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe ulur këto nivele, në mënyrë graduale, është e nevojshme.
Për këtë arsye, mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë fton edhe palët e tjera nënshkruese të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare.
Në fund të gjashtëmujorit të dytë 2018, depozitat në valutë shënuan 53.6% të totalit të depozitave të klientëve, krahasuar me 53.2% që ishin në fund të qershorit 2018 dhe 52.3% një vit më parë. Rritja e lehtë prej 0.4 pikë përqindjeje gjatë këtij gjashtëmujori është në linjë me vlerat historike të treguesit që është luhatur rreth nivelit 53%.
Për sa i përket shpërndarjes së treguesit të depozitave në valutë, edhe për gjashtëmujorin e dytë 2018, vërehet se gjysma e bankave të sistemit bankar e kanë këtë tregues mbi 50%, duke i bërë ato subjekt të normës më të lartë të rezervës së detyrueshme (20%) për pjesën e depozitave në valutë mbi nivelin 50%. Si rezultat, pritshmëritë janë që raporti i depozitave në valutë ndaj depozitave të përgjithshme, për bankat që e kanë këtë raport mbi vlerën 50%, të vijë në rënie. Aktualisht rezulton se 7 nga 14 banka të sistemit janë mbi nivelin 50%, me nivelin maksimal prej 61.5%.
Në stokun e kredive të sistemit financiar mbizotërojnë kreditë në valutë, të cilat kanë shënuar nivelin 56.6% në fund të dhjetorit 2018, me rënie në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të kaluar dhe i pandryshuar me një vit më parë.
Ndër kreditë në valutë, kreditë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e kredisë (kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit).
?Zhgënjen? de-euroizimi, depozitat dhe kreditë në valutë nuk ulenNë fund të dhjetorit 2018, këto kredi përbëjnë 43.2% të kredive në valutë, krahasuar me 42.8% në fund të qershorit 2018 dhe 43.5% një vit më parë. Ecuria e treguesit është ndikuar nga rritja e numëruesit dhe rënia e emëruesit. Me gjithë këtë rritje të lehtë krahasuar me fundin e qershorit 2018, treguesi gjendet pranë vlerave më të ulëta historike./ Monitor
Ardhja e një sistemi vranësirash do të kushtëzojë mot me vra...
DASHI 21. mars – 20. prill Parashikohet një ditë, gjatë së ...
Gazetari Andi Bejtja i ftuar në studion e emisionit “Opinion...
Analisti Lorenc Vangjeli, ka parashikuar një të ardhme të zy...
Kanë shpërthyer akuzat e drejtpërdrejta midis, avokat Sparta...
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe deputeti i PD-së, Aldo...
Deputeti demokrat Aldo Bumçi në një lidhje direkte në emisio...
Deputeti demokrat Klevis Balliu ka sulmuar Prokurorn e Përgj...
Rrëzimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit ka shkaktuar s...
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një lidhje direkte në e...
Analisti, Fatos Lubonja i qenë prezent në studion e emisioni...
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, ka treguar se për zgjidhj...
“Ky problem zgjidhet vetëm me zgjedhje. Në çdo institucion q...
Aldo Bumçi dhe Blendi Klosi janë përplasur ashpër në studion...
Analisti, Andi Bushati, ka komentuar qëndrimin e kryeministr...
Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, në një lidhje telefoni...
Zv.kryeministri, Erion Braçe, ka folur rreth aktualiteti pol...
I ftuar në emisionin Open me Eni Vasilin, Baton Haxhiu dekla...
Enkeled Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike i ftuar në...
Fshati Metoh i Mallakastrës vuan prej vitesh për rrugë, në k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...